GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Paketë fiskale 3-vjeçare nga 2022, pritet të hiqen disa përjashtime fiskale

07:39 - 27/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Paketë fiskale 3-vjeçare nga 2022, pritet të hiqen disa përjashtime fiskale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Financave njoftoi se ka bërë gati për miratim një paketë fiskale trevjeçare, e cila do të zbatohet gjatë periudhës 2022-2025.

Në themel të paketës do të jetë rishikimi i përjashtimeve të TVSH-së, akcizës dhe rishikimi i normave tatimore. Ndryshimet në paketën fiskale pritet të sjellin një kontribut pozitiv në rritjen e të ardhurave tatimore me 3.1 pikë për qind.

Sipas projektbuxhetit të vitit 2022, që në vitin 2019, Ministria e Financave dhe Ekonomisë nisi hartimin e një strategjie afatmesme të të ardhurave të buxhetit. Për këtë qëllim u ftua Departamenti i Çështjeve Fiskale në FMN për të dhënë ekspertizën e kualifikuar ne drejtim të rishikimit të politikës së taksave dhe përmirësimeve në administrimin tatimor dhe doganor.

Mirëpo për shkak të tërmetit dhe pandemisë Covid-19, aplikimi i strategjisë u shty në kohë dhe pritet të hyjë në fuqi vitin që vjen. Dokumenti i FMN-së i vitit 2020 të cilën e disponon “Monitor”, mbi të cilën qeveria ka hartuar paketën ka dhënë rekomandimet e mëposhtme.

Pritet thjeshtim i pragjeve tatimore

Dokumenti i FMN-së i vitit 2020 të cilën e disponon “Monitor” mbi të cilën qeveria ka hartuar paketën, rekomandon thjeshtimin e pragjeve për të gjitha llojet e tatimeve.

Ndryshimet e shpeshta në politikën tatimore vitet e fundit kanë futur elemente që e kanë bërë të padrejtë pagesën e taksave. P.sh., punonjësit paguajnë ndjeshëm më shumë tatim mbi të ardhurat dhe kontributet sociale sesa profesionistët e pavarur që fitojnë të njëjtin nivel të ardhurash.

Politika aktuale tatimore, me disa pragje të tatimit të pagës, ka krijuar mundësi për shmangie artificiale të taksave, të tilla si vetëpunësimi fals, ndarja e bizneseve për të qëndruar brenda nivelit të ulët të tatimit mbi të ardhurat personale (TAP), analizon Fondi Monetar Ndërkombëtar. Për shembull, shumë të vetëpunësuar kanë copëzuar deklarimin e pagës në tre vende, duke shmangur pagesën e taksave për një pagë mujore bruto që arrin 180 mijë lekë dhe duhet të tatohej me 23%.

Nga hetimi që u është bërë sjelljes së bizneseve, përgjithësisht shikohet se tendenca e shmangies është për të paguar tatime mbi pagën dhe tatim mbi fitimin, jo më shumë se 15%.

Shqipëria ka shumë shkallë të progresivitetit për tatimin e të ardhurave në raport me rajonin. Kjo e ka ndërlikuar taksimin e pagave, duke e renditur Shqipërinë në një nga vendet me informalitetin më të lartë në rajon, që shkon deri në 31% në punësimin jobujqësor sipas Bankës Botërore.

Strategjia e re synon që administratat fiskale mund të jenë aktorët kryesorë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Zbulimi i evazionit mund t’i çojë organizatat kriminale para drejtësisë. Paratë e krimit dhe korrupsionit mund të taksohen nëpërmjet auditorëve me metoda indirekte, të cilat tashmë gjenden në udhëzimet e OECD-së dhe institucioneve të tjera financiare, ndërkombëtare.

Në mënyrë specifike sugjerohet të luftohet evazioni fiskal i lidhur me bizneset offshore. Këto informacione mund të sigurohen nga korniza ligjore për shkëmbimin automatik të llogarive financiare.

FMN propozoi krijimin e një sistemi fiskal të thjeshtë dhe pa përjashtime tatimore, pasi këto bëhen shkak për evazion dhe shmangie fiskale. Ministria e Financave përllogarit se nga përjashtimet tatimore mungojnë të ardhura sa 5,4% e PBB-së në vit. Sektorët me të ardhurat më të mëdha të falura janë administrata publike, shërbimet e pasurive të patundshme, shërbimet arsimore dhe shërbimet e shëndetit njerëzor përkatësisht 0.84, 0.74, 0.71, dhe 0.64% e PBB-së.

FMN kërkon heqjen e përjashtimeve të TVSH për agroturizmin, ilaçeve, hoteleve, të disa lloj importesh etj. Gjithashtu kërkon që të aplikohet vetëm një prag akcize si për prodhuesit e vegjël ashtu, edhe ata të mëdhenj.

FMN lajmëron se, nëse nuk hiqen këto pragje, projekti i fiskalizimit nuk do të japë rendimentin që pritet.

Shqipëria ka një nivel grumbullimi të TVSH në raport me PBB në rreth 3 pikë përqindje më pak se rajoni. TVSH është e nënarkëtuar në shumë sektorë, por sektori i ndërtimit është veçanërisht problematik.

Përvoja ndërkombëtare tregon se ndërtimi është shumë i ndjeshëm ndaj mashtrimit të TVSH-së, përgjatë zinxhirit të furnizimit të nënkontraktuesve. Gjithashtu, kërkohet të vihen prita ligjore për të parandaluar skemat mashtruese të TVSH, duke zgjeruar gamën e palëve që duhen penalizuar./monitor

Etiketa: 2022hiqenpakete fiskale

Lajme të lidhura

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online
Breaking Views

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Para
OBSH: Delta, varianti dominues në mbarë globin

Mbi 400 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, ja sa viktima u shënuan …

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com