GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Pa kimikate? Ja çfarë duhet të keni parasysh kur blini deodorant ‘eco-friendly’

21:51 - 29/05/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Pa kimikate? Ja çfarë duhet të keni parasysh kur blini deodorant ‘eco-friendly’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk ka një përkufizim të saktë për një deodorant ose antidjersë natyrale, në përgjithësi kjo ka të bëjë me përbërësit që ky produkt nuk përmban.

Këtu zakonisht përfshihen sulfate, parabene, parfume sintetike ose ngjyrues. Të gjitha këto janë shtesa që njihen për shkaktimin e acarimit dhe alergjive të lëkurës.

Ndryshe nga deodorantët që maskojnë erën e keqe, antidjersa vepron duke mbyllur gjëndrat e djersës në mënyrë që sasia e djersës të zvogëlohet.

Ndryshe nga deodoranti, antidjersa lidhet me shkaktimin e kancerit të gjirit për shkak të aluminit.

Megjithatë ende nuk ka asnjë provë që sugjeron se kjo është e vërtetë.

Një deodorant natyral bazohet në përbërës me bazë bimore, si dhe vajra të ndryshëm për një erë të këndshme.

Por për shkak se nuk ka një përcaktim të saktë për atë që mund të quhet deodorant natyral, markat e ndryshme lënë jashtë ose përfshijnë përbërës të ndryshëm bazuar në atë që kompania e tyre e konsideron si “natyrale”.

Për shembull dikush mund të lërë jashtë përbërësit irritues, por mund të mbajë një formë alumini veçanërisht ato të etiketuara si “antiperspirantë natyralë”.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të lexoni përbërësit në etiketë.

Çfarë duhet të kërkoni tek një deodorant natyral?

Nëse keni përdorur një antidjersë dhe më pas keni kaluar tek një deodorant natyral, mund të ndjeni se aroma e djersës mund të rëndohet në ditët e para.

Fuqia e antidjersës me bazë alumini ndikon në aftësinë e baktereve për t’u rritur dhe lulëzuar, thonë studiuesit.

Pra, nëse vëreni se keni erë të ndryshme pasi keni bërë ndryshimin e produkteve, kjo varet nga produkti që keni përdorur më parë dhe nga përbërësit që përmban produkti juaj i ri.

Për të shmangur këtë zgjidhni produkte që përmbajnë përbërës alternativë që thithin dhe mbajnë larg erën e djersës, si për shembull soda e bukës.

Përtej kësaj, sigurohuni që të lexoni etiketën, sepse disa produkte mund të përmbajnë përbërës që ju dëshironi të shmangni.

Një nga gjërat më të mira në lidhje me deodorantin natyral janë përbërësit që ushqyejnë lëkurën.

Gjalpi shea dhe aloe vera janë përbërës të mrekullueshëm, që nuk ju irritojnë dhe ndihmojnë në hidratimin e lëkurës tuaj.

Gjithashtu ato kanë veti anti-inflamatore që ndihmojnë në frenimin e formimit të baktereve që shkaktojnë erën e rëndë.

Si të kaloni tek deodoranti natyral?

Shumë nga këto produkte natyrale mund të jenë irrituese për lëkurën, veçanërisht për lëkurën e sqetullës, e cila është e hollë dhe e ndjeshme ndaj skuqjeve dhe reaksioneve alergjike.

Prandaj fillimisht aplikoni produktin e ri në parakrahun tuaj dhe vëreni për ndonjë reagim të mundshëm, të tillë si acarim ose djegie.

Konsideroni të blini një produkt që nuk përmban vajra esencialë, të cilët shpesh shtohen për aromë.

Jini në vëzhgim për efekte të tjera anësore, si puçrrat në sqetull, ato mund të jenë një shenjë folikuliti, pra se diçka po bllokon poret e lëkurës, si djersa apo deodoranti.

Kjo mund të ndodhë edhe tek ata që përdorin deodorant natyral.

Nëse keni probleme të mëdha me djersitjen që deodoranti ose antidjersa nuk mund t’i zgjidhë, bisedoni me dermatologun tuaj./AgroWeb.org

Etiketa: deodorantkimikatenatyral

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Himarë/ Fredi Beleri konfirmon kandidaturën si kryetar bashkie

Bakojanis kërkon lirimin e Belerit, miratohet rezoluta nga Athina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta

23:02 - 16/01/26

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policinë...

Lexo më shumë
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

22:46 - 16/01/26
Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com