GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pa garë/ Bardh Spahia i fal 260 mln lekë Kastratit, blen naftë dhe benzinë për punonjësit e bashkisë

14:22 - 07/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Pa garë/ Bardh Spahia i fal 260 mln lekë Kastratit, blen naftë dhe benzinë për punonjësit e bashkisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kastrati ka marrë 260 milionë lekë nga Bardh Spahia për të mbushur me karburant makinat e punonjësve të Bashkisë Shkodër. Dy tendera në një ditë i ka dhënë kryebashkiaku  Shefqet Kastratit dhe këto kontrata vihen menjëherë në zbatim pikërisht në kohën kur çmimet e karburanteve po fluturojnë lart. Tenderi i parë është me objekt “Blerje gazoil (Bludiesel) për nevojat e Bashkisë dhe të Institucioneve të Varësisë së Bashkisë”. Në dokumentet standarde të këtij tenderi vihet re se shuma që do të shpenzohet 240 milionë lekë për të blerë naftë për nevojat e Bashkisë dhe institucioneve vartëse.

Vetëm pak javë më parë Gijotina.com ka denoncuar një tender për blerje karburanti që Spahia ia dha pa garë Kastratit. Për të fshehur këtë gamë tenderash që po i jepen kësaj kompanie vetëm për karburant, këtë herë në dokumentet e tenderit është regjistruar si Autoritet Kontraktor Reparti i zjarrfikëses në Shkodër. Gjithsesi nafta sërish do të shkojë për punonjësit e bashkisë, pasi këtë e thekson edhe objekti i tenderit.

Në fund të dokumentit vihet re se kontrata është lidhur me datë 3 tetor, 2 ditë pasi Bordi i Transparencës rriti çmimin e naftës. Kjo do të thotë se, Bashkia Shkodër po i blen naftë Kastratit në kohë kur është më shtrenjtë dhe rrjedhimisht disa muaj më vonë do të hapet sërish tender për karburant. Pasi me këto çmime 240 milionë lekë nuk furnizojnë dot me naftë të gjitha makinat e punonjësve.

20 milionë lekë për benzinë

Më datë 3 tetor, Bardh Spahia ka lidhur një tjetër kontratë me Shefqet Kastratin. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Blerje benzinë pa plumb për nevojat e Institucioneve të Varësisë së Bashkisë”, për të cilin është lënë në dispozicion fondi me vlerë 20 milionë lekë.

Edhe këtë tender Kastrati e ka marrë pa garë dhe në një periudhë kur benzina gjithashtu ka pësuar rritje, krahasuar me muajin shtator. Në shqyrtimin e dokumenteve evidentohet se tenderi është zhvilluar me një konkurrent të vetëm. Kjo lloj procedure bëhet në favor të një kompanie klienteliste dhe shënohet me “flamur të kuq” për risk të lartë korrupsioni.

Ndërkaq, paraja nuk pyet për ngjyrën politike. Kështu, edhe një bashki që e ka nën kontroll PD e Berishës, blihet përmes  tenderave nga Shefqet Kastrati. Ky është i vetmi rast kur qeveria, domethënë Komisioni i Prokurimit, nuk ngre kartonin për shkeljet e zyrtarëve blu, sepse në mes është oligarku i paprekshëm nga ligjet.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBardh SpahiaBashkia Shkoderblerje benzineblerje nafteKastratikryesore2tendertender pa gare

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
TiRama, si dhuna e parasë mbi shijen

TiRama, si dhuna e parasë mbi shijen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com