GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dyshja Kapllani- Teqja/ Si pronari i Megatek bindi gjyqtarin të kërkojë 680 mijë euro dëmshpërblim, ja ku çalon vendimi

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Dyshja Kapllani- Teqja/ Si pronari i Megatek bindi gjyqtarin të kërkojë 680 mijë euro dëmshpërblim, ja ku çalon vendimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Çfarë nuk ndodh në këtë vend. Të gjitha ndonjëherë janë të imagjinueshme. Por bashkëpunimi i një “biznesmeni të suksesshëm”, siç shprehet gjyqtari Flamur Kapllani me vendimin e 24 prillit (nuk e dimë sesi e di gjyqtari sa I suksesshëm është biznesmeni), për Dionis Teqen e Megatek për të penalizuar në grup 10 media duke kërkuar 680 mijë euro me “sigurim padie”, është tej kufijve të të paimagjinueshmes.

Të jetë vallë një gjyqtar dhe një biznesmen të vetëm në një aksion mediatik censurimi? Këtë do ta mësojmë gjatë këtij procesi, që pavarësisht se nuk po merr vëmendjen e duhur (dhe fajin e kemi vetë ne mediat), do të duhet të jetë një rast I pastër studimor universitar, që duhet tu shërbejë brezave në vazhdim.

Ajo që të ALARMON është lehtësia sesi gjyqtari/biznesmen ka cënuar parimet kushtetuese dhe standartet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Në 24 prill 2026, në një dhomë këshillimi, pa praninë e palëve dhe pa arsyetim të individualizuar u detyruan me vendim 10 subjekte mediatike të bllokojnë aksesin publik ndaj përmbajtjeve të tyre. Mes listës së mediave renditet edhe Neësbomb.al që sigurisht, nuk do të lërë me kaq këtë çështje.

Por çfarë ka ndodhur?

Në prill 2026, Dionis Teqja i është drejtuar gjykatës me kërkesëpadi ndaj disa mediave, duke pretenduar se në portale të ndryshme ishin publikuar përmbajtje shpifëse në dëm të tij. Kërkimi për dëmshpërblim ishte i konsiderueshëm: 500.000 euro ndaj gazetarit Arsen Rusta, si administrator i Weblajm.com, dhe nga 20.000 euro për secilën prej mediave të tjera të paditura, duke e çuar vlerën totale të padisë në 680.000 euro.

Përveç dëmshpërblimit, paditësi kërkoi masa sigurimi, përkatësisht, bllokimin e aksesit publik ndaj tyre. Gjykata, çuditërisht, veproi shpejt: katër ditë pas depozitimit të kërkesëpadisë, në dhomë këshillimi dhe pa praninë e asnjë pale, pranoi masën e sigurimit. Një shpejtësi marramendëse që do ta kishte zili edhe vetë zoti Kapllani që duhet ta ketë studiuar me korrespondencë në vitin 1997, kur thotë se ka përfunduar Juridikun, me korrespondencë. Atëherë kur Shqipëria u përfshi në trazira të mëdha civile, një student me korrespondencë, nga Skrapari në Tiranë, merrte diplomën për të dhënë “drejtësi” në emër të biznesmenit.

Për një gjyqtar që deklaron sipas pasurisë së vet se ka të ardhura vetëm nga paga dhe 7 milionë lekë të vjetra kursim; por që ka bashkëshorte Ermira Kapallanin, notere dhe që deklaron në 2019 se ka pasur të ardhura 40 milionë lekë të vjetra nga puna si notere, por ka dhe Jurgenin, djalin që gjendej në Gjermani në 2019 me vetëm 1300 euro kursime në bankë në 2019, 680 mijë euro duhet të jenë një shifër e madhe për tu dhënë si dëm pasuror ndaj  një biznesmeni. Por nuk do tia dalim dot të bëjmë konstatime se pse e ka rënduar dorën gjyqtari me kërkesën që i ka bërë pronari i Megatekut dhe ka vënë në vendim ndoshta, ekzaktësisht çfarë ka kërkuar biznesmeni.

Le të ndalemi te thelbi i vendimit të gjyqtarit Kapllani. Pse ky vendim ngre pikëpyetje serioze?

1.            Mungesa e urgjencës.

Publikimet e kundërshtuara i referohen muajit dhjetor 2025, ndërsa kërkesëpadia është depozituar në prill 2026. Kjo distancë kohore prej disa muajsh e bën të vështirë justifikimin e urgjencës, nevojës për pranimin e masës së sigurimit, të marrë pa praninë e palëve dhe pa ju nënshtruar debatit gjyqësor.

2.            Kushtet e nenit 202 të papërmbushura

Bllokimi i aksesit ndaj artikujve nuk garanton ekzekutimin e vendimit si dhe nuk ka lidhje logjike ndërmjet bllokimit të publikimeve dhe masës të dëmshpërblimit.

3.            Paragjykimi i themelit.

Gjykata cilësoi artikujt “mashtrues” përpara se të gjykonte çështjen në themel.

4.            Mungesa e individualizimit.

Vendimi nuk analizon publikimin konkret të Neësbomb-it, apo edhe mediave të tjera, burimin e informacionit, apo nëse lajmi bazohej në burime zyrtare. Në dispozitivin e vendimit nuk identifikohen publikimet të cilat duhen “hequr”.

5.            Cenimi i lirisë së shprehjes.

Nuk u krye asnjë balancim ndërmjet interesit publik, lirisë së shprehjes, në kundërshtim me nenin 10 të KEDNJ-së.

6.            Vendim i paarsyetuar.

Gjykata nuk arsyetoi pse ekziston urgjenca, pse masa është proporcionale, apo pse nuk mjaftonin mjete më pak kufizuese.

7.            Trupi gjykues i parregullt:

Çështja lidhet me një padi me vlerë mbi 50 milionë lekë. Në këto kushte, sipas nenit 35 të Kodit të Procedurës Civile, shqyrtimi i saj duhet të bëhej nga trup gjykues prej tre gjyqtarësh. Marrja e masës nga një gjyqtar i vetëm, pa arsyetuar ekzistencën e një rasti të veçantë apo të ngutshëm është në shkelje të ligjit procedural./Newsbomb

Etiketa: Dionis TeqjaKryesore1

Lajme të lidhura

Dhimbje e madhe në familjen shqiptare, dy vëllezër ndahen nga jeta brenda pak orësh
Aktualitet

Dhimbje e madhe në familjen shqiptare, dy vëllezër ndahen nga jeta brenda pak orësh

18:12 - 11/05/26
Gjyqi ndaj Berishës/ Ish-presidenti i Partizanit, Albert Xhani: Si na e morën klubin, dolën 200-300 pronarë toke
Aktualitet

Gjyqi ndaj Berishës/ Ish-presidenti i Partizanit, Albert Xhani: Si na e morën klubin, dolën 200-300 pronarë toke

17:54 - 11/05/26
Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren në spitalin e Korçës, ja kush është mjeku nën hetim
Aktualitet

Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren në spitalin e Korçës, ja kush është mjeku nën hetim

17:10 - 11/05/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhimbje e madhe në familjen shqiptare, dy vëllezër ndahen nga jeta brenda pak orësh
Aktualitet

Dhimbje e madhe në familjen shqiptare, dy vëllezër ndahen nga jeta brenda pak orësh

18:12 - 11/05/26

Një tragjedi e rëndë ka kapluar një familje nga Peja, pasi dy vëllezër kanë humbur jetën brenda pak orësh. Fillimisht,...

Lexo më shumë
Gjyqi ndaj Berishës/ Ish-presidenti i Partizanit, Albert Xhani: Si na e morën klubin, dolën 200-300 pronarë toke

Gjyqi ndaj Berishës/ Ish-presidenti i Partizanit, Albert Xhani: Si na e morën klubin, dolën 200-300 pronarë toke

17:54 - 11/05/26
Dyshja Kapllani- Teqja/ Si pronari i Megatek bindi gjyqtarin të kërkojë 680 mijë euro dëmshpërblim, ja ku çalon vendimi

Dyshja Kapllani- Teqja/ Si pronari i Megatek bindi gjyqtarin të kërkojë 680 mijë euro dëmshpërblim, ja ku çalon vendimi

17:27 - 11/05/26
Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren në spitalin e Korçës, ja kush është mjeku nën hetim

Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren në spitalin e Korçës, ja kush është mjeku nën hetim

17:10 - 11/05/26
“U pyeta për…” Endri Meksi pas 6 orësh në SPAK tregon ç’ndodhi

“U pyeta për…” Endri Meksi pas 6 orësh në SPAK tregon ç’ndodhi

16:53 - 11/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com