GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pagesat ndaj tërmetit arritën shifrën e 7.5 miliardë lekëve, për vitin që lamë pas

11:07 - 21/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Pagesat ndaj tërmetit arritën shifrën e 7.5 miliardë lekëve, për vitin që lamë pas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të paktën 83 për qind e pronave që u dëmshpërblyen nga kompanitë e sigurimit për shkak të dëmtimeve që pësuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 ishin të siguruara për efekt kredie. Kjo tregon se vetëm një pakicë e tyre rreth 17 për qind ishin në bazë vullnetare. Këto janë shifrat që raporton Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në raportin vjetor të vitit 2020 duke theksuar se deri në fund të vitit të kaluar ishte shlyer 72 për qind e vlerës së dëmshpërblimit.

“Referuar numrit të dëmeve të raportuara për ngjarjet e tërmetit, në lidhje me pronat e siguruara, vihet re që rreth 83% e tyre i përkasin të siguruarve, të cilët kanë siguruar pronën për efekt kredie, ndërsa pjesa tjetër janë prona të siguruara në mënyrë vullnetare. Bazuar në vlerësimet e shoqërive të sigurimit, për këto ngjarje, totali i numrit të dëmeve të raportuara rezulton 6,295 me vlerë rreth 4.7 miliardë lekë. Referuar periudhës 31 dhjetor 2020, dëmet e paguara rezultojnë në nivelin 90% në numër dhe 72% në vlerë, pavarësisht situatës së pandemisë në vend” thuhet në raport.

Pak pas kohës post-tërmet nga ana e kompanive u vu theksi se risiguruesit që kanë mbajtur edhe peshën kyçe në pagesën e dëmeve që shkaktoi tërmeti mund të rishikonin riskun për Shqipërinë duke rritur kështu vlerën me të cilin hynin në marrëveshje me kompanitë shqiptare. Dhe kështu ndodhi me një pjesë të tyre por sipas AMF efekti nuk ka qenë shumë i madh.

“Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka monitoruar në vijimësi procesin e pagesave të dëmshpërblimit të tërmeteve, si edhe ka mbajtur komunikim me të gjitha palët e përfshira. Përsa i përket nivelit të ekspozimit ndaj rrezikut, konstatohet se ngjarjet e tërmetit nuk kanë patur efekt të konsiderueshëm në marrëveshjet e risigurimit” thuhet në raport.

Pagesat ndaj tërmetit zunë pjesën më të madhe të dëmeve bruto të paguara nga ana e kompanive të sigurimit.  Në vitin 2020 dëmet e paguara bruto arritën në 7.5 miliardë lekë, përfshirë dhe dëmet objekt Fond Kompensimi, duke u rritur me 17.45%, në krahasim me vitin 2019.

Etiketa: AMFekonomikompani sigurimikreditermeti

Lajme të lidhura

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku kundër rritjes së çmimeve të karburanteve: Abuzim i pastër në kurriz të qytetarëve

11:42 - 04/03/26
A do të bjerë çmimi i bukës në Shqipëri? Ukraina nis eksportin e grurit
Aktualitet

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas rrit edhe çmimin e bukës në Korçë, arrin në 150 lekë

11:38 - 04/03/26
Ish-ministri socialist shpërthen ndaj Ramës: Ke kostum firmato të lyrosur nga babëzia
Aktualitet

Ish-ministri socialist i Financave rrëzon rivlerësimin e pronës: Është politikë grabitëse

08:58 - 04/03/26
Para
Rrëzohet nga lartësia një person në Orikum, po lyente anijen

Rrëzohet nga lartësia një person në Orikum, po lyente anijen

TË FUNDIT

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku kundër rritjes së çmimeve të karburanteve: Abuzim i pastër në kurriz të qytetarëve

11:42 - 04/03/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj paralajmërimit të kompanive të karburanteve për rritjen e çmimeve në Shqipëri...

Lexo më shumë
A do të bjerë çmimi i bukës në Shqipëri? Ukraina nis eksportin e grurit

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas rrit edhe çmimin e bukës në Korçë, arrin në 150 lekë

11:38 - 04/03/26
Humbja në Shkodër, Gvozdenoviç: Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia

“Partizani është ekipi i momentit, por nuk jemi të trembur”, Ivan Gvozdenovic beson te përmbysja

11:28 - 04/03/26
‘Raketat e Iranit arrijnë deri në Athinë e Vjenë’, Ministria izraelite publikon hartën: Kapin të gjithë Ballkanin

‘Raketat e Iranit arrijnë deri në Athinë e Vjenë’, Ministria izraelite publikon hartën: Kapin të gjithë Ballkanin

11:19 - 04/03/26
Aksident në autostradën Fier-Vlorë, njëri përfundon anës rrugës dhe tjetri në kanal

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, njëri përfundon anës rrugës dhe tjetri në kanal

10:53 - 04/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com