GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pak ditë pasi u liruan, “spiunët” rusë kapen duke fotografuar në Surrel/ Detajet

18:59 - 16/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pak ditë pasi u liruan, “spiunët” rusë dalin sërish në terren, kapen duke fotografuar në Surrel
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Timofeeva dhe Alpatov janë dy rusët, të cilët edhe pse me “detyrim paraqitje” pas historisë së spiunazhit në Gramsh mbahen nën vëzhgim nga autoritetet ligjzbatuese. Menjëherë sapo janë lënë të lirë, ata i janë rikthyer sërish pasionit të fotografisë me ushtrinë dhe bazat ushtarake. Kësaj here në zonën e Dajtit në afërsi të Surrelit aty ku rastësisht është dhe shtëpia e kryeministrit.”

Dy ditë më parë, Timofeeva dhe Alpatov u ndaluan nga shërbimet e policisë duke ecur në afërsi të këtyre bazave në zonën e Dajtit dhe u shoqëruan për në komisariatin numër 4 dhe u morën në pyetje për disa orë.

Mësohet se në celularët e tyre u gjetën foto të tjera të bazave dhe disa automjeteve ushtarake të cilat u morën nga hetuesit ndërsa më pas Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatov u lanë të lirë.

Kujtojmë se Mikhail Zorin mbahet në “arrest shtëpie” pas dyshimeve se është pjesë e spiunazhit rus. Burime pranë akuzës bënë me dije se ka dhe një dëshmi të tij në të cilën tregohet se si Zorin ka dhënë detaje mbi rekrutimin e tij nga agjentët rusë përgjatë protestave anti-Putin.

“Në kuadër të stërvitjes së përbashkët “Defender 23” autoritetet kanë shtuar vigjilencën e tyre për çdo veprimtari të mundshme agjenturore. Dhe siç bëhet me dije nga burime pranë policisë kufitare për dy shtetas të tjerë rusë është urdhëruar largimi i tyre i menjëhershëm. Jo zyrtarisht thuhet se ata janë ndaluar në zonën e Mulletit sërish duke fotografuar.”

Stërvitjet e përbashkëta “Defender” edhe në të shkuarën kanë treguar se janë objektiv i agjenturës ruse. Në prag të stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO-s në Ballkan në vitin 2021, informatorë të shërbimit sekret dhe antiterrorit në Shqipëri raportuan si të dyshuar për spiunazh disa rusë dhe çekë.

Njëri prej tyre, Georgii Budanov hyri nga pika kufitare e Qafë Thanës me automjetin e tij dhe deklaroi se vinte për turizëm. Anti-terrori raportoi se Budanov ishte parë të lëvizte në këmbë nga Orikumi në Malin e Karaburunit, pranë bazës ushtarake të Pashalimanit. Për rastin prokuroria mbylli hetimet kjo për shkak të mungesës së provave.

Në prag të stërvitjes tjetër, shërbimet inteligjente dhe ato të antiterrorit janë vënë sërish në alarm për veprimtari të dyshimta. Ndërkohë Shqipëria, duke iu bashkuar shteteve që morën masa shtrënguese ndaj Rusisë, raporton sanksione ndaj 52 subjekteve dhe 654 individëve. /A2cnn/

Etiketa: fotografirusetSpiunesurrel

Lajme të lidhura

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu
Aktualitet

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu

21:51 - 14/01/26
Arrati e planifikuar gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut
Aktualitet

Arrati e planifikuar gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut

20:32 - 14/01/26
“Kanë lidhje me mafien shqiptare”/ Sekuestrohen 6.8 ton drogë në Venezuelë, ministri i shpall luftë trafikut të kokainës
Aktualitet

“Kanë lidhje me mafien shqiptare”/ Sekuestrohen 6.8 ton drogë në Venezuelë, ministri i shpall luftë trafikut të kokainës

20:13 - 14/01/26
Para
Shakira tregon çmendurinë më të madhe që ka bërë për Pique

Shakira tregon çmendurinë më të madhe që ka bërë për Pique

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës
Breaking Views

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës

23:11 - 14/01/26

Arsenali bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta...

Lexo më shumë
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s

23:06 - 14/01/26
Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete

Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete

22:11 - 14/01/26
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu

21:51 - 14/01/26
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së

21:37 - 14/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com