GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pagoi Dumanin t’i vriste ish-gruan, lihet në burg Alban Bengasi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pagoi Dumanin t’i vriste ish-gruan, lihet në burg Alban Bengasi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për avokatin, Alban Bengasi.

Avokati Alban Bengasi i cili akuzohet se pagoi 120 mijë euro që të vrisnin dhe të rrihnin gruan e tij, ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.  Avokati ka deklaruar para trupës gjykuese se nuk ka asnjë lidhje me akuzat.

Ai pretendoi se me bashkëshorten ka marrëdhënie normale ndonëse është divorcuar. Ai ka kërkuar që të hetohet pa masë sigurie.

“U kanë futur në një rrugë pa krye, u kanë orientuar gabim. Nuk kam lidhje me akuzat. Me bashkëshorten kam marrëdhënie normale pavarësisht se jemi divorcuar. Kërkoj të hetohem pa masë”, ka thënë ai para gjykatës.

Blerta Bengasi, ish-bashkëshortja e avokatit Alban Bengasi, ra pre e një sulmi fizik më 31 Janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj. Ajo humbi vetëdijen për të paktën 9 ditë, megjithatë arriti t’i tregojë hetuesve identitetin e autorit duke thënë se ai ishte një person i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër. Më shumë se 3 vite pas kësaj ngjarje, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u tregoi hetuesve se porositësi i këtij sulmi ishte bashkëshorti i saj, Alban Bengasi me të cilin në atë kohë ajo ishte në proces divorci, i cili kishte paguar 120 mijë euro.

Sipas Dumanit, Bengasi e donte të vdekur bashkëshorten e tij pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e tij të ngushtë. Nuredin Dumani i ka thënë grupit hetimor se personi që e ka kontaktuar fillimisht me avokatin ka qenë Festim Qoli, një nga 9 personat e arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Bengasi e ka cilësuar si mashtrues bashkëpuntorin e drejtësisë, duke u shprehur se në asnjë moment nuk i është shmangur hetimit.

 

 

Etiketa: bengasiGrua

Lajme të lidhura

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën
Aktualitet

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26
Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve
Aktualitet

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26
Para
Rëndohet bilanci, shkon në 7 numri i të vdekurve nga përmbytjet

Rëndohet bilanci, shkon në 7 numri i të vdekurve nga përmbytjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com