GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pagat e anëtarëve të Kushtetueses, a do i bëjë Rama 84 vota në Kuvend

12:42 - 12/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshimet në qeveri, Kuvendi mblidhet sot për miratimin e dekreteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Ligjeve miratoi sot ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Ndryshimet u miratuan me 12 vota pro, 1 abstenim të Fatmir Xhafajt dhe 1 votë kundër nga ana e Oerd Bylykbashit.

Ndryshimet kanë të bëjnë me rritjen e pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Posacëm të Apelimit.

Zv.ministri i drejtësisë, Klajd Karameta, i pranishëm në komisioni e konsideroi këte kërkesë si një synim për garantimin e një trajtimi dinjitoz për punën e gjyqtarëve dhe garanci për pavarësinë në punën e tyre.

Gjatë diskutimeve në komision, deputeti socialist Fatmir Xhafaj edhe pse deklaroi se është pro rritjes së pagave shfaqi rezerva duke e krahasuar rolin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese me Gjykatën e Lartë.

Ai theksoi se nuk duhet të ketë një diferencë kaq të madhe pagash mes gjyqtarëve të Kushtetues dhe atyre të GJKKO dhe Gjykaës së Lartë që gjykojnë krimin dhe korrupsionin.

“Një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese merr dyfishin e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Një gjyqtar i Kushtetueses i bie të marrë 644 640 lekë dhe një i GJKKO që gjykon nga mëngjesi deri në darkë i bie të marrë 376 380 lekë. Nuk jam kundër rritjes së pagave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të kenë pagë më të lartë, por personalisht nuk e kuptoj si është ndërtuar e gjitha kjo, ky përpjesëtim kaq i madh dhe fakti që këta paskan një vështirësi të madhe në punë mbi këta që gjykojnë krimin, korrupsionin që hetojnë dhe gjykojnë edhe këta për korrupsion”, tha Xhafaj.

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh kundër rritjes së pagave për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“Mbas këtij favori nga Qeveria, Kushtetuesja nuk do të kalojë asgjë. Ndryshimet kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash, ndaj duhet bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës”, tha Bylykbashi.

Nuk dihet nëse në sallën e Kuvendit do të arrihen të bëhen 84 votat e nevojshme për të miratuar nivelin e ri të pagave për anëtarët e Kushtetueses. Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama ka 74 mandate dhe nëse i shtohen edhe 3 deputetët e PSD së Tom Doshit shkohet në 77 mandate. Për të miratuar ligjin duhet shumica e cilësuar prej 84 votash, që ose do të detyrojë Qeverinë të ulet në diskutime me opozitën, e cila kundërshtoi draftin, ose këto vota do të “peshkohen” mes grupimit të deputetëve që kanë si drejtues Lulzim Bashën.

Etiketa: anetarekushtetuesepagat

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Tentuan të “blinin” të penduarin e drejtësisë, burg për 2 të akuzuarit

Tentuan të “blinin” të penduarin e drejtësisë, burg për 2 të akuzuarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com