GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pa qeveri dhe pa buxhet: Kosova drejt kolapsit institucional nëse dështon edhe mandati i Glauk Konjufcës

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Pa qeveri dhe pa buxhet: Kosova drejt kolapsit institucional nëse dështon edhe mandati i Glauk Konjufcës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Glauk Konjufca është i mandatuari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje për të krijuar shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë e re të Kosovës. Nuk ka ndonjë njoftim nëse Konjufca ka arritur ta sigurojë shumicën. Asnjë nga partitë e deritashme në opozitë, siç thonë, nuk dëshirojnë t’i bashkohet Vetëvendosjes në një koalicion në mënyrë që të shmangeshin zgjedhjet e reja parlamentare.

Kontaktet me AAK-në pa rezultat

E vetmja parti që tha, se është kontaktuar në këtë fazë nga Vetëvendosja, ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, një përpjekje kjo për të koordinuar takime lidhur me votimin e qeverisë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ka refuzuar t’i takojë zyrtarët e Vetëvendosjes, sikundër që do të refuzonte edhe nëse do të merrte propozime konkrete për bashkëpunim në qeverisje. Haradinaj konsideron, se “zgjedhjet e parakohshme janë rrugëdalja e vetme nga ngërçi politik”.

“Ne nuk kemi pasur propozim apo kërkesë për çfarëdo bashkëpunimi. Kanë kërkuar komunikim, ka pasur kërkesa për takim ose konsulta me kolegë nga radhët tona edhe me mua në këtë rast. Por nuk e shohim të shkojmë në takime”, ka thënë Haradinaj.

Partitë e tjera opozitare refuzojnë bashkëpunimin

Dy partitë e tjera të deritashme në opozitë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thonë se nuk janë kontaktuar fare nga Vetëvendosja dhe nuk duan të bashkëpunojnë me këtë parti. Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, në një konferencë për media tha se qëllimi i LVV-së nuk është që ta sigurojë shumicën parlamentare, por vetëm që të blejë kohë.

“Çka po shohim ne këto ditë, është krejtësisht qasja e njëjtë sikurse me mandatarin e parë. Mandatari i parë nuk ka pasur as tendencë e as interesim të krijojë institucionet e vendit. E njëjta gjë po ndodh edhe me mandatarin e dytë”, ka thënë Zogaj, duke shtuar se LDK-ja nuk ka votë për qeverinë Konjufca.

Edhe kryetari në dorëheqje i partisë tjetër, PDK-së, Memli Krasniqi, tha ditë më parë se “nuk ka pasur kontakte me LVV-në dhe as kërkesa prej saj për votimin e qeverisë”. Sipas tij, “zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen pa humbur kohë”. PDK është një pritje të zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë.

Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme edhe për Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt. Në Vetëvendosje ndërkaq, nuk janë përgjigjur nëse kanë siguruar ndonjë votë më shumë sesa në përpjekjen e parë për formimin e qeverisë, ku Albin Kurti mori vetëm 56 vota nga 120 deputetë sa ka parlamenti i Kosovës.  Glauk Konjufca i partisë Vetëvendosja i ngarkuarii dytë për krijimin e qeverisë së reFotografi: Press office of the political party Vetëvendosje. Vetë Glauk Konjufca, në ditën e mandatimit nga presidentja për ta krijuar shumicën parlamentare, tha se “dëshiron bashkëpunim me partitë shqiptare të përfaqësuara në kuvend, por jo koalicion”. Ai tha se me zgjedhjen e një qeverie të re të udhëhequr nga ai do të shmangej mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve në dhjetor, në mënyrë që vendi të mos ketë dy palë zgjedhje për një periudhë të shkurtër, pasi në prill duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.

Osmani: Seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që tashmë e ka mandatuar Glauk Konjufcën si mandatar të dytë, pret që seanca për qeverinë e re të thirret sa më shpejt.

“I mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues. Pra, siç e dini, seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues. Kanë mbetur edhe pak ditë. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance”, thotë presidentja Osmani.

