GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pa kaluar një muaj si kryetar, Tavo harxhon karburantin e gjithë vitit, porosit 141 MLN lekë pa garë

12:42 - 11/11/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pa kaluar një muaj si kryetar, Tavo harxhon karburantin e gjithë vitit, porosit 141 MLN lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarit Vangjel Tavo i mbaron karburanti akoma pa filluar punë! Bashkia Himarë ka porositur me një tender furnizim të ri me naftë dhe benzinë, por ndërkohë ishte kryer një prokurim disa muaj më parë dhe kontrata mbulon periudhën deri më 31 dhjetor 2024.

Kryetari Tavo ka firmosur tenderin me objekt ‘Furnizim me lëndë djegëse diesel (Gazoil)’. Kjo blerje po bëhet në kuadër të planit për vitin 2024, por në fakt viti 2024 po mbyllet. Ndërsa për vitin 2025 do të derdhen të tjera fonde.

Më 3 korrik 2024, para se të largohej, kryetari Arqile Bollano, firmosi tenderin 141 milionë lekë për karburant për mjetet e bashkisë, me afat furnizimi që mbulonte periudhën deri në 31 dhjetor 2024. Tenderin e përfitoi bashkimi i operatorëve “EROIL” sha – “DAS OIL”. Ky tender është dhënë në shkelje të ligjit të prokurimeve, në mungesë konkurrence. Siç shihet më poshtë, monitoruesi i ka vënë shenjën “Flamuri i kuq”.

 

Tavo me të mbërritur në zyrë në shtator 2024 konstaton se duhet blerë naftë me urgjencë.

Në dokument Tavo përshkruan se, “Në funksion të realizimit me sukses të detyrave të tij, Autoriteti Kontraktor disponon një flotë mjetesh, tipologjia dhe larmia e të cilave varion që nga kamionçinat, kamion me akse të ndryshme, transportier rimorkio, fadroma, ekskavator me goma dhe me zinxhir, rula, autokulla, frezë asfalti, shtruese asfalti etj”, por pa specifikuar sa mjete janë në total dhe sa shpesh përdoren ato. Mbi të gjitha nuk shpjegohet ku përfundoi karburanti i blerë nga paraardhësi sipas planifikimit? Ndoshta ka shkuar për makinat që përdoreshin gjatë fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste.

Gjithsesi në mungesë të këtyre të dhënave, Tavo ka përcaktuar se do të shpenzojë 110 milionë lekë për këtë tender.

 

“Gara” ka qëndruar e hapur një muaj dhe është dorëzuar vetëm oferta e firmës  “DAS OIL, e cila nuk qenka ngopur me fondin e dhënë nga Bollano dhe ia plotëson dëshirën kryetari Tavo.

Oferta e kësaj firme është 100% sa fondi limit, një fakt ky që shkel kriterin kryesor të prokurimeve publike.

Nuk ka patur asnjë konkurrent përballë. E kuptojmë ‘emergjencën” e Tavos për karburant, por këto janë arsyet që prokurimi duhej anuluar.

Më datë 7 nëntor 2024, Tavo ia ka dhuruar kontratën firmës ”DAS OIL”.  Ky tender është vlerësuar nga Open Data Albania me “Flamurin e Kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Ndërkohë, për këto muaj që kanë mbetur, Tavo do të blejë edhe benzinë. Në dokumentet specifike shpjegohet se “Vlera limit e kësaj procedurë prokurimi do të jetë 14.166.666.67 lekë pa tvsh, ku 11.018.518,52 Lekë pa TVSH për gazoil 10 ppm ULSD dhe 3.148.148,15 lekë pa TVSH për benzinë Premium Unl 10 ppm”.

Ku i çon këto para kryetari Tavo duke dyfishuar fondin për karburant?

Kaq shpejt ia nisi korrupsionit kryetari i ri Bashkisë Himarë? Epo, qenka mallkim, se të gjithë që hyjnë në atë zyrë prishka paraja!

Ne nuk e dimë, nëse Tavo përfiton nga ky tender (përveç lëvizjeve me makinat e punës) por shohim që fitimi i kompanisë “DAS OIL” është caktuar 24 lekë për litër. Asnjë kompani karburantesh nuk fiton kaq shumë. Paraardhësit e Tavos i jepnin këto tendera me fitim të fiksuar 15 deri në 22 lekë litër. Tavo vendosi një nivel të ri abuzimi!

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Etiketa: abuzimBashkia HimarebenzineKarburantkryebashkiaknaftered glagtenderVangjel Tavo

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Berisha: Do të rrethojmë parlamentin kur të miratohet buxheti

Berisha: Do të rrethojmë parlamentin kur të miratohet buxheti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com