GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Pagat nuk rriten, sepse s’mund të jepen me PPP

në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Thellohet kriza: Evropa po shkon drejt recesionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Vehap Kola

Çdo gjë që prek Edi Rama rritet. Kur ai prek taksat, taksst rriten. Kur prek vilat historikez ato shndërrohen në kulla. Kur prek tenderat, kostot e ndërtimit të rrugëve apo shërbimeve publike rriten dhjetë deri në njëqind herë. Prek lejet e ndërtimit, ato shumëfishohen. Çmimi i energjisë elektrike u rrit menjëherë sapo Rama erdhi në pushtet dhe e preku edhe këtë çështje.

Sikur këto të mos mjaftonin, Rama krijoi bordin e transparencës i cili e rriti çmimin e karburantit disafish më shumë se rajoni. Me futjen e taksës së qarkullimit në çmimin e naftës, edhe përpara krizës çmimi në Shqipëri ishte shumë më i lartë se në vendet fqinje që importojnë naftë prej nesh.

Më herët Rama kisjte rritur 100-fish koston e sterilizimit të kiteve të operacioneve duke e dhënë me PPP me një vlerë marramendëse. Ndërsa përmes PPP-së së check-up ai rriti në mënyrë fiktive dhe përmes makinacionesh ligjore numrin e qytetarëve që marrin shërbimin. Nuk mungoi dora e tij magjike edhe tek pandemia. Sapo ngriti Komitetin Teknik, numri i viktimave u rrit në mënyrë progresive dhe sot Shqipëria renditet në krye të Europës për vdekjet shtesë në vitin 2020 dhe 2021.

Të vetmet gjëra që ai nuk ka prekur në këtë dekadë të qeverisjes së tij janë pagat dhe pensionet. Rritja mesatare vjetore e pagave dhe pensioneve në vitet 2014-2022, sipas vetë INSTAT është 0.53%.

Ngulmimi i Edi Ramës për të mos rritur pagat dhe pensionet e ka lënë ekonominë familjare në një trajektore rënëse. Mësues, mjekë, nëpunës civilë dhe stafet e kompanive shtetërore janë të nënpaguar. Por kjo ka krijuar edhe një presion rënës edhe në sektorin privat. Edhe aty pagat vazhdojnë të jenë të ulëta, edhe pse fuqia punëtore mungon.

Me paga të ulëta dhe pa konkurrencë, shqiptarët nuk kanë mësuar akoma abc-në e kapitalizmit. Bizneset më të mëdha në Shqipëri janë klientët e qeverisë, që financohen me para të sigurta të buxhetit përmes PPP-ve dhe dhe me liçenca qeveritare për shfrytëzimin e burimeve. Me prekjen e Edi Ramës, edhe sipërfaqet e tokës në bregdet që u jepen oligarkëve me 1 Euro u shumëfishuan.

Me paga të ulëta dhe pa ndonjë inovacion në treg, fuqia punëtore në Shqipëri është edhe e nënkualifikuar në krahasim me rajonin. Shqiptarët janë folësit më të varfër të gjuhëve të huaja dhe digjitalizimi është më i ngadalti në rajon. Pasi diplomohen, pjesa më e madhe e të rinjve që mbeten në Shqipëri mund të punojnë vetëm në call center dhe fasoneri.

Mosrritja e pagave në sektorin publik në përputhje me të ardhurat që mbledh nga taksat i ka përgjysmuar në fakt ato. Inflacioni është rritur qëndrueshëm dhe së fundmi edhe shpejt dhe ky dimër do të sjellë rritje marramendëse të kostove të jetesës. Të ardhurat që mbledh sot buxheti janë pothuajse dyfishi i të ardhurave që mblidhte kur kjo qeveri hyri në zyrë. Pagat, janë po ato. Por jo edhe shpenzimet e qeverisë për jetë luksoze.

Pagat nuk do të rriten, mesa duket, derisa qeveria të gjejë një mundësi për t’i dhënë me PPP.

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Para
Ambasadori i Shqipërisë përplaset me homologun rus në mbledhjen e OKB-së, ja arsyeja

Ambasadori i Shqipërisë përplaset me homologun rus në mbledhjen e OKB-së, ja arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com