GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pakot postare ndërkufitare, MFE: Rregullore e re për shërbimin, si do vlerësohen tarifat

14:41 - 31/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Pakot postare ndërkufitare, MFE: Rregullore e re për shërbimin, si do vlerësohen tarifat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar një draft rregulloren “Mbi shërbimet e dërgesave të pakove postare ndërkufitare”  që sipas relacionit shoqërues synon përcaktimin e disa kërkesave specifike për nxitjen e ofrimit të shërbimeve më të mira postare për dërgesat ndërkufitare të pakove postare. Kjo sipas ministrisë do të bëhet në plotësim të rregullimeve të përcaktuara në ligjin nr. 46/2015 “Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë”.

I njëjti specifikon se nevoja e këtij rregullimi lidhet zhvillimin e tregtisë elektronike (e-commerce) përmes përmirësimit të shërbimeve postare ndërkufitare.

Në nenin 3 të rregullores jepen detaje mbi dhënien e informacionit. Sipas saj të gjithë ofruesit e shërbimeve postare që ofrojnë shërbimin e dërgesave të pakove/kolive paraqesin në AKEP informacionin mbi emrin, statusin, formën ligjore karakteristikat dhe kur është e mundur një përshkrim i detajuar i shërbimeve si dhe termat e kushtet e dërgesave të pakove. Kur ky informacion është dorëzuar dhe ndryshon duhet të paraqitet rifreskimi në AKEP brenda 30 ditësh. Ndërkohë që brenda datës 30 qershor të çdo viti të gjithë ofruesit e shërbimeve të dërgesave të pakove/kolive duhet të dorëzojnë informacion mbi të ardhurat vjetore, numrin e personave të punësuar, numrin e pakove të përpunuara, emrat e nënkontraktorëve dhe listën e çmimeve.

Tarifat

Në nenin 4 të rregullores sillet në vëmendja pjesa e transparencës së tarifave ndërkufitare ku thuhet se të gjithë ofruesit e shërbimeve të dërgesave të pakove ndërkufitare me disa përjashtime,  brenda datës 31 Janar të çdo viti kalendarik, i vënë në dispozicion AKEP-it listën publike te tarifave të zbatueshme nga data 1 Janar e çdo viti kalendarik, për dërgesat e çdo objekti të vetëm postar, përveç objekteve të korrespondencës.

AKEP brenda datës 28 Shkurt të çdo viti kalendarik publikon të dhënat për tarifat e shërbimeve të dërgesave ndërkufitare për pakot/kolitë e ofruara nga ofruesit e shërbimeve, duke siguruar që publikimi bëhet në një link të dedikuar të faqes së AKEP, e cila do jetë neutrale dhe jo me karakter tregtar.

Vlerësimi i tarifave të pakove të vetme ndërkufitare

“Bazuar në listën e publikuar të tarifave, për çdo objekt të vetëm postar të listuar në Aneksin 1(shih në fund të shkrimit), AKEP identifikon tarifat ndërkufitare të ofruesit të shërbimeve të dërgesave të pakove/kolive që origjinohen/dërgohen nga Shqipëria, dhe që janë subjekt i nje detyrimi të shërbimit universal për të cilat AKEP e konsideron objektivisht të nevojshëm vlerësimin.

AKEP, në përputhje me parimet e neneve 28 dhe 29 të ligjit 46/2015, vlerëson objektivisht tarifat ndërkufitare të identifikuara sipas pikës 1 me qëllim identifikimin e atyre tarifave ndërkufitare të konsideruara të larta pa asnjë arsye. Në këtë vlerësim, AKEP merr parasysh elementet në vijim:

a) Tarifat e brendshme dhe çfarëdo tarife tjetër të shërbimeve të dërgesave të pakove të krahasueshme në vendin e destinacionit;

b) Vëllimet reciproke, kostot specifike të transporti ose përpunimit, kosto të tjera përkatëse dhe standardet e cilësisë së shërbimit;

c) Impaktin e mundshëm të tarifave ndërkufitare të aplikuara mbi përdoruesit individual dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përfshirë ato që ndodhen në zona të largëta ose më pak të populluara, dhe mbi përdoruesit individual me aftësi të kufizuara, kur është e mundur duke mos vendosur një pengesë jo proporcionale.

