GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Padia për inceneratorët, LSI i kërkon informacion SPAK-ut

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Trekëndëshi i Bermudës”, Kryemadhi i përgjigjet Bashës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i kërkon SPAK informacion në lidhje mbi paditë që forca politike që drejton ka dorëzuar në SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Përtej statusit penal të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos të cilët tashmë janë të arrestuar, Kryemadhi kërkon informacion mbi statusin juridik të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi dhe kryetarit të Bashkisë së Fierit Armando Subashi.

Në kërkesën e saj, Kryemadhi thotë se nuk synon të cënojë sekretin hetimor por si palë paditëse kërkon një informacion për persona nën hetim apo të pandehur për inceneratorin e Fierit dhe Tiranës.

Kërkesa e plotë:

*Ndërkohë,
a) Nuk ka asnjë njoftim zyrtar apo informacion për personin e kallzuar Z.ËNGJËLL AGAÇI, zyrtar i cili siç e kemi sqaruar edhe në kallzimin penal ka një rol kyç në miratimin e paligjshëm të financimit me VKM të Kontratës Koncesionare të Inceneratorit të Elbasanit. Ky zyrtar edhe pse ishte njoftuar nga APP se procedura koncesionare që po ndiqte Ministria e Mjedisit ishte në kundërshtim me Ligjin e Koncesioneve, ka organizuar rendin e ditës dhe ka paraqitur për miratim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave vendimin për miratimin e financimit të këtij projekti. Me këtë veprim aktiv, Z.AGAÇI ka shpërdoruar haptazi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të KM, duke bërë të mundur që në mënyrë të paligjshme të miratohet Vendimi i Këshillit të Ministrave për financimin e kontratës koncesionare;

  1. b) Nuk ka asnjë njoftim zyrtar apo informacion për personin e kallzuar Z.ARMANDO SUBASHI, zyrtar i cili siç e kemi sqaruar edhe në kallzimin penal ka një rol kyç në pagesën për shpronësimin e paligjshëm të tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit, siç edhe ju vetë e keni konstatuar kur keni marrë masën e sigurisë ndaj personave nën hetim LEFTER KOKA, ALQI BLLAKO dhe PËLLUMB ABESHI. Referuar njoftimit tuaj në faqen zyrtare rezulton se SPAK ka vlerësuar se, citoj:nga hetimet kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundraligjshme të Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, Z. Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me Ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe Ish Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit Alqi Bllako, lidhur me kualifikimin e llojit të pronës ku do të ndërtohej Inceneatori i Fierit – tokë arë apo tokë truall,ndërkohë që sjellim në vëmendjen tuaj se me VKM nr. nr.951,datë 28.12.2016, në pikën 4 parashikohet se: Vlera e Përgjithshme e shpronësimit në shumën prej 46 299 060 (dyzet e gjashtëmilion e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë) lekë të përballohet nga Buxheti i Bashkisë Fier. Pra, Z. SUBASHI ka sjellë dëmin ekonomik konkret në buxhetin e shtetit, me pagesën e kryer ndaj subjekteve që janë shpronësuar. Në këtë kuptim jemi shumë të interesuar të njihemi me argumentat ligjorë që po shqyrton dhe ka në konsideratë SPAK lidhor me pozicion penal të Z. SUBASHI në këtë process, duke mos harruar edhe faktin se është pikërisht Z.SUBASHI personi që ka vënë në dijeni Ministrinë e Mjedisit për kualifikimin e tokës (tokë truall apo arë) ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit, fakt ky, i cili provon se Z. Subashi kishte dijeni për shkeljen.
  2. c) Nuk ka asnjë njoftim zyrtar informacion lidhur me hetimet apo subjektet e kallzuara për Inceneratorin e Qarkut Tiranë. Në fakt deri më sot, në Tiranë ka vetë një pike grumbullimi të mbetjeve urbane, dhe nuk incenerohet asnjë kg mbetje. Risjellim në vëmendjen tuaj se vetëm me një firmë individuale, Z. Erion Veliajnë komunikimin me Ministrinë e Mjedisit, ka ndryshuar fatin e Inceneratorit të Qarkut të Tiranës, duke dhënë dakordësinë pa Vendim të Këshillit Bashkiak për as më shumë dhe as më pak por plot 128 milion euro.*

Në këto kushte, i nderuar Drejtues i SPAK, në cilësinë e kallzuesit dhe si subjekt që ka në mënyrë të drejtpërdrejtë interes të ligjshëm lidhur me kallëzimin e depozituar, si dhe bazuar në nenin 283 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, me anë të kësaj kërkese kërkojmë informacion lidhur me:

1) Statusin Juridik të të tre procedimeve penale për të cilat LSI ka depozituar kallzime penale;
2) Pa cënuar parimin e sekretit hetimor, aktet dhe provat e administruara nga Prokuroria sidhe informacion lidhur me personat që po hetohen nga Prokuroria dhe statusin penal që u atribuohet personave që po hetohen për të tre Inceneratorët;
3) Nëse ka persona që kanë status penal “nën hetim” apo “të pandehur” për Inceneratorët e Fierit apo të Tiranës, kërkojmë informacion lidhur me masat konkrete të sigurisë që janë marrë nga Prokurori i çështjes.

Etiketa: inceneratorëtLSI

Lajme të lidhura

Protestuesit qëndrojnë “dezhurn” tek Kryeministria edhe gjatë natës
Breaking Views

Protestuesit qëndrojnë “dezhurn” tek Kryeministria edhe gjatë natës

08:47 - 21/06/26
“Shqipëria po zbrazet”, Tabaku: ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin
Aktualitet

Pastrimi i parave/ Tabaku: Po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

14:20 - 20/06/26
“Shpirtra të humbur në PS”, Rama thumbon Spiropalin: Mezi pres të shoh draftin e Shqipërisë së re
Aktualitet

“Shpirtra të humbur në PS”, Rama thumbon Spiropalin: Mezi pres të shoh draftin e Shqipërisë së re

14:05 - 20/06/26
Para
Presidenti i ri/ Alibeaj: 4 deputetë janë non-grata, të mos ngutemi

Presidenti në dorën e PS, Alibeaj: Rama na doli nga fjala

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”
Aktualitet

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”

12:10 - 21/06/26

34 vjeçari nga Elbasani Elvis Koçi alias Elvis Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, është ndaluar mbrëmjen e djeshme pas...

Lexo më shumë
“Mos u bëni peng i iluzioneve”, Rama- protestuesve: Verifikoni faktet para se të protestoni

“Mos u bëni peng i iluzioneve”, Rama- protestuesve: Verifikoni faktet para se të protestoni

11:08 - 21/06/26
Japonia shkëlqen me “poker” golash, eliminon Tunizinë nga Botërori

Japonia shkëlqen me “poker” golash, eliminon Tunizinë nga Botërori

09:24 - 21/06/26
I kërkuari nga SPAK përplas makinën e Policisë së Sarandës, ndjekja vazhdon për disa orë

I kërkuari nga SPAK përplas makinën e Policisë së Sarandës, ndjekja vazhdon për disa orë

09:18 - 21/06/26
Gjermania vuan me Bregun e Fildishtë, Undav futet nga stoli dhe përmbys i vetëm rezultatin

Gjermania vuan me Bregun e Fildishtë, Undav futet nga stoli dhe përmbys i vetëm rezultatin

09:05 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetzirvebetmarsbahis girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Giriş