GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pali i Pustecit ia çon lekët me fadromë të afërmit të prefektit, 95 MLN lekë kontrata pa garë

14:11 - 14/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pali i Pustecit ia çon lekët me fadromë të afërmit të prefektit, 95 MLN lekë kontrata pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në këto valë tenderësh pa garë që po raportojmë, i erdhi radha bashkisë së vogël të Pustecit. Këtu pavarësisht buxhetit të vogël, shpërdorimet qenkan të mëdha! Më konkretisht, më datë 11 prill 2024, kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, ka hapur tenderin me numër reference REF-00812-04-10-2024 dhe objekt “Blerje Fadrome”. Dhe fondi i caktuar për blerjen e mjetit është 91. 2 milionë lekë.

Deri më datë 22 prill 2024 ka qenë afati i fundit i dorëzimit të ofertave, kur kane dorëzuar propozimet 8 firma. Duke qenë se shpallja e fituesit u shty me gati dy muaj, menduam që kryetari ka ndjekur ligjin dhe po merret me shqyrtimin e ofertave.

Por, nuk ka ndodhur kështu, pasi në këtë rast kemi të bëjmë me eliminim të menjëhershëm të konkurrentëve që në fazën e parë. Dhe u la për në “finale” vetëm oferta e firmës që me sa duket ishte e paracaktuar.

Sipas të dhënave në dokumentacionet e tenderit, vetëm për firmën “Compi Tel”  janë dhënë arsyet e skualifikimit, ku thuhet se ka paraqitur ofertë anomalisht të ulët. Ndërsa për kompanitë e tjera nuk janë dhënë argumentet mbi të cilat është vendosur pavlefshmëria e ofertave të tyre. Kështu, në mënyrë të dyshimtë dhe të fshehtë iu hap rruga firmës “START CO”, që kishte ofertë me vlerë rreth 80 milionë lekë.

 

Për këtë mungesë konkurrence, Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e kuq”, duke treguar kështu se kemit bëjmë me një rast abuziv. Kujtojmë se kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

Firma që mori fondin “START CO” është në pronësi të Shupo Qendros, njeriu i afërm i prefektit të Tiranës, Afrim Qëndro.

Lidhja me prefektin është një kartëvizitë e mirë nëpër tendera të cilat kompania i fiton pa garë, sidomos nga bashkia Tiranë.

Edhe vetë kryebashkiaku i Pustecit është zyrtar që krijon nepotizëm në institucionin e tij. Pak kohë më parë një emision investigativ raportoi se në këtë bashki ishin punësuar miqtë e kryetarit.

Në lidhje me këtë Kolefski u justifikua që për shkak se njerëzit kanë ikur, të gjithë në atë zonë kanë lidhje miqësore apo familjare me të. Madje ai ka pranuar se ka lidhje familjare me ata që ka emëruar në këshill si kunatën e tij, tek ujësjellësi apo edhe tek zjarrfikëset ku ka emëruar vëllain e vet.

Ndërsa rasti i fadromës tregon se kryetari i bashkisë nuk pyet shumë për paratë e buxhetit të shtetit, por vendos sipas interesit. Madje i shkel edhe klriteret që vendos formalisht në prokurim. Konkretisht, firma fituese do të duhej të dorëzonte bilancin financiar të tre viteve të fundit në komisionin e tenderit. Zyrtarisht, sipas dokumentit të mëposhtëm, kompania rezulton se nuk e ka depozituar pasqyrën financiare vitit 2023 as në QKB, që është një detyrim.

 

Nga ana tjetër, ne nuk gjejmë në dokumentet e tenderit mënyrën se si e ka përcaktuar fondin limit bashkia Pustec. Së pari, duhej bërë një studim, nëse bashkisë i del më lirë të kontraktojë një mjet të tillë me qira, apo ta blejë dhe ta mirëmbajë fadromën.

Së dyti, këtu më poshtë po ju sjellim çmimet në këtë moment të fadromave nga disa vende evropiane të njohura për prodhimin dhe tregtimin e tyre. Të gjitha janë poshtë çmimit me të cilën është firmosur kjo kontratë.

 

Kujtojmë se çmimi me të cilin është lidhur kontrata është pa TVSH, pra i bie që bashkia Pustec po e blen fadromën me 9479980 lekë përfshirë taksën e vlerës së shtuar.

Ky kryetar duhet ndaluar së firmosuri kontrata të tilla që vijnë era korrupsion, prandaj Agjencia e Prokurimeve Publike duhet ta hetojë, por edhe KLSH ta mbikëqyrë shpërdorimin e parave të arkës së bashkisë Pustec.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimfadromapustecSkandal

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Kthimi i sheshit “Skënderbej” në “Fan Zone” zhvendos faljen e Kurban Bajramit

Kthimi i sheshit “Skënderbej” në "Fan Zone" zhvendos faljen e Kurban Bajramit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com