GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Paguhen përsëdyti rrugicat në Maliq, Topçiu i bie me top me tenderin 214 milionë lekë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Paguhen përsëdyti rrugicat në Maliq, Topçiu i bie me top me tenderin 214 milionë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga viti 2000 e në vazhdim Gëzim Topçiu drejton Bashkinë Maliq dhe sa më shumë qëndron në pushtet, më tepër i shtohet oreksi për abuzime me tenderët. Dhe lista e abuzimeve duket më e gjatë sesa kilometrat e asfaltuara!

Më datë 8 prill 2024, Topçiu ka hapur garën për tenderin me objekt ’Shtresë tapeti rrugët e vitit 2023’. Këtu ne po kuptojmë që rrugët e raportuara si të shtruara në vitin që lamë pas nuk janë përfunduar, pasi nuk i është hedhur shtresa përfundimtare.

Por, kaq kohë sa janë lënë ashtu të papërfunduara, shpresojmë mos jenë prishur edhe ajo shtresa 4 cm asfalt që i hedhin zakonisht.

Pra, po bëhet punë për herë të dytë, për rrugë me gjatësi në total 4.4 km. Në tabelën më poshtë jepen punimet që do të kryhen dhe emrat e rrugicave.

 

Procedura për tenderin në fjalë qëndroi e hapur 17 dite dhe në këtë afat dorëzuan oferta 10 kompani.

Bashkimi i operatorëve “ VASHTEMIA” shpk + mbështetës “SALILLARI” shpk kishte dorëzuar ofertën më të lirë, por me sa duket këtë herë ishin pjesëmarrës vetëm për të shtuar listën. Kështu oferta e tyre bashkë me ato të 8 kompanive të tjera u skualifikuan në fazën e parë me argumentin se kanë bërë ndryshime në ofertë.

Si rrjedhojë për në fazën finale mbeti i vlefshëm vetëm propozimi i “NIEM” SHPK me vlerë 214 milionë lekë.

Ishte hapësira që lejohej konkurrenca kryetari i Maliqit e ka sëmundje që i dhuron kontratat pa garë.

Jo vetëm që e firmosi kontratën pa respektuar ligjin mbi prokurimet, por kryebashkiaku e fshehu në sirtar për 3 muaj. Vetëm me 5 korrik u publikua emri i fituesit.

Tenderi është kapur nga filtrat e analizës së Open Data Albania dhe i është vendosur “Flamuri i kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

483 milionë lekë u hodhën për asfalt në vitin 2023

Siç përmendëm në fillim, punimet për këto rrugë kanë nisur me përvetësime. Në prill të vitit 2023, Gijotina.com ka denoncuar abuzimet e bëra në pjesën e parë të këtij projektit me  objekt “Sistemim asfaltim rrugë viti 2023”, kur siç shihet tani nuk ishte i gjithë procesi i shtrimit, dhe gjithsesi ishin vënë në dispozicion 483 milionë lekë.

Qysh në fazën e vlerësimit të ofertave, bashkia i skualifikoi 3 konkurrentë, nga katër oferta që ishin paraqitur. Argumenti i Bashkisë ishte se firmat nuk plotësonin kriteret për punë të ngjashme.

Me skemën e zakonshme që përdori, Topçiu la në garë në garë vetëm firmën e mikut të tij “VASHTEMIA” shpk. me pronarë Gëzim Avdolli dhe Servet Cenolli. Ata kishin paraqitur ofertën me vlerë 350 milionë lekë, por kishte edhe oferta të tjera me vlerë 330 milionë lekë, që nuk u përfillën.

Për këto shkelje Open Data i ka dhënë asaj kohe tenderit “Flamurin e kuq”, duke sinjalizuar rrezikun e shpërdorimit të fondit. Tani pas një viti që këtyre rrugëve do t’u shtrohet tapeti kemi shtesë 214 milionë lekë, dhuratë korrupsioni.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: “NIEM” SHPKabuzimGezim Topciutender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Macja e famshme Larry në pritje të kryeministrit të gjashtë britanik

Macja e famshme Larry në pritje të kryeministrit të gjashtë britanik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme
Aktualitet

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:30 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e të rinjve të ndaluar gjatë protestës pasi janë konstatuar parregullsi në arrestime. Ndalimet...

Lexo më shumë
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26
Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com