GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Padia për Bordin, Grupi Parlamentar i PD apel qeverisë: Merrni masa për uljen e çmimit të naftës

12:01 - 07/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Padia për Bordin, Grupi Parlamentar i PD apel qeverisë: Merrni masa për uljen e çmimit të naftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i grupit parlamentar të PD, deputeti Arbi Agalliu në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje qeverisë, në emër të demokratëve, që të zbatojë dy propozimet e parashtruara.
Kjo thirrje vjen një ditë pasi grupi parlamentar i PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për karburantit dhe zhbërjen e dy ligjeve të miratuara.
Në një dalje publike nga Kryesia e Kuvendit, Agalliu tha se qeveria duhet të ulë çmimin e karburantit dhe të hartojë një paketë të posaçme fiskale për uljen e çmimit.
“Të dashur bashkëqytetarë
Prej muajsh Shqipëria renditet në 10 vendet me cmimin më të lartë të karburantëve në botë. Ndërkohë që në Rajon vendi ynë ka cmimin më të lartë.
Po të bejme një krahasim të thjeshtë vetëm me dy vende të Rajonit Maqedonin e Veriut dhe Kosovës, rezulton se:
Më 31 Gusht një litër naftë:
Në Shqipëri tregtohej me 248 lekë për liter;
Në Maqedoninë e Veriut tregtohej me 193 lekë për litër, ose 55 lekë më lire se në Shqipëri;
Në Kosovë, tregtohej me 205 lekë, ose 43 lekë më pak se në Shqipëri.
Qeveria në vend që të ishte në krah të qytetarëve, në vend që të kontrollonte tregun, në vend që të lehtësone barrën fiskale që të ulte cmimin, bëri propagandë dhe zyrtarizoi Klubin e Oligarkëve të naftës duke e qujatur Bord dhe duke i dhënë të drejtën të fiksojë cmimin e karburanteve.
Dje Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetutese kërkesën për shfuqizimin e këtij Bordi, si mekanizëm që po vjedh shqiptarët dhe po i varfëron ato edhe më shumë.
Ndërsa nxisim Gjykatën Kushtetutese për një shqyrtim të shpejtë dhe pa vonesa të kërkesës dhe mbrojtjen e interesit publik, Grupi Parlamenar i Partisë Demokratike kërkon nga Qeveria marrjen e dy masave urgjente për lehtësimin e situatës dhe uljen e cmimit të karburantëve.
Së pari, Qeveria të përdor autoritetin e saj për të ndikuar në veprimtarinë e Bordit për uljen e menjëhershme të cmimit të naftës, gazit dhe benzinës. Ulja e cmimit të karburanteve është lehtësim për vështirësinë ekonomike që po kalojnë mijëra familje shqiptare. Abuzimet që po bën Bordi gjatë gjithë këtyre muajve janë vjedhje e hapur ndaj qytetarëve dhe një abuzim që po kryhet me leje të Qeverisë nga oligarkët e naftës.
Së dyti, hartimi i një pakete të posacme fiskale për uljen apo heqjen e përkohshme të taksave që ndikojnë në cmimin e karburanteve. Pikërisht Qeveria e ka në dore uljen e cmimit të karburanteve duke ulur apo hequr përkohesisht taksa të caktuara, taksa të cilat po ju bëjnë të pa mundur jetesën shqiptarëve.
Sipas të dhenave zyrtare shqiptarët paguajnë shumë më tepër taksa për një liter naftë krahasuar me vendet e rajonit.
Nëse bëjmë një krahasim për të njëjtën periudhë rezulton se në Shqipëri, qytetarët shqiptarë paguajnë taksa në total 119.5 lekë për një litër naftë. Ndërkohë në Kosovë paguajnë 72.5 lekë për një litër naftë dhe në Maqedonin e Veriut 58.5 lekë për një litër naftë.
Për benzinën qytetarët shqiptarë paguajnë taksa në total 108.7 lekë për litër. Nderkohë në Kosovë paguajnë 73 lekë për litër dhe në Maqedonine e Veriut 69.3 lekë për litër.
Lehtësimi i taksave dhe tatimeve që ndikojnë në cmimin e karburantit do të ndalnin rrënimin e mëtejshëm ekonomik të familjeve shqiptare. Ulja e cmimit të karburantit do të ishte një lehtësim për vështirësinë që po kalojnë këto familje dhe që po i detyron të largohen nga Shqipëria. Sikurse tregoi edhe anketa e OECD në Shqipëri 79% e shqiptarëve emigrojnë pasi këtu nuk përballojne dot jetesën.
Situata e vështirë ekonomike kërkon ndërhyrje, kërkon vëmendje nga Qeveria, kërkon të hiqet dorë nga propaganda, kërkon masa urgjente. Koha është tani, cdo ditë që kalon e bën edhe më të papërballueshme jetesën për shqiptarët
.”-u shpreh ai.

Lajme të lidhura

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë
Breaking Views

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos
Breaking Views

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët
Breaking Views

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

21:19 - 26/12/25
Para
Berisha publikon videon: Fadromat po shkatërrojnë rrugën e Kishës në Kepin e Rodonit!

Berisha publikon videon: Fadromat po shkatërrojnë rrugën e Kishës në Kepin e Rodonit!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com