GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pa u ulur në kolltuk, Bollano firmos tenderin korruptiv 141 milionë lekë për naftën

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pa u ulur në kolltuk, Bollano firmos tenderin korruptiv 141 milionë lekë për naftën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pa u ulur mirë në kolltukun e kryetarit të Bashkisë Himarë, Arqile Bollano ka firmosur një tender korruptiv. Më 22 maj 2024, është njoftuar prokurimi me objekt “Blerje karburant për mjetet e Bashkisë”.

Procedura është lënë e hapur deri më 26 qershor 2024, por u paraqit vetëm një ofertë. Bashkimi  i operatorëve ekonomik “EROIL” sha dhe “DAS OIL” shpk kanë bërë propozimin me vlerë 136 milionë lekë  nga 141 milionë lekë që është fondi limit.

Në këto kushte nuk ka mungesë konkurrencë dhe si rrjedhojë është pranuar një ofertë e shtrenjtë. Bollano duhej ta anulonte tenderin dhe të priste oferta më të përshtatshme, sepse mund të ketë edhe kompani të tjera të tregtimit të karburanteve të interesuara. Kështu u dërgonte një sinjal bizneseve se tenderi nuk është i paracaktuar dhe mund të futen në garë me ofertat e tyre. Nuk e dimë se çfarë urgjence ka pasur kryetari i Himarës, por në këtë prokurim është shkelur ligji.

 

Kështu në të njëjtën ditë më 26 qershor 2024 është mbyllur tenderin dhe më 3 korrik u bë publike kontrata e regjistruar në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Për këto shkelje ligjore, Open Data Albania pasi e ka analizuar, i ka vendosur “Flamur të kuq” këtij tenderi, që është shenja treguese e riskut të korrupsionit.

Tenderi i karburantit implikon në shkelje edhe Blerina Balën, paraardhësja e Bollanos, e cila kishte firmosur shpalljen e prokurimit. Po ashtu, nën kujdesin e saj është caktuar edhe grupi që ka përllogaritur fondin limit që përfshin afatin deri në 31 dhjetor 2024. Konkretisht me këtë fond do të furnizohen ~ 72 221 litra naftë dhe 16 000 litra benzinë që do të vlenin për 6 muaj.

 

Dhuratat e EROIL

Fituesi i tenderit nuk është i rastësishëm dhe po ashtu mungesa e konkurrencës. Kjo shpjegohet me faktin se EROIL e merrte çdo vit këtë tender nga Jorgo Goro.

Kështu, në vitin 2022, i është dhënë tenderi kësaj firmë me “Flamur të kuq”, në mungesë të plotë të garës. EROIL e bashkuar me “AZ Distribution” përfitoi me firmën e Goros 4 166 667,00 lekë për një afat 5 muaj.

Në vitin 2023, firma “AZ…” e mori sërish fondin e bashkisë për naftë në vlerën 12 499 941,00 lekë. Sërish për tenderin u “Flamur i kuq” për riskun e korrupsionit. E si të presësh që të afrohen operatorë të tjerë, nëse tenderi ishte paracaktuar për pronarët e këtyre kompanive Drini Kosova dhe Fatjon Mita?

Ndërsa në vitin 2024, është futur në pjesë një partner tjetër, kompania DAS OIL e Dritan Xhokaxhiut.

Gjithashtu vlen për t’u përmendur se njëra nga firmat, konkretisht “EROIL” sha me pronar Drini Kosovën, është një nga kompanitë që ka përfituar nga paratë e skemës së korrupsionit tek inceneratorët.

 

 

Siç duket në tabelën më sipër, EROIL është në listën e kompanive të lidhura me fondet e inceneratorëve, skandal i cili vazhdon të hetohet nga SPAK.

Çudira të tilla ndodhin në Himarë, ku bashkinë duket se e ka zënë “mallkimi” i kryetarëve të korruptuar.

Bashkia e Himarës posedon një makinë të shtrenjtë për drejtuesin. Kujtojmë se në vitin 2023, para largimit të Jorgo Goros, me të ardhurat e Bashkisë është blerë dhe fuoristrada e kryetarit me vlerë 50 milionë lekë.

Rikujtojmë se pas arrestimit të Jorgo Goros për shpërdorim detyre, në krye te bashkisë më 30 mars 2024 u komandua Blerina Bala. Por vetëm pas dy muajsh ajo dha dorëheqjen dhe u zëvendësua nga Bollano.

Paradaksalisht, Jorgo Goro që ndodhet në qeli për korrupsion, akuzohet se tjetërsuar disa hektarë tokë në Himarë për t’ia kaluar Bollanos.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimarqilebalaBollanobqshkiq himqreJorgo Goro

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Iu gjet në banesë automatik dhe armë gjahu, arrestohet një person në Tiranë

Iu gjet në banesë automatik dhe armë gjahu, arrestohet një person në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme
Aktualitet

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:30 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e të rinjve të ndaluar gjatë protestës pasi janë konstatuar parregullsi në arrestime. Ndalimet...

Lexo më shumë
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26
Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com