GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pacientëve u ranë dhëmbët, në kërkim dentistja në Tiranë

21:32 - 26/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pacientëve u ranë dhëmbët, në kërkim dentistja në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Premtonte buzëqeshjen më të bukur me dhëmbë zirkoni. Ofronte shansin për të paguar me këste dhe me zbritje çmimi për çdo shërbim dentar. Por shumë nga klientët që zgjodhën të dyshuarën Gentiana Elezi u përballën me një makth të vërtetë.

Disave u ranë dhëmbët dhe të tjerë paguan shtrenjtë dhe nuk morën shërbim. Çështja është hetuar nga Prokuroria e Tiranës që mbylli hetimet ndaj stomatologes dhe e dorëzoi të pandehur nën akuzën e mashtrimit të përsëritur.

Hetimet

Sipas dosjes hetimore, 39-vjeçarja u kallëzua në fillim nga një shtetase që tha se kishte paguar 2 mijë euro për implant dentar. Më pas në polici shkuan dhe dy shtetas të tjerë, të cilët rrëfyen se mbasi kishin parë njoftimin në rrjetet sociale dhe ishin joshur nga 50 për qind zbritje, paguan për trajtim dentar të specializuar. Por të dy qytetarëve ju ranë implantet dhe dhëmbët u lëviznin , dhe kur kërkuan ndihmën e stomatologes ajo ishte zhdukur.

Stomatologia është shpallur në kërkim , pavarësisht se autoritetet kishin dijeni për aktivitetin e saj, sa kohë ajo ishte hetuar për të njëjtin krim edhe në Korçë dhe ishte dënuar nga gjykata e shkallës së parë atje me 3 vjet e 6 muaj burgim. Por në të njëjtën kohë kur dentistja akuzohej për të njëjtën skemë dhe në qytetin e saj, teksa e apeloi çështjen, ajo e vazhdoi veprimtarinë e pashqetësuar me qëllim për të fituar para.

Në këto kushte, deklaron prokuroria, e dyshuara u zhvendos nga Korça drejt kryeqytetit duke mashtruar klientët. Skeda e saj tregon se ajo u diplomua si dentiste në vitin 2002. Mbas sekuestrimit të dokumenteve prokuroria konkludon gjithashtu se dentistja nuk rezulton e regjistruar në urdhrin e stomatologut. Prokuroria i thotë gjykatës se e reja, adresa e të cilës nuk është bërë e mundur të gjendet dyshohet se e ka filluar aktivitetin e paligjshëm në vitin 2019.

/ Top Channel /

Etiketa: dentistjaTirane

Lajme të lidhura

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
Borxhi ndaj OSHEE arrin 687 mln euro, familjarët e ulin, shteti e biznesi në rritje

Moti i keq, OSHEE: 5 qarqe me probleme

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen
Breaking Views

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26

Barcelona ka marrë një fitore spektakolare në ‘Camp Nou’ duke mundur 7-2 Newcastle në ndeshjen e kthimit të fazës së...

Lexo më shumë
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

20:42 - 18/03/26
“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26
Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

20:15 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com