GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pakt me ‘non gradën’? Reagon Rama: Ne jemi përherë tre hapa para…

11:53 - 13/03/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Heqja e dinarit serb, reagon Rama: Kosova të respektojë kushtetutën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pas marrëveshjes së Partisë Socialiste me grupin e Rithemelimit për të ngritur Komisionet Hetimore me qëllim që opozita t’i rikthehet Kuvendit, ka reaguar për herë të parë edhe kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ai ka deklaruar se “pazari me Non Gratën” nuk ekziston, pasi e kanë thënë më herët se pse janë dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojnë komisionet hetimore.

“Të gjithë idiotët e dobishëm janë sulur socialeve e kanaleve për të thënë se paskërkemi gëlltitur ç’kemi thënë dhe po bashkëpunokemi me Non Gratën, pse jemi dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojmë komisione hetimore brenda kësaj kornize!

Po ne këtë e kemi thënë e stërthënë dhjetra herë, qyshse refuzuam të miratojmë kërkesa për të ngritur komisione hetimore jashtë asaj kornize! Dhe nëse deputetë të Kuvendit që mbledhin firmat për të ngritur një komision hetimor e bëjnë kërkesën brenda asaj kornize, ne s’kemi as të drejtë, as arsye e as mundësi që ta refuzojmë. E kurdoherë që kjo të ndodhë vota jonë është sigurisht pro!

Çfarë ka këtu për të vënë kujën përveç nevojës për të helmuar publikun me akuza dhe shpifje krejt të pabaza mbi medemek “pazarin me Non Gratën”, i cili thjesht nuk ekziston?

Edhe për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore e kemi thënë prej disa kohësh, nëse nuk pjell asgjë veç sherrit e shamatasë së tyre deri kur të mbyllet afati, do të mbyllet edhe komisioni e kjo punë do t’i mbetet Kuvendit, ku po nuk u arrit dot ndonjë mirëkuptim për ndryshime të ligjit dhe s’ka numra në sallë për të votuar ndryshime, do të shkojmë në zgjedhje me ligjin që kemi. As për këtë s’kemi ndryshuar ndonjë qëndrim a mendim.

Atëherë ku është ky pazar dhe ku hyn Non Grata në këtë mes?!

Ah, nëse ata që do të digjnin parlamentin kanë ndërruar mendje dhe duan të rikthehen në punë, ne as nuk i pengojmë dot, as nuk duam t’i pengojmë të reflektojnë, përkundrazi na vjen mirë që ta bëjnë. Kjo është e gjitha dhe ne jemi ata që ishim, aty ku ishim, me po ato qëndrime që kishim, jo sepse është gabim të ndryshosh qëndrim, po sepse në këtë rast nuk ka asgjë për të ndryshuar në qëndrimin tonë.

Çudi që s’e mësuan dot që Partia Socialiste është gjithnjë tre hapa përpara dhe në fund të gjitha xhirot bosh përfundojnë po në pikën ku nisin, tre hapa mbrapa nesh”, shkruan Rama

Etiketa: Kryesore1marreveshjeRama

Lajme të lidhura

Salianji kandidat për kreun e PD, Biberaj: Nëse ka mbështetje të kandidojë, qëndrimi i Berishës…
Breaking Views

Salianji kandidat për kreun e PD, Biberaj: Nëse ka mbështetje të kandidojë, qëndrimi i Berishës…

19:44 - 21/04/26
Ilir Meta paraqet kërkesën: Mos më mbani në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore
Breaking Views

Ilir Meta paraqet kërkesën: Mos më mbani në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore

18:20 - 21/04/26
‘Kryengritja e radhës do jetë më madhështore’, Berisha: Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës
Aktualitet

‘Kryengritja e radhës do jetë më madhështore’, Berisha: Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës

14:10 - 21/04/26
Para
Ish-banorja e BBV tregon si u ndalua nga policia serbe: I shava dhe…

Ish-banorja e BBV tregon si u ndalua nga policia serbe: I shava dhe…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prezantohet trajneri Gvozdenovic: Objektivi i Elbasanit është “Final Four”
Sport

Gvozdenovic beson te finalja para sfidës me Egnatian: Ndeshja do të jetë e hapur, por do bëjmë maksimumin

08:12 - 22/04/26

Elbasani do të presë sot Egnatian në stadiumin “Elbasan Arena” për aktin e dytë gjysmëfinal të Kupës, pas barazimit 1-1...

Lexo më shumë
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Prill 2026

07:39 - 22/04/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 22 Prill 2026

07:36 - 22/04/26
Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

23:16 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com