Përveç elementeve në pikën 2, AKEP, kur e konsideron të domosdoshme, mund të marrë parasysh veçanërisht elementet e mëposhtme:

a) nëse tarifat janë subjekt i një rregullimit të veçantë të çmimeve në bazë të legjislacionit kombëtar;

b) abuzim i pozicionit mbizotërues në treg, i vendosur në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.

Metodologjia që do përdoret në lidhje me elementët e listuar në pikat 2 dhe 3 miratohet me udhëzim të ministrit brenda tre muajsh nga miratimi i kësaj rregulloreje.

Për qëllime të vlerësimit të cituar në pikën 2, AKEP, kur e konsideron të nevojshme, mund të kërkojë informacione ose prova të tjera të nevojshme në lidhje me tarifat për kryerjen e vlerësimit.

Informacionet ose provat e cituara në pikën 5, do t’i vihen në dispozicion AKEP brenda një muaji nga marrja e kërkesës, së bashku me çfarëdo justifikimi për tarifat që po i nënshtrohen vlerësimit.

Në përfundim të vlerësimit, AKEP i dërgon ministrit vlerësimin e kryer deri më 30 Qershor të vitit kalendarik përkatës, duke respektuar kërkesat ligjore për konfidencialitetin tregtar në informacionin e vënë në dispozicion.

Vlerësimi i kryer dhe i dërguar sipas pikës 7, do të publikohet”thuhet ne nenin 5 te rregullores qe eshte ne konsultim.

Lajme të lidhura

Vlora në krizë uji: 3 ditë pa furnizim, spitali mbahet me autobotë zjarrfikësish
Breaking Views

Vlora në krizë uji: 3 ditë pa furnizim, spitali mbahet me autobotë zjarrfikësish

10:20 - 28/12/25
As të vdekurit nuk gjejnë qetësi! Plehrat pushtojnë varret në Tufinë
Aktualitet

As të vdekurit nuk gjejnë qetësi! Plehrat pushtojnë varret në Tufinë

17:14 - 27/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm

16:41 - 27/12/25
Para
Kontrolle me dronë e radarë, Policia Rrugore e Lezhës: 7 shoferë në pranga e 781 gjoba në një javë

Kontrolle me dronë e radarë, Policia Rrugore e Lezhës: 7 shoferë në pranga e 781 gjoba në një javë

TË FUNDIT

Pesë serbë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin e Kosovës, mes tyre një ish-ushtarak
Breaking Views

Pesë serbë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin e Kosovës, mes tyre një ish-ushtarak

12:34 - 28/12/25

Pesë persona të nacionalitetit serbë kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin, por janë ndalur nga Policia e Kosovës. KosovaPress ka...

Lexo më shumë
Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX

Vdes Brigitte Bardot, legjenda e ekranit francez dhe simboli i kinemasë së shekullit XX

11:41 - 28/12/25
Bllokoi rrugën në një festë në Vaun e Dejës, i gjendet kanabis në makinë

Bllokoi rrugën në një festë në Vaun e Dejës, i gjendet kanabis në makinë

11:18 - 28/12/25
Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin skuadrat e shqiptarëve në Serinë A

Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin skuadrat e shqiptarëve në Serinë A

11:05 - 28/12/25
Vlora në krizë uji: 3 ditë pa furnizim, spitali mbahet me autobotë zjarrfikësish

Vlora në krizë uji: 3 ditë pa furnizim, spitali mbahet me autobotë zjarrfikësish

10:20 - 28/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com