GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Rama u përgjigj si padrino’/ Berisha: Narkoshteti i tij nxin më shumë se çdo vend tjetër në Evropë e botë

13:14 - 27/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Rama u përgjigj si padrino’/ Berisha: Narkoshteti i tij nxin më shumë se çdo vend tjetër në Evropë e botë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, u ndal gjerësisht tek situata e drogës në Shqipëri dhe ndikimi i saj në sigurinë dhe ekonominë e vendit, duke iu përgjigjur qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama.

Berisha theksoi se problematika e narkotikëve në Shqipëri mbetet shqetësuese dhe kërkon vëmendje të shtuar, duke e lidhur këtë fenomen edhe me perceptimin ndërkombëtar për vendin.

Ai u shpreh se pas denoncimeve të bëra në mënyrë të vazhdueshme dhe diskutimeve në arenën publike dhe ndërkombëtare, është e nevojshme që institucionet të reflektojnë dhe të marrin masa konkrete për përballimin e kësaj situate.

Sipas Berishës, zhvillimet e fundit tregojnë se çështja e luftës kundër trafikut të drogës dhe ndikimit të tij në ekonomi dhe shoqëri mbetet një sfidë e rëndësishme, ndërsa kërkoi më shumë transparencë dhe përgjegjësi nga ana e qeverisë.

Deklarata e plotë:

Pas ndërgjegjësimit të shqiptarëve, pas denoncimeve zyrtare dhe mediatike të narkoshtetit shqiptar si rrezik madhor për sigurinë e rajonit, Evropës dhe më gjerë.

Pas paralajmërimeve të përsëritura të administratës së SHBA për problematikat e mëdha të karteleve të drogës dhe lidhjeve të këtyre karteleve, Edi Rama ktheu dje përgjigje.
Vendet, të cilat na përmendin drogën, të shohin veten e tyre se kanë më shumë se ne.
Kjo është tipike përgjigjja e një padrinoje.
Kjo është tipike përgjigjja, reagimi i një njeriu në rreth të kuq, i cili pasi ka humbur çdo shpresë se mund të dalë nga rrethi i kuq, fajëson të tjerët për çka është autor dhe përgjegjës kryesor.
Është e vërtetë se droga dhe trafiku i drogës është një fenomen botëror, është një fenomen evropian dhe botëror, por është e vërtetë se në hartën e drogës në Evropë, nxin më shumë se çdo vend tjetër narkoshteti i Edi Ramës dhe vetë Edi Rama.
Është e vërtetë se droga është një problem për të gjitha vendet, por është e vërtetë nga ana tjetër se droga, apo se vendet e tjera kanë Shqipërinë si furnizues kryesor të kanabisit.
Është e vërtetë se vendet e tjera kanë problem drogën, por është po kaq e vërtetë se furnizuesit më kryesorë të kokainës në Evropë janë klanet e drogës të lidhura direkt me Edi Ramën.
Janë klanet shqiptare të drogës transportuesit kryesorë.
Është e vërtetë se droga përbën një problem për rendin dhe sigurinë, por e vërteta është se sot ka vetëm një vend në Evropë, në të cilin ministri i Brendshëm dhe superministri të jetë gjetur i implikuar si trafikant dhe të ketë lëshuar antimafia italiane mandat arresti për Saimir Tahirin e Edi Ramës.
Është e vërtetë se si në asnjë vend tjetër të Evropës, vëllai i kryeministrit është byrazer me trafikantët dhe është gjetur në dhjetëra raste komunikimi dhe bashkëpunimi me ta.
Është e vërtetë se në Shqipëri si në asnjë vend tjetër, kanabizimi u bë politikë zyrtare dhe që nga ai vit për drogën, Shqipëria renditet e para për eksportin e kanabisit në Evropë.
Është e vërtetë se si në asnjë zyrë tjetër kryeministri, Edi Rama pret bosët e Sinaloas, e kartelit Çelaj dhe kartelit Troplini e karteleve të tjera.
Si asnjë kryeministër tjetër, narkokryeministri shqiptar emëron koordinatorin për klanet e drogës, Ergys Agasin.
Është e vërtetë që vendet e tjera kanë probleme me drogën, por nuk ka asnjë vend në Evropë, absolutisht asnjë, në të cilin eurot e trafiqeve të drogës të futura me kontejnerë në vend, të zhvlerësojnë euron dhe dollarin me 35 përqind dhe t’i japin një goditje fatale ekonomisë shqiptare.
Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Në çdo vend tjetër përveç Shqipërisë, euro jo vetëm nuk ka njohur zhvlerësim, por ka njohur një vlerësim të ngadaltë dhe në rritje, kurse në Shqipëri një rënie dramatike, e cila ishte goditje fatale për eksportet e vendit. Rënie, e cila boshatisi plazhet shqiptare dy vera me radhë.
Dhe Edi Rama, narkoregjimi i tij, numëron për turistë pasagjerët e linjave të lira të Rinasit. Udhëtarë, vizitorë dhe asgjë tjetër. Plazhet kanë qenë të boshatisura si kurrë më parë gjatë këtyre verërave

