GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pallati i dëmtuar nga tërmeti rrezikon shembjen, protestojnë banorët në Durrës: Bashkia nuk na dëgjon

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Pallati i dëmtuar nga tërmeti rrezikon shembjen, protestojnë banorët në Durrës: Bashkia nuk na dëgjon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa banorë në  Durrës kanë dalë sot në protestë pasi ndihen të rrezikuar  nga punimet  pa kriter që bëhen pranë pallatit ku ata banojnë, i cili ka mbetur i dëmtuar nga tërmeti i viti 2019. Bëhet fjalë për lagjen 13 në Durrës, ku u shemben dhe mbetën të dëmtuar me qindra banesa pas tërmetit të fortë që goditi vendin tonë.  Por bashkia në vend që të ndihmojë banorët të rikonstruktojnë pallatin e tyre  i cili është klasifikuar në  nivelin DS3, ka dhënë lejë për ndërtime të tjera aty pranë. Por sipas banorëve, këto ndërtime rrisin rrezikun që nga momenti në moment pallati ku ata banojnë të shembet.

Në një prononcim për mediet ata tregojë se kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve lokale dhe organit të akuzës për ndërprerjen e punimeve, por askush nuk ka reaguar ndaj sot kanë protestuar para prokurorisë së Durrësit.

 “Ne jemi dëmtuar në nivelin DS3. Para 6-7 ditësh kanë ardhur për të ndërtuar një pallat tjetër, ngjitur me ne. Kemi bërë ankesë në bashki, prokurori e gjykatë dhe askush s’na ka dhënë përgjigje. Ne jemi të dëmtuar nga tërmeti, me kolonë të thyer, e kolona të tjera dhe shkallët të dëmtuara nga tërmeti që do riparohen. Ne po presim që të vijnë të na riparojnë, ai po na gropos fare”, thotë një banor.

Ata tregojnë se leja për ndërtesën peskatëshe që po ngrihet pranë pallatit të tyre është dhënë disa vite më parë, po së fundmi firma ndërtuese ka nisur punimet që kanë vënë në rrezik për jetën familjet që jetojnë në këtë pallat.

Të detyruar banorët kanë braktisur pallatin, pasi nuk ndjehen të sigurtë brenda tij, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e prokurorisë dhe gjykatës për të pezulluar punimet dhe hetuar mbi këtë rast, si dhe për t’u siguruar të drejtën e jetës dhe strehimit.

 “Kishte marrë lejen. Ne reaguam dhe erdhi kryetari i bashkisë, Vangjush Dako, në atë kohë dhe i pezulloi punimet me një fjalë goje. Firma u largua. Leja ishte dhënë pa u parë konkretisht në terren, toka. Ne jemi më të cenuarit”.

Në këto kushte ata i bëjnë thirrje publike bashkisë dhe Prokurorisë së Durrësit që të lëshojnë një vendim për ndërprerjen e punimeve të ndërtesës pesëkatëshe dhe të përcaktohet një fond për rikonstruktimin e pallatit të tyre.

 Ky nuk është rasti i vetëm ku pas dy vitesh nga tërmeti qytetarët e mbetur të pastrehë ankohen se jetojnë në çadra dhe nuk kanë marrë asnjë bonus apo lajm nga qeveria se kur do të ndërtohen banesat e tyre.

Etiketa: protesterreziktermeti

Lajme të lidhura

Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Para
Greqi/