GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Padia e PD-së mbi konfiskimet e pronave, sot në Kushtetuese

09:02 - 11/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vakancat në Kushtetuese/ Me Dovranin dhe Ibrahimin, publikohet lista e kandidatëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Gjykatën Kushtetuese sot do të zhvillohet seanca për padinë e grupit parlamentar të PD-së kundër vendimit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Operacionin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve opozita e quajti shkelje të ligjit ndaj PD e dërgoi në Kushtetuese me kërkesën për shfuqizimin e vendimit pasi sipas demokratëve Rama ka marrë në mbrojtje oligarkët e ndërtimit të Kullave pa leje në mes të Tiranës. PD përmes padisë argumentoi të gjitha shkeljet e ligjit.

“Është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse cenon barazinë e shtetasve përpara ligjit, cenon hierarkinë e akteve normative dhe nuk është autorizuar nga ligji; – Është në kundërshtim me Kodin Penal, sepse i jep amnisti penale një kategorie personash, pa ligj të miratuar me 3/5 e votave në Kuvend; – Është në kundërshtim me ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit; “Vendimi i qeverisë parashikon që kushdo që ndërton kulla pa leje apo kate shtesë pa leje, duhet ta deklarojë, t’ia shesë shtetit për 1 euro, me pas mund ta blejë dhe e gëzon ndërtimin e paligjshëm i pashqetësuar.

Ky akt është legalizim pa ligj i ndërtimeve pa leje, është amnisti penale pa ligj, duke i përjashtuar nga dënimi me burg, është certifikim i pabarazisë mes qytetarëve”, – thuhet në padinë e PD-së. Ligji I qeverisë krijoi pasiguri të shumta juridike për konfiskimin e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi, që u miratua në fillim-vjeshtë të vitit të kaluar. Mjaft qytetarë, që kanë blerë apartamente në 25 ndërtesat e konfiskuara tashmë, shprehën shqetësimin mbi të ardhmen e investimit të tyre në këto objekte. Juristët shprehen se vendimi i këshillit të ministrave cenon të drejtën e pronës, dhe të sigurisë juridike.

Në shtator të vitit të kaluar Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe i legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit, ose ndryshe i sekuestrohet. Vendimi qeverisë për ndërtimet pa leje solli atëherë reagimin e fortë të Partisë Demokratike, e cila nëpërmjet Gazmend Bardhi, e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese me datën 12 tetor 2022. Padia u firmos nga 28 deputetë demokratë me arsyetimin se ligji nuk është i barabartë për të gjithë dhe se kryeministri Edi Rama po amniston oligarkët duke qenë selektiv.

PD kërkoi shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën. Sipas padisë ky vendim i qeverisë është marrë ne qëllim favorizimin e oligarkëve, të cilët kanë ndërtuar kate pa leje përmes të cilave kanë pastruar paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë. PD kërkon shfuqizimin e këtij vendimi me argumentin se është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi cenon barazinë e qytetarëve para ligjit.

Ndërtimi pa leje është vepër penale dhe organet hetimore të paktën për 4 raste në Tiranë kanë nisur hetimet. Edhe pse autoritetet janë shprehur se Vendimi i Këshillit të Ministrave për konfiskimin e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi nuk i shpëton ndërtuesit që kanë tejkaluar lejen e ndërtimit nga ndjekja penale, sërish paqartësitë ligjore janë të shumta. Kontrolli i ndërtimeve pa leje kryhet nga disa institucione si Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, Inspektoratet e Mbrojtjes së Territorit në njësitë vendore, policia bashkiake dhe ajo e shtetit.

 

Etiketa: kushtetueseProna

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
“Ti i sheh femrat si objekte”, debat i fortë mes Luizit dhe Kristit

“Ti i sheh femrat si objekte”, debat i fortë mes Luizit dhe Kristit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com