GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pagat e anëtarëve të Kushtetueses, Tabaku: Ja pse cënohet pavarësia e gjyqësorit

15:20 - 17/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Clinton në Tiranë/ Tabaku kritika PS-së: Po e trajtoni si vizitë private, Kuvendi duhej ta përshëndeste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e konsideron si një cënim të pavarësisë së gjyqësorit propozimin e Qeverisë për rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën e fundit parlamentare, PS kërkoi shtyrjen e diskutimit dhe miratimit të draftit të paraqitur nga Qeveria, pasi nuk plotësohej shumica e cilësuar prej 84 votash për të miratuan projektligjin, edhe pse deputetët mbështetës të Lulzim Bashës ishin deklaruar se do të votonin pro.

Tabaku shprehet se nisma për rritjen e pagës së anëtarëve të Kushtetueses nuk kishte pse të paraqitej nga Ministria e Drejtësisë, pasi Kushtetuesja mund të depozitonte kërkesat e saj për buxhetin në Komisionin e Ligjeve.

“Si institucion kushtetues, Gjykata Kushtetuese i dorëzon të gjitha kërkesat për buxhet në Komisionin e Ligjeve në parlament. Në teori nuk duhet të ketë varësi nevoje me asnjë institucion tjetër. Megjithëse Gjykata Kushtetuese ka një marrëdhënie të qartë me Kuvendin ajo prapë ka vendosur t’i bëjë një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë, pra ekzekutivit. I ka kërkuar qeverisë që t’i kërkojë Kuvendit t’i rritet paga anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kështu, është qeveria që po propozon t’i rriten pagat Gjykatës Kushtetuese, duke cënuar rëndë si pavarësinë, por dhe balancën e pushteteve”, shprehet Tabaku.

Sipas saj, rritja pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese krijon disbalancë me gjyqtarët e këtij institucioni dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar, të cilët përballen me vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë edhe me korrupsionin në qeveri.

“Ata janë gjykatësit më të kontrolluar e monitoruar. Duke pasur këtë situatë kaq komplekse dhe mbi të gjitha edhe hierarkinë e pagave në këto institucione, duket e padrejtë që Gjykata Kushtetuese të kërkojë vetëm për veten e saj përmes Ministrisë së Drejtësisë rritjen e pagave me 100% më të larta se sa gjyqtarët e GJKKO. Kjo është pandershmëri dhe mungesë serioziteti, pasi kështu prishen të gjitha parimet me të cilat është ndërtuar Reforma në Drejtësi”, shprehet ajo.

Qëndrimi i Tabakut është pak a shumë i njëjtë me atë të shprehur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, sipas të cilit Qeveria po synon të vërë nën kontroll të plotë anëtarët e Kushtetueses. Ndërkohë Lulzim Basha ka deklaruar se do të mbështesë me votë në Kuvend miratimin e pagave të anëtarëve të Kushtetueses.

Por në seancën e fundit, votat e Bashës dhe deputetëve të tij mbështetës, nuk mjaftonin për të arritur shifrën 84, kjo edhe për faktin se në seancë mungonin së paku 7 deputetë të PS-së.

 

Etiketa: gjyqtareKryesore1kushtetuesepagaTabaku

Lajme të lidhura

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll
Aktualitet

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin
Aktualitet

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
Para
Si u zbuluan 497 kg kanabis në doganën e Malit të Zi

Si u zbuluan 497 kg kanabis në doganën e Malit të Zi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll
Aktualitet

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26

Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të...

Lexo më shumë
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com