GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Palin nuk e vrava unë…

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Palin nuk e vrava unë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Emirjon Senja – Jo or jo, Palin nuk e vrava unë. Palin nuk e vrau as fqinji im. Ai del njëkohësisht me mua, që në 07:00 të mëngjesit për të shkuar në punë, ndërkohë që unë vrapoj për të dërguar vajzën në shkollë, që më pas të filloj punën, e cila mbaron ose jo deri në orën e vona të mbrëmjes.

Palin nuk e vrau as kolegu im, i cili bashkë me mua punon ndershmërisht për të mbajtur familjen dhe rritur fëmijën e tij.

Palin nuk e vrau as ai punonjësi i ndershëm i sektorit publik që krahas lodhjes së punës duhet të përballet edhe tekat e drejtorit aktivist dhe rrogën mizerabël, me të cilën duhet të përballojë çmimet e frikshme.
Palin nuk e vrau asnjë prej jush që po i lexoni këto rreshta, pasi ata që vrasin kështu egërsisht, natën, duke haxhuar shuma të konsiderueshme me sa duket për çdo “aksion”, nuk lexojnë, madje as e vrasin mendjen fare se çfarë mendojmë ne.

Ata presin porosinë e radhës.

As Palin, as Mimozën dhe askënd tjetër, viktimë të çmendurisë shqiptare nuk kemi vrarë ne.

Ne nuk kemi si të vrasim teksa jemi duke u strapacuar dita ditës për të mbijetuar në një shtet të shkalafitur dhe një qytet të pajetueshëm, të marrë peng nga elitat mafioze të vendit që borxhet i krijojnë gjetkë dhe hesapet i lajnë mbi gjakun e hallexhijve këtu.

A nuk e shihni se paraja e pistë ka pushtuar vendin? Llumi dhe droga janë kudo. E si mund të vrasim ne kur paratë, pushtetin dhe gishtin që tërheq këmbëzën e kanë ata?!

Përveç këtyre, ne të tjerët jemi të marrë peng.

Në sytë e tyre jemi thjesht taksapagues ose klientë të mjerë në të gjithë sektorët e ekonomisë që kanë gllabëruar, por edhe kurbanë kur lajnë hesapet.

Uroj të gjenden sa më parë porositësit dhe vrasësit e vërtetë të një qytetari të ndershëm si Pali! Ngushëllime familjes!

Etiketa: Emirjon SenjaPal Kolatop channel

Lajme të lidhura

Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët
OP-ED

Besoni, luftoni, mos u dëshpëroni… të tregojmë një herë se jemi të zotët e vetes!

09:22 - 14/11/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Si mundet mëmëdheu t’i durojë këta drejtues që duken si përfaqësues shqiptarë të ‘Botës Serbe’

09:26 - 13/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26
Para
VIDEO/ Aksident i frikshëm, makina ‘hidhet’ në ajër

VIDEO/ Aksident i frikshëm, makina 'hidhet' në ajër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deklaratat në Asamble, Majko: Nuk fola për videot erotike të socialistëve, por për lidhjet me krimin
Aktualitet

Deklaratat në Asamble, Majko: Nuk fola për videot erotike të socialistëve, por për lidhjet me krimin

14:15 - 17/11/26

Deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar pas lajmeve të publikuara lidhur me deklaratat e tij në Asamblenë e PS. Përmes...

Lexo më shumë
Shqipëria në vazon e tretë, si funksionon shorti i kualifikueseve të Euro 2028?!

Shqipëria në vazon e tretë, si funksionon shorti i kualifikueseve të Euro 2028?!

14:07 - 17/11/26
Goditën me vezë eskortën e kryeministrit në Manëz, gjykata liron dy protestuesit: Arrestim i paligjshëm

Goditën me vezë eskortën e kryeministrit në Manëz, gjykata liron dy protestuesit: Arrestim i paligjshëm

14:01 - 17/11/26
Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku!

Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku!

13:42 - 17/11/26
28 Nëntori/ Berisha: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi

28 Nëntori/ Berisha: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi

13:25 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com