GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pa bonus qiraje dhe pa shtëpi, banorët e dëmtuar nga tërmeti protestë para Bashkisë Durrës

14:40 - 16/04/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 1 min
A A
Pa bonus qiraje dhe pa shtëpi, banorët e dëmtuar nga tërmeti protestë para Bashkisë Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pa bonus qiraje dhe pa shtëpi, 65 familje në Durrës kanë mbetur në pikë të hallit. Bëhet fjalë për pallatin nr.15, pranë tregut të vogël industrial, i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 5 viteve më parë. Ditën e sotme, një përfaqësi e banorëve u mblodh para bashkisë, pasi kërkojnë nga autoritetet një përgjigje konkrete për riforcimin e pallatit dhe lëvrimin e bonusit të qirasë.

“Sot në dyert e bashkisë vijmë për të njëjtin problem. Është viti i pestë që ne kemi dalë nga shtëpitë tona, rrimë me qira. U bë një vit që nuk marrim bonus, jemi pensionistë”, thotë një qytetare.

Ajo shton se e kanë të vështirë të përballojnë muajin dhe thotë se bashkia nuk i është përmbajtur kontratës që ka bërë me banorët.

“Në kontratën që kemi bërë, fjala ishte që bonusi do ndërpritej ditën që do hynim në shtëpitë tona. Bashkia ende nuk ka filluar punë te pallati jonë.

Bashkia nuk na ka trajtuar me bonus qiraje, plus as nuk na pret. Kryetarja para dy javësh na ktheu krahët, nuk ka priti fare. Ne jemi banorë të këtij qyteti”, thotë një qytetare tjetër.

Pallati në fjalë është përfshirë në listën e 7 godinave që do të riforcohen me fondet e bashkisë Durrës. Institucioni i qeverisjes vendore është në pritje të vendimit nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit për dhënien e aprovimit lidhur me këto 7 godina dhe më pas do të zhvillohen procedurat e tenderimit për riforcimin e pallateve me dëmtime të shkallës DS4.

Etiketa: Bashkia DurresKryesore1proteste

Lajme të lidhura

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Para
I përfshirë në trafik droge, ndalohet kryekomisari, Stilian Pasho

Korçë - Nën akuzë për ngacmim seksual, shpallet në kërkim i riu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26

Trafikantët nuk dërgojnë vetëm kokainë nga vendet e Amerikës Latine.Në këtë moment, në Kolumbi, policia nuk po i lexon të...

Lexo më shumë
Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com