GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama përplaset me kryebashkiakët për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama përplaset me kryebashkiakët për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër orë diskutime, tone të ashpra dhe përplasje të drejtpërdrejta mes kryeministrit Edi Rama dhe disa prej kryebashkiakëve të majtë.

Mbledhja në Kuç të Vlorës, ku në fokus ishte reforma e re territoriale dhe shkrirja e disa bashkive, është shoqëruar me debate të forta, madje edhe me largime nga takimi.

Sipas raportimeve mediatike, përplasja më e fortë është shënuar mes Ramës dhe kryetarit të Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

Ky i fundit, i cili prej kohësh ka dalë kundër shkrirjes së bashkisë që drejton, është larguar nga mbledhja pas një debati të tensionuar me kryeministrin.

Gjatë diskutimit, Rama i është drejtuar Zotkajt me tone të ashpra: “Ti nuk duhet të ishe fare këtu. Ajo që bëri Poliçani me djegien e kartave ishte një akt paturpësie”.

Zotkaj i është përgjigjur duke mbrojtur qëndrimin e tij dhe duke e lidhur protestën me pakënaqësinë e komunitetit ndaj Partisë Socialiste.

“Komuniteti iu përgjigj veprimit mosmirënjohës të PS-së dhe kryeministrit. Nëse ka një mosmirënjohje, është ajo e PS-së”, ka deklaruar ai.

Por tensionet nuk janë ndalur këtu. Një tjetër përplasje e fortë është zhvilluar mes kryeministrit Rama dhe kryetares së Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj.

Në një moment të debatit, Rama i është drejtuar asaj me ironi: “Ju udhëheqësit e mëdhenj!”

Memaj i është përgjigjur: “Ç’udhëheqës zeza! Ne jemi bërë si punëtorë komunaleje”.

Deklarata, që lidhej me mungesën e kompetencave të pushtetit vendor, ka acaruar kryeministrin.

Sipas burimeve, Rama ka vendosur që Memaj të largohet nga mbledhja.

Debatet janë shtrirë edhe te kryetarët e Selenicës dhe Divjakës, Nertil Bello dhe Josif Gorrea, të cilët kanë kundërshtuar argumentet e qeverisë për shkrirjen e bashkive që drejtojnë.

Në krahun tjetër, Rama dhe ministri Arbjan Mazniku kanë pretenduar se kryetarët e këtyre bashkive po ndikojnë te komunitetet lokale dhe po i nxisin kundër reformës territoriale.

Një nga kundërshtimet kryesore të kryebashkiakëve lidhet me mënyrën se si është përzgjedhur lista e bashkive që pritet të shkrihen.

Ata kanë ngritur pretendimin për standarde të dyfishta, duke sjellë si shembuj Peqinin, Vaun e Dejës dhe Roskovecin.

Sipas tyre, këto bashki kanë tregues më të dobët performance, por megjithatë nuk janë përfshirë në të njëjtën mënyrë në hartën e re territoriale.

Takimi, i zhvilluar në Kuç të Vlorës, ka pasur në qendër vetëm reformën territoriale.

Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetarët e bashkive që preken nga ndryshimet e propozuara, si edhe kryetarët e bashkive qendër qarku.

Etiketa: kryebashkiakeKryesore1mbledhjeperplasjeRama

Lajme të lidhura

Situatë kritike në rrethinat e Tiranës, flakët i afrohen bazës së helikopterëve në Farkë dhe banesave
Aktualitet

Situatë kritike në rrethinat e Tiranës, flakët i afrohen bazës së helikopterëve në Farkë dhe banesave

21:51 - 12/08/26
Ironia e aktivistes: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt
Aktualitet

Ironia e aktivistes: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt

21:31 - 12/08/26
Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”
Aktualitet

Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”

21:10 - 12/08/26
Para
Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Zhupa: 74 ditë përballë pushtetit, rinia nuk tërhiqet!

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Zhupa: 74 ditë përballë pushtetit, rinia nuk tërhiqet!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Situatë kritike në rrethinat e Tiranës, flakët i afrohen bazës së helikopterëve në Farkë dhe banesave
Aktualitet

Situatë kritike në rrethinat e Tiranës, flakët i afrohen bazës së helikopterëve në Farkë dhe banesave

21:51 - 12/08/26

Situatë alarmante është në zonën e Gurrës, mes fshatit Daias dhe Priskës së Madhe, në rrethinat e Tiranës, ku një...

Lexo më shumë
Ironia e aktivistes: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt

Ironia e aktivistes: Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt

21:31 - 12/08/26
Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”

Marjana Koçeku ngre dyshime për flakët pranë guroreve në Krujë: “Zjarri ka qenë politik”

21:10 - 12/08/26
Ndërtuan pa leje në Karaburun, arrestohet njëri prej ndërtuesve, ortaku shpallet në kërkim

Ndërtuan pa leje në Karaburun, arrestohet njëri prej ndërtuesve, ortaku shpallet në kërkim

20:49 - 12/08/26
Protestuesi: Rama s’e çoi Ballukun në burg se është bashkëpunëtor

Protestuesi: Rama s’e çoi Ballukun në burg se është bashkëpunëtor

20:31 - 12/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com