GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Paga më të ulëta dhe çmime më të shtrenjta, si renditet Shqipëria në rajon

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shtrenjtimi i çmimeve rriti fitimet e biznesit dhe buxhetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, çmimet ishin sa 61.3% e mesatares së Bashkimit Europian, sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT. Ndërsa në raport me shtetet e tjera të rajonit, Shqipëria është e dyta relativisht më e shtrenjtë, pas Serbisë, që ka një tregues prej 62.8%.

Në Malin e Zi, çmimet janë sa 60.4% e mesatares së Bashkimit Europian, në Bosnjë-Hercegovinë 57.6, ndërsa më e lira në rajon është Maqedonia e Veriut, me 51%.

Më të shtrenjta se mesatarja europiane në Shqipëri janë bulmeti (111.7%), vaji  (106.7), pijet joalkoolike (108%), elektroshtëpiaket (122%), sipas Eurostat. Më i lirë është duhani me 44%.

Ndonëse kanë pagat më të ulëta mesatare në rajon, rreth 30-40% më pak se vendet e tjera (me përjashtim të Kosovës) familjet dhe individët shqiptarë përballen me çmime më të larta në blerjet e tyre të përditshme.

Shqipëria dhe Kosova kishin pagën më të ulët mesatare në rajon në vitin 2022, me rreth 520 euro secila (bruto). Serbia është shteti që po “fiton” në garën rajonale të pagave, që për vitin 2022 ishte mesatarisht 880 euro, ndërsa në dhjetor 2022, kërceu afër nivelit prej 1000 eurosh bruto (983 euro), sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave i Serbisë. Maqedonia e Veriut e kishte pagën mesatare në 2022 në 771 euro, Mali i Zi 883 euro, Bosnja 883 euro.

Çmimet në Europë

Në vitin 2022, nivelet e çmimeve për shpenzimet e konsumit përfundimtar të familjeve, ndryshonin gjerësisht në të gjithë BE-në. Nivelet më të larta të çmimeve u regjistruan në Irlandë (146% e mesatares së BE-së), Danimarkë (145%) dhe Luksemburg (137%). Ndërkohë, nivelet më të ulëta janë shënuar në Rumani (58%), Bullgari (59%) dhe Poloni (62%).

Hendeku më i madh i çmimeve për alkoolin dhe duhanin

Në vitin 2022, niveli i çmimeve për alkoolin dhe duhanin ishte rreth 3.3 herë më i lartë në vendin më të shtrenjtë, sesa në atë më pak të shtrenjtë. Nivelet më të ulëta të çmimeve për alkoolin dhe duhanin, u regjistruan në Bullgari (66% e mesatares së BE-së), Poloni (73%) dhe Hungari (78%). Ndërkohë, nivelet më të larta janë regjistruar në Irlandë (216%), Finlandë (174%) dhe Danimarkë (138%). Ky ndryshim i madh i çmimeve është kryesisht, për shkak të dallimeve në taksat e këtyre produkteve.

Restorantet dhe hotelet, renditen të dytat për sa i përket diferencës së nivelit të çmimeve, me nivelet më të ulëta të çmimeve të regjistruara në Bullgari (51% e mesatares së BE), Rumani (61%) dhe Hungari (62%) dhe më të lartat në Danimarkë (156%), Finlandë (132%) dhe Luksemburg (131%).

Çmimet e veshjeve ishin më të lira në Bullgari (80% e mesatares së BE-së), Hungari (83%) dhe Rumani (84%), ndërsa më të shtrenjta në Danimarkë (134%), Suedi (117%) dhe Çeki (115%).

Pabarazitë u regjistruan gjithashtu për ushqimin dhe pijet joalkoolike, që variojnë nga 72% e mesatares së BE-së në Rumani në 121% në Danimarkë, pajisjet e transportit personal, që variojnë nga 87% në Poloni në 132% në Danimarkë, dhe pajisjet elektronike të konsumatorëve, nga 92% në Itali në 115% në Francë)./Monitor

 

 

Etiketa: Cmimepaga

Lajme të lidhura

Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për shtëpi, trefishohet kufiri i të ardhurave
Breaking Views

Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për shtëpi, trefishohet kufiri i të ardhurave

16:07 - 03/08/26
Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro
Breaking Views

Lute Credit zhvat qytetarët: Kredi të shpejta, interesa të larta dhe fitime miliona euro

19:56 - 02/08/26
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?
Aktualitet

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Para
VIDEO/ I shpallur në kërkim për kultivim droge, pranga 33-vjeçarit në Lezhë

VIDEO/ I shpallur në kërkim për kultivim droge, pranga 33-vjeçarit në Lezhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26

Lionel Messi ka bërë një gjest humanitar, duke dhuruar 80 mijë euro për të ndihmuar banorët e prekur nga zjarret...

Lexo më shumë
Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, mbi 14 milionë tentativa sulmesh në 6 muaj

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, mbi 14 milionë tentativa sulmesh në 6 muaj

15:24 - 04/08/26
U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’

U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’

15:03 - 04/08/26
Serie A/ Ndryshojnë rregullat për ndeshjet e shtyra dhe të ndërprera

Serie A/ Ndryshojnë rregullat për ndeshjet e shtyra dhe të ndërprera

14:49 - 04/08/26
Shkarkimi nga detyra/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq

Shkarkimi nga detyra/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq

14:12 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com