Analistët: Ngërçi kryeneçësi e partive politike

Njohësit e rrethanave politike thonë se ‘kryeneçësia’ e partive politike për të mos bashkëpunuar ndërmjet vete, është rezultati që shihet: shteti pa qeveri dhe në shumë segmente jofunksional. Zgjedhjet shihen në sfond. Blerim Burjani, analist politik, i tha DW-së se “pozita e deritashme e do pushtetin e plotë me formulën, ose krejt ose hiç, ndërsa partitë e deritashme opozitare nuk duan bashkëpunim me Vetëvendosjen.

“Pra, sipas mendimit tim, nëse dëshirojnë t’i ikin dy palë zgjedhjeve të njëpasnjëshme, atëherë partitë politike, pozitë dhe opozitë, të pajtohen për të formuar një qeveri teknike të përbërë nga ekspertë të pavarur. Në këtë situatë presidentja së bashku me partitë politike do të propozonin përbërjen e qeverisë dhe kjo qeveri do të ishte kalimtare gjashtëmujore ku do të aprovohej buxheti dhe do të shpëtohej shteti nga kolapsi”, thotë Burjani. Sipas tij, këto parti politike kanë bërë dëme të mëdha dhe janë kompromentuar te qytetarët, me sjelljet e tyre karshi vendit.

“Partitë politike duhet t’i thërrasin ndërgjegjes, vetëdijes politike dhe të punojnë në të mirën e qytetarëve. Për momentin e kanë sjellë shtetin në gjendje të bllokadës, kërcënuese për të tashmen dhe të ardhmen, nëse nuk komunikojnë njëra me tjetrën për të gjetur një zgjidhje kalimtare”, thotë Burjani, duke shtuar se Kosova, siç duket, ka nevojë për diçka të re, të ketë një skenë tjetër politike, për të mos humbur kohë.

Nëntë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Kosova vazhdon të jetë në një krizë të thellë institucionale duke mos arritur të krijojë qeveri. Pa një qeveri të re, ndonëse me parlament të konstituuar, Kosova rrezikon të futet edhe në krizë financiare për shkak të mosmiratimit të buxhetit për vitin 2026 që duhet propozuar nga qeveria.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,u kërkon partive politike kompromis, pasi Kosova rrezikon të mbetet edhe pa buxhet.

“E kam ngritur edhe çështjen e planit të rritjes që është mbi 800 milionë euro, çështjen e marrëveshjeve me Bankën Botërore, që tani në fund të dhjetorit janë 100 milionë euro, por që janë edhe 200 milionë të tjera në fund të vitit që mund të humbasin nëse nuk ratifikohen. Pra, po flasim për një miliard euro që është një e katërta e buxhetit të Kosovës, që Kosova nuk do duhej t’i humbiste, por t’i përfitonte. Krejt çka duhet është vullneti i partive politike në mënyrë që këto vendime të merren nga ky kuvend, nga përfaqësuesit e këtij kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt, por akoma nuk kanë vendosur asgjë”, thotë presidentja Osmani.

Në një letër drejtuar presidentes Osmanit, ndërkaq 21 organizata të shoqërisë civile thanë se mungesa e buxhetit të ri të vendit do të paralizonte pagesat për mësimdhënës, mjekë, administratën publike dhe transfere sociale për qindra mijëra qytetarë të Kosovës.

“E ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk duhet të bëhen peng i bllokadave politike. Ne besojmë se përvoja, autoriteti dhe roli juaj unifikues si presidente mund të jenë përcaktues për të shmangur një krizë që do të prekte shumë familje në Kosovë”, thuhet në letrën e shoqërisë civile drejtuar presidentes. Sidoqoftë, sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse as mandatari i dytë, Glauk Konjufca, deri më datën 19 nëntor nuk arrin ta krijojë mazhorancën, kur kjo të vërtetohet përmes një seance parlamentare, atëherë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga data e shpalljes së tyre./DW

Lajme të lidhura

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari
Aktualitet

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari

08:38 - 02/06/26
Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend
Aktualitet

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait
Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Para
Trafikantët po fitojnë luftën kundër lëndëve narkotike

Trafikantët po fitojnë luftën kundër lëndëve narkotike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari
Aktualitet

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari

08:38 - 02/06/26

Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një shtetas në Lushnje. 43 vjeçari Ernis Xhumari...

Lexo më shumë
Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş