GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës pas 3 orësh: Aeroporti do të bëhet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kam parë fytyrën e tij” Pacolli flet për personin që u akuzua në lidhje me atentatin ndaj Kurtit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, ka dalë pas gati tre orësh nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, ku u mor në pyetje në kuadër të një hetimi që lidhet me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Pacolli deklaroi për mediat: “Besoj shumë në drejtësi dhe vendimet e gjyqësorit, do të veprojë në bazë të vendimit të tij.” Ai shtoi gjithashtu: “Aeroporti do të bëhet, do të jetë më i bukuri.”

Biznesmeni është thirrur nga organi i akuzës për të dhënë sqarime rreth projektit të aeroportit, që ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve me ortakët e tij, pjesë e koncesionarit që po zhvillon këtë projekt.

Aeroporti i Vlorës është përfshirë në një skemë të errët, me përplasje mes aksionerëve dhe hetime nga organet e drejtësisë. Konflikti mes biznesmenit Behgjet Pacolli dhe Valon Ademit ka marrë përmasa publike dhe ligjore, ndërkohë që SPAK ka nisur hetime për kontratën koncesionare që financon projektin.

Valon Ademi përfaqësues i kompanisë 2A Group, fillimisht ka pasur 2% të aksioneve në Aeroportin e Vlorës. Ndërkohë pas tërheqjes së turqëve, Yda , të cilët i shitën 47% të aksioneve të tyre për 4200 euro, Ademi ka pretenduar se mes tij dhe Pacollit u firmos një kontratë që t’i kalonin atij 47% të aksioneve.

2A Group e Ademit kërkon të njihet si pronare e 49% të aksioneve në total, duke pasur në dorë kontratën por edhe gjithë dokumentet e investimit gjatë këtyre dy viteve, ndërsa Mabco e Pacollit refuzon dhe ka marrë një vendim si aksioner kryesor që të mos lejohet ndryshimi i aksioneve.

Gjithashtu 2A Group ka akuzuar Pacollin se ka bërë marrëveshje financiare, huanë prej 100 milionë eurosh, pa e njoftuar dhe përfshirë në mënyrë të saktë ortakun e vogël, dhe se shumë nga këto fonde nuk kanë ardhur të regjistruara në Shqipëri.

Avokati i Ademit ka deklaruar se kur firma turke që kishte marrë pjesë në projekt (YDA Group) u tërhoq, aksionet e saj kaluan te Mabco, e Behgjet Pacollit, dhe në të njëjtën ditë u nënshkrua marrëveshje mes Pacollit dhe Ademit, me ndarje që sipas tyre duhej të ishte 49–51. Por Mabco kundërshton këtë variant dhe nuk pranon që të bëhet regjistrim zyrtar i pjesëmarrjes sipas kontratës noteriale.

Etiketa: Aeroporti i VloresBehgjet Pacollipacolli

Lajme të lidhura

Shitja e Zvërnecit/ 110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Toka u ka kaluar dy vëllezërve nga Katari
Aktualitet

Shitja e Zvërnecit/ 110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Toka u ka kaluar dy vëllezërve nga Katari

15:55 - 31/07/26
Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Iu komunikuan akuzat e reja dhe zgjatja e hetimeve, Belinda Balluku “kyç” gojën për gazetarët kur del nga SPAK-u
Aktualitet

Iu komunikuan akuzat e reja dhe zgjatja e hetimeve, Belinda Balluku “kyç” gojën për gazetarët kur del nga SPAK-u

15:01 - 31/07/26
Para
Mbërrin në SPAK Pamela Qirko, motra e Belinda Ballukut/ Do jetë avokate e zv.kryeministres

Mbërrin në SPAK Pamela Qirko, motra e Belinda Ballukut/ Do jetë avokate e zv.kryeministres

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mbrojtja e Trump në Shqipëri, me dronë superinteligjentë ‘Made in Albania’”, Rama: Kemi bërë porosinë
Breaking Views

“Mbrojtja e Trump në Shqipëri, me dronë superinteligjentë ‘Made in Albania’”, Rama: Kemi bërë porosinë

17:37 - 31/07/26

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të përdorë dronë inteligjentë të prodhuar në vend për mbrojtjen e hapësirës ajrore...

Lexo më shumë
Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

Banorët në Klos, Patos dhe Selenicë kundër hartës së re: Fshatrat do braktisen…

17:25 - 31/07/26
PD: Qeveria punëson 100 të rinj pa konkurs, kontrata 5-mujore për të ‘blerë heshtjen’ e protestuesve

PD: Qeveria punëson 100 të rinj pa konkurs, kontrata 5-mujore për të ‘blerë heshtjen’ e protestuesve

17:15 - 31/07/26
E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan

E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan

17:06 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com