Etiketa: berishaRama

Lajme të lidhura

Resortet e investitorëve strategjikë dhe kostoja e padukshme mbi burimet natyrore
Aktualitet

Resortet e investitorëve strategjikë dhe kostoja e padukshme mbi burimet natyrore

08:36 - 19/04/26
Me Trump apo Soros! Kujt t’ja prishë e kujt t’ja dreqë, kryeministri Rama shmang fotot me “vëlla” Aleksin në Barcelonë
Aktualitet

Me Trump apo Soros! Kujt t’ja prishë e kujt t’ja dreqë, kryeministri Rama shmang fotot me “vëlla” Aleksin në Barcelonë

08:10 - 19/04/26
Berisha: Platforma Vuçiç-Rama është rikthimi i Ballkanit të Hapur, po bashkëpunon me antishqiptarin më të madh
Aktualitet

Berisha: Rama mbetet armiku më i madh pas Enver Hoxhës, i shërben Serbisë dhe bën pazare me Vuçiç

15:05 - 18/04/26
Para
Berisha: Balluku kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, po kërkon të marrë nënshtetësi në vende të tjera

Berisha: Balluku kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, po kërkon të marrë nënshtetësi në vende të tjera

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E keni të kotë”/ Presidenti bullgar: Mos na vini ultimatume për veton ndaj RMV
Botë

Bullgaria mban zgjedhjet parlamentare, sondazhet nxjerrin favorit ish-presidentin pro rus

08:59 - 19/04/26

Bullgarët iu drejtohen sot kutive të votimit për zgjedhjet e teta parlamentare në 5 vjet. Sipas sondazheve, favorit është ish...

Lexo më shumë
Resortet e investitorëve strategjikë dhe kostoja e padukshme mbi burimet natyrore

Resortet e investitorëve strategjikë dhe kostoja e padukshme mbi burimet natyrore

08:36 - 19/04/26
Me Trump apo Soros! Kujt t’ja prishë e kujt t’ja dreqë, kryeministri Rama shmang fotot me “vëlla” Aleksin në Barcelonë

Me Trump apo Soros! Kujt t’ja prishë e kujt t’ja dreqë, kryeministri Rama shmang fotot me “vëlla” Aleksin në Barcelonë

08:10 - 19/04/26
Pas 120 ditësh izolim, Selin shpallet fituesja e Big Brother VIP dhe rrëmben çmimin e madh prej 100 mijë eurosh

Pas 120 ditësh izolim, Selin shpallet fituesja e Big Brother VIP dhe rrëmben çmimin e madh prej 100 mijë eurosh

07:59 - 19/04/26
Parashikimi i motit sot, e qëndrueshem e me vranësira kalimtare

Parashikimi i motit për sot, 19 Prill 2026

07:41 - 19/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com