GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Paditë për divorc, gratë e kërkojnë më shumë ndarjen

07:48 - 29/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pensioni ushqimor, 3000 prindër refuzojnë detyrimet ndaj fëmijëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur njerëzit zgjedhin të martohen, zakonisht ata e bëjnë këtë me synimin për të qëndruar së bashku përgjithmonë. Megjithatë, afërsisht një e katërta e martesave përfundojnë në divorc në Shqipëri. Revolucion femëror: Gratë janë ato që ndërmarrin më së shumti hapin e parë për të zgjidhur një martesë të palumtur. Sipas të dhënave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në vitin 2018, rreth 3,600 kërkesa për divorc, ose 54% u bënë nga bashkëshortet. Në 2019-n, rreth 4300 gra iu drejtuan Gjykatës për të kërkuar zgjidhje martese, ose gati 56% e kërkesave.

Arjana Manreka, psikologe, pohon për Monitor se, në vendin tonë janë kryesisht këto arsye që kontribuojnë në divorc: abuzimi fizik, problemet financiare, infertiliteti, pabesia apo tradhtia dhe konfliktet mes tyre ose me familjarë të përfshirë. Sipas saj, fuqizimi i grave ka çuar në një rritje të divorceve sepse nuk e kanë më të vështirë ekonomikisht të ‘mbijetojnë’ pas martese, ashtu sikurse edhe opinioni që dikur i rëndonte, tani nuk përbën problem madhor. Sipas saj, suksesi profesional i grave ka ndihmuar në emancipimin e tyre ideologjik dhe ekonomik nga burrat, gjithashtu i bën gratë dhe burrat më pak të ndërvarur, duke ndryshuar përfitimet e martesës dhe kostot në rast se ndahen. Kjo perspektivë çon në pyetje të reja kërkimore, sidomos për efektin afatgjatë të pandemisë, pohon në fund psikologia.

Ulen divorcet në 2020-n, priten në rritje në 2021

Viti 2019 shënoi dhe numrin rekord të divorceve në vend, me gati 8 mijë të tilla, me një rritje prej 17.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Emigracioni, pavarësia ekonomike e grave, mosmarrëveshjet financiare kryesojnë listën si arsyet kryesore pse po divorcohen shqiptarët. Shifrat treguan për 2019 se kishim 26.1 divorce për 100 martesa. Në vitin 2020, sipas Ministrisë së Drejtësisë, numri i divorceve ka rënë ndjeshëm, duke zbritur në rreth 6 mijë, me një tkurrje prej 26.45 me vitin e mëparshëm. Kjo rënie reflekton situatën e krijuar nga pandemia, që çoi ndër të tjera dhe në mbylljen e Gjykatave dhe shtyu shqyrtimin e kërkesave për divorc.

Avokatja Margarita Kola pohon për Monitor se, ekspertët e fushës ligjore presin një reflektim të situatës së divorcit në shifrat që do të dalin për vitin 2021. Sipas saj, një pjesë e rasteve për divorc, të ardhura në fund të 2020, kanë nisur shqyrtimin në 2021. Arsyet janë: Mosfunksionimi i gjykatave, numri i ulët i gjykatësve në punë pas Vetingut etj.

Znj. Kola shton, se si tendencë botërore, pandemia shtoi konfliktet në çift, të cilat u reflektuan ose me divorc, ose më kërkesa për konsulenca martesore. Ndërsa sipas saj, kjo e dyta është thuajse jo e pranishme në Shqipëri (profesioni i konsulentit martesor/familjar) dhe duke marrë në konsideratë se, shqiptarët e kanë të vështirë të kërkojnë ndihmë te palë të treta, qoftë edhe psikologë, kjo do të çojë te një numër më të lartë të divorceve në 2021. (MONITOR)

Etiketa: Divorcfamilje

Lajme të lidhura

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë
Aktualitet

Zyrtare nga 1 janari 2026: Paga minimale rritet në 50 mijë lekë

13:23 - 01/01/26
Tragjedi në Zvicër: Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur
Aktualitet

Tragjedi në Zvicër: Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur

12:57 - 01/01/26
Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)
Aktualitet

Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)

12:52 - 01/01/26
Para
OBSH paralajmëron: Rreziku global nga Omicron është i lartë

OBSH paralajmëron: Rreziku global nga Omicron është i lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë
Aktualitet

Zyrtare nga 1 janari 2026: Paga minimale rritet në 50 mijë lekë

13:23 - 01/01/26

Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Rritja e pagës minimale...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër: Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur

Tragjedi në Zvicër: Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur

12:57 - 01/01/26
Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)

Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)

12:52 - 01/01/26
Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie

Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie

12:21 - 01/01/26
Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

12:13 - 01/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com