GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Paketa fiskale, Dhoma e Tregtisë dhe Agrobiznesi ngrenë shqetësimin: TVSH 10% për inputet bujqësore, rrit çmimet në treg

18:52 - 04/11/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Paketa fiskale, Dhoma e Tregtisë dhe Agrobiznesi ngrenë shqetësimin: TVSH 10% për inputet bujqësore, rrit çmimet në treg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paketa fiskale e prezantuar nga qeveria për vitin 2022, nuk është e konsultuar me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë. Në një analizë që i kanë bërë kësaj paketa, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se ndryshe nga sa është kërkuar që të ketë një paketë të tretë mbështetëse për biznese pas goditjes që morën nga pandemia po përballen me rritje të barrës fiskale.

“Këto propozime për rritje të barrës fiskale për sipërmarrjen, vijnë në një situate kur sipërmarrja akoma vuan pasojat e shkaktuara nga pandemia dhe kur ne përfaqësuesit e saj i kishim kërkuar qeverisë një pakete të trete të ndihmës që nuk u ofrua nga ana e saj. Po te marrim ne konsiderate gjithashtu edhe krizën globale te rritjes se çmimeve, ne ballafaqohemi me një rritje tjetër te barrës fiskale nga qeveria. Janë 4 propozime për ndryshime ligjore, qe nga vete relacionet përkatëse të tyre, vijnë më tepër si një obligim i qeverisë ndaj rekomandimeve te bëra nga FMN-ja; DHTI- Tiranë, shpreh mendimin se shpërndarja e informacionit paraprak nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për këto ndryshime ne ligjet fiskale, nuk mund te quhet i ezauruar, pa bërë një analizë të thelluar dhe propozime që duhet të vijnë nga sipërmarrja në kuadër të një pakete të plotë fiskale”, thuhet në analizën që ata kanë bërë. 

Ndryshimeve që janë parashikuar në ligjin për TVSH-në, ku parashikohet vendosja e TVSH 10% për inputet bujqësore, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë shprehet se do të rriste kostot për prodhuesit e do të rriste çmimet në treg.

“Lidhur me inputet bujqësore, duke vendosur TVSH me 10%, nuk mund te konsiderohet lehtësi fiskale, por një shtesë barre takse për inputet bujqësore, që do të ndikojnë në rritjen e çmimit të shitjes së tyre nga ana e shoqërive të tregtimit, qe është në dëm të fermerëve, me pasoja në koston e çdo produkti bujqësor dhe për rrjedhojë me ndikim në rritjen e çmimeve në treg për produkte bujqësore” – argumenton më tej Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Gjithashtu edhe Këshilli i Agrobiznesit në Shqipëri ka shprehur se nuk janë thirrur për konsult sa i përketë paketës fiskale. Kryetari i Agrobiznesit Agim Rapaj thotw se kjo paketw synon heqjen e rimbursimit të TVSH-së për fermerët dhe vendosjes së tarifës 10% për inputet bujqësore.

“Po të shikosh paketën fiskale është mjaft e papritur për ne, ajo ka impakt të drejtpërdrejt negativ me 1.75 miliardë lekë. Fakti që nuk u bë asnjë studim paraprak, një këshillim paraprak dhe nuk u mor mendimi i ekspertëve që njohin fushën, që të shikohej opinioni dhe të diheshin dëmet që sjell kjo paketë, na solli këtu ku jemi”, u shpreh kryetari i Agrobiznesit në vend, Agim Rrapaj.

Sipas tij kjo përkthehet në rritje çmimesh, ulje fitimi dhe largim masiv nga zonat rurale. Ai më tej thotë se heqja e rimbursimit të TVSH-së për bujqësinë nga 6% që është në 0%, do të rrisë edhe çmimet për qytetarët.

“Do të thotë rritje çmimesh, ulje fitimi, largim masiv nga zonat rurale, do të thotë informaliteti më i madh, dhe nëse ne hyjmë në një Ballkan të hapur hyjmë pa këmishë. TVSH është dëmtuese sa i takon formalizimit të fermerëve, është instrumenti i vetëm që formalizon fermerët dhe tregun, dhe ishte plaga më e madhe që ne kishim. 10% është e padiskutueshme por parashikimet janë për 20% dhe mbi të” – sqaron Rrapaj.

Etiketa: agrobiznesicmimetdhoma e tregtisePaketa fiskaleTregTVSH

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
Policia shkatërron një rrjet të trafikimit të migrantëve nga Ballkani

Policia shkatërron një rrjet të trafikimit të migrantëve nga Ballkani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan
Aktualitet

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26

Në më pak se një javë, mes 10 dhe 17 marsit, Policia e Tiranës goditi dy raste të trafikimit të...

Lexo më shumë
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com