GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
    • Qatar 2022
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pakti i Sotiraq Filos me dy biznesmenë të akuzuar, u jep 1.6 MLD lekë

11:52 - 19/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pakti i Sotiraq Filos me dy biznesmenë të akuzuar, u jep 1.6 MLD lekë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo po zhvillon një projekt me dy biznesmenë të arrestuar më parë për punime fantazmë. Po flasim për prokurimin me objekt  “Mbrojtje nga gërryerjet ne krahun e majtë të lumit Devoll, NjA Mollas – Cerrik”, për të cilin janë vënë në dispozicion 1.6 miliardë lekë.

Filo e ka lëshuar dorën këtë herë më këtë fond, por të paktën e justifikon me qëllimin se do të riparojë argjinaturën e lumit. Gjithsesi me ato që do të tregojmë më poshtë ka shumë dyshime nëse ky plan do të realizohet sipas standardeve të nevojshme.

 

Së pari, shohim se Filo ka shkelur rregullat kryesore të prokurimit dhe e ka dhënë këtë kontratën pa lejuar konkurrencë në proces. Evidentohen 9 oferta që janë paraqitur, por 8 prej tyre janë përjashtuar menjëherë nga gara dhe jo për të gjitha është dhënë argumenti ligjor. Ndërkohë është kaluar automatikisht si e vlefshme vetëm oferta e bashkimit të operatorëve  “Vellezerit Hysa” shpk dhe “Ergi” Shpk, me vlerë 900 milionë lekë.

Firmosja e tenderëve në mungesë të konkurrencës është bërë si trend i korrupsionit nga kryebashkiakët që kanë marrë mandatet e treta radhazi, që me sa duket nxjerrin me shpejtësi shpenzimet e fushatave elektorale. Megjithëse numërohen disa kryebashkikë që kanë përfunduar në burg për korrupsion kohët e fundit, Filo nuk shqetësohet në rrugën e abuzimeve.

Biznesmenët mashtrues

Një tjetër pyetje na lind mbi këtë tender: Si mund t’i besohet ky projekt kaq i rëndësishëm dhe i kushtueshëm dy personave që janë arrestuar më parë për mashtrim me prokurimet.

Konkretisht, kompania “Vëllezërit Hysa” nga Elbasani rezulton një prej sipërmarrjeve private që ka fituar më shumë tenderë publikë gjatë periudhës së qeverisjes së “Rilindjes” së Edi Ramës.

Administratorët e saj, Agron dhe Kujtim Hysa, u arrestuan në fillim të vitit 2018, pasi Prokuroria e Elbasanit zbuloi se kompania nuk kishte kryer punime në aksin rrugor “Elbasan-Gjinar”, për të cilën ishte angazhuar si nënkontraktore.

Bashkë me vëllezërit Hysa, prokuroria e Elbasanit urdhëroi edhe arrestimin e dy ish-drejtuesve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe Andi Toma.

Megjithatë, Agron dhe Kujtim Hysa fituan shpejt lirinë, pasi gjykata rrëzoi më vonë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre.

Biznesmeni që bashkëpunon me bandat

Ndërsa kompania “Ergi” Shpk është në pronësi të Nuri Ballës i cili në vitin 2017 ka qenë nën hetim prej Prokurorisë së Elbasanit.

Në atë kohë akuza nisi të ashtuquajturin mega operacion hetimor për burimin e pasurisë së 67 personave, midis të cilëve gjendeshin edhe të afërm të ish- kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Lista voluminoze përmbante edhe emra të biznesmenëve të ndryshëm dhe të njohur si të fuqishëm në Elbasan, ku ndër ta ishte edhe Nuri Balla.

 

Por duket se dhe ky aksion nuk ka sjellë rezultat teksa Balla vazhdon të përfitojë tendera pa garë sa në Elbasan, Korçë dhe Pogradec.

Firma e Nuri Ballës është mjaft e njohur për tenderët që zhvillohen nga kryebashkiakët e Juglindjes. Kujtojmë se, më 19 qershor 2023, shoqëria “ECO-ELB” e bashkisë Elbasan, që ka në administrim landfillin dhe inceneratorin “Albtek Enery”, i ka dhënë firmës “ERGI Sh.p.k”, të drejtën e modifikimit, testimit dhe ndezjes së inceneratorit të Elbasanit, kundrejt vlerës 27.5 milionë lekë.

Ndërsa sipas dosjeve në e Prokurorinë Elbasan dhe në SPAK, e gjithë familja “Balla” si bashkëshortja Afërdita Balla; i biri Ergi Balla dhe e bija Joana Balla janë nën hetim për evazion fiskal, kontrabandë, pastrim parash, trafik droge dhe lidhje me bandat Sanxhaktari- Çela të kësaj zone.

Edhe njëherë tjetër shohim se si paratë e taksapaguesve përfundojnë në duart e afaristëve mafiozë të integruar me pushtetin.

Lexo edhe: Dyshime për tenderin 400 milionë lekë të pastrimit të Korçës, Sotiraq Filo dyfishoi fondin

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimsotiraq Filotender
ShareTweetSendScan

Lajme të lidhura

Ferri i pacientëve në Onkologjik, ulen 4-fish fondet për ilaçe e kimio
Fact-Checking & Analize

Ferri i pacientëve në Onkologjik, ulen 4-fish fondet për ilaçe e kimio

16:44 - 23/09/23
Grigor Joti i pangopur me fondet e tenderëve fut duart edhe në prokurimet me vlerë të vogël. Më datë 18 shtator 2023, në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike, Ujësjellës-Kanalizime Kamëz është publikuar tenderi me objekt “Blerje Kancelari ".
Fact-Checking & Analize

Rakip Suli qeras me 20 MLN lekë Grigor Jotin për blerje lapsash dhe gomash

12:04 - 23/09/23
Qiratë e Çelës për zyrat e OSHEE, 3.4 MLD lekë në vit fatura për drejtorin e ri
Fact-Checking & Analize

Qiratë e Çelës për zyrat e OSHEE, 3.4 MLD lekë në vit fatura për drejtorin e ri

15:36 - 22/09/23
Para
Kombëtarja U-17/ Gici e Rifa rrëfejnë emocionet e golave me Maltën

Kombëtarja U-17/ Gici e Rifa rrëfejnë emocionet e golave me Maltën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lajmi i fundit/ Vritet njëri nga sulmuesit e Policisë së Kosovës
Aktualitet

Lajmi i fundit/ Vritet njëri nga sulmuesit e Policisë së Kosovës

14:37 - 24/09/23

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një sulmues është vrarë në veri të vendit. “Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut...

Lexo më shumë
Inter nuk ndalet, mposht Empolin e 3 shqiptarëve (VIDEO)

Inter nuk ndalet, mposht Empolin e 3 shqiptarëve (VIDEO)

14:36 - 24/09/23
Sulmi në Veri, Balla bisedë telefonike me homologun Sveçla

Sulmi në Veri, Balla bisedë telefonike me homologun Sveçla

14:31 - 24/09/23
Zgjedhjet ikën, Celibashi vazhdon me tenderin 352 MLN lekë për zarfe sigurie

Zgjedhjet në Kukës, Celibashi: Do ndëshkohen ata që…

14:25 - 24/09/23
Vrasja e policit në Veri, pas kufirit në Bërnjak, mbyllet dhe Jarinja

Vrasja e policit në Veri, pas kufirit në Bërnjak, mbyllet dhe Jarinja

14:24 - 24/09/23
ADVERTISEMENT
GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
    • Qatar 2022
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com