GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duhet të kthehemi në fillim të korrikut të vitit të kaluar, kur një hetim i përbashkët mes Prokurorisë së Tiranës dhe Guardia di Finanza italiane çoi në sekuestrimin e pasurive të paluajtshme me vlerë rreth 4 milionë euro.

Sipas tezës së prokurorit të SPAK-ut, Altin Dumani, një godinë e tërë në rrugën Via Murari Bra, ku ndodheshin rreth 30 dyqane dhe zyra, si edhe një kompleks në Nogarole Rocca, ishin blerë nga Meral Srl, kompani në pronësi të familjes Cela, duke përdorur para me origjinë të paligjshme, që sipas akuzës vinin kryesisht nga trafiku i kokainës.

Lajmi pati jehonë të menjëhershme. Llogaritë bankare të kompanisë u sekuestruan, kreditë u bllokuan dhe aktiviteti ekonomik, me vlerë miliona euro, mbeti i paralizuar.

Megjithatë, vetëm një muaj më vonë, më 4 gusht, gjyqtarja Paola Vacca, e njëjta që kishte urdhëruar sekuestrimin mbi bazën e materialeve të paraqitura nga Guardia di Finanza dhe autoritetet shqiptare, revokoi vendimin e saj dhe urdhëroi kthimin e të gjitha pasurive pronarëve.

Sipas gjykatës, dokumentacioni i paraqitur nga avokatët e familjes Cela, Bergamini dhe Crea, provonte se çdo euro ishte fituar në mënyrë të ligjshme përmes aktiviteteve të rregullta tregtare dhe më pas ishte investuar ligjërisht.

Gjithashtu rezultonte se asnjë anëtar i familjes nuk kishte precedentë penalë, madje as gjoba për shkelje të Kodit Rrugor. Për më tepër, ndryshe nga sa ishte deklaruar gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar në Prokurori, ku mori pjesë edhe Altin Dumani përmes videokonferencës, ndaj familjes nuk kishte as dënime dhe as hetime që kishin përfunduar me vendim fajësie, aq më pak për vrasje, siç ishte lënë të kuptohej në atë kohë.

Madje, sipas artikullit, vetë SPAK-u në Shqipëri, dhe konkretisht prokurori Dumani, kishte pushuar akuzat për pastrim parash, të cilat më pas ishin përcjellë tek autoritetet italiane.

Megjithëse pasuritë u ç’sekuestruan dhe gjyqtarja i dërgoi Prokurorisë dokumentacionin e paraqitur nga mbrojtja për të rivlerësuar akuzat për pastrim parash, kjo nuk ndodhi. Ndërkohë, problemet ekonomike të kompanisë vazhduan.

Edhe pas heqjes së sekuestros, bankat ndërprenë marrëdhëniet me kompaninë. Humbja e operativitetit bankar ndikoi rëndë në administrimin financiar, ndërsa zyrat në Via Murari Bra mbetën pa mirëmbajtje, duke shkaktuar ankesa nga qiramarrësit.

Po ashtu, gjyqtarja Vacca refuzoi kërkesën për zgjatjen e hetimeve, duke argumentuar se nuk kishte arsye për të vazhduar verifikimet, sidomos në dritën e dokumenteve të paraqitura nga të interesuarit, të cilat tregonin se nuk ekzistonte asnjë euro e përfituar në mënyrë të paligjshme.

Sipas artikullit, pasuria e familjes Cela buron nga administrimi i tregut të Elbasanit dhe zgjerimi i tij, nga blerja e aksioneve në kompaninë Ruga Asfalti, e cila ndërton diga, tunele, ura dhe autostrada në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit, si edhe nga investimi në ndërtimin e një hoteli.

Më pas këto aksione u shitën me një çmim më të lartë se ai i blerjes, një mekanizëm që, sipas gjyqtares, është normal në botën e biznesit.

Pas një viti të tërë në këtë situatë, përfaqësuesi ligjor i Meral Srl ka paraqitur një kallëzim penal për kallëzim të rremë (calunnia) ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

Prokuroria e Veronës kërkoi pushimin e procedimit. Disa javë më parë u zhvillua seanca para gjyqtarit Enrico Zuccon, i cili, pas kundërshtimit të paraqitur nga avokatët dhe duke marrë parasysh arsyetimin e vendimit që kishte revokuar sekuestron, i dha Prokurorisë së Veronës dy muaj kohë për të kryer hetime shtesë.

Ndër verifikimet e kërkuara janë:

  • marrja e dokumentacionit që autoritetet shqiptare i kanë përcjellë drejtësisë italiane;
  • verifikimi nëse Prokuroria shqiptare ishte në dijeni të vendimeve për pushimin e procedimeve apo revokimeve të mëparshme kur dërgoi materialet në Itali;
  • dhe nëse këto vendime iu komunikuan ose u përmendën autoriteteve italiane, pavarësisht se në dokumentacion pretendohej se familja Cela ishte e përfshirë në trafikun e kokainës dhe se kishte dënime penale.

Kërkesa për hetime të mëtejshme mbështetet edhe në dokumentet e depozituara nga avokatët, përfshirë përkthimin zyrtar të certifikatës së gjendjes gjyqësore, nga e cila rezulton se anëtarët e familjes Cela nuk kanë asnjë precedent penal, si edhe vendimet me të cilat vetë Prokuroria shqiptare kishte kërkuar dhe kishte marrë pushimin e të gjitha hetimeve ndaj tyre në Shqipëri.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Altin Dumanit kërkoi pushimin e çështjes, duke argumentuar se kallëzimi ishte bërë vetëm për ta shpallur prokurorin shqiptar të papajtueshëm në disa hetime të rëndësishme për krimin e organizuar që ai drejton.

Për momentin, gjykata nuk ka vendosur pushimin e procedimit. Janë urdhëruar hetime plotësuese dhe palët do të paraqiten sërish para gjyqtarit pas dy muajsh.

Marre nga L’Arena.it

Etiketa: Altin DumaniKryesore1padia

Lajme të lidhura

Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon
Aktualitet

Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

19:34 - 03/08/26
Shkrirja e bashkisë së Selenicës, deputeti i PS del kundër: Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve
Lajme

Shkrirja e bashkisë së Selenicës, deputeti i PS del kundër: Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

19:18 - 03/08/26
Zjarri në Finiq, ministri publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë…
Aktualitet

Zjarri në Finiq, ministri publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë…

19:02 - 03/08/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani
Aktualitet

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26

Duhet të kthehemi në fillim të korrikut të vitit të kaluar, kur një hetim i përbashkët mes Prokurorisë së Tiranës...

Lexo më shumë
Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

19:34 - 03/08/26
Shkrirja e bashkisë së Selenicës, deputeti i PS del kundër: Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

Shkrirja e bashkisë së Selenicës, deputeti i PS del kundër: Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

19:18 - 03/08/26
Zjarri në Finiq, ministri publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë…

Zjarri në Finiq, ministri publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë…

19:02 - 03/08/26
Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

16:57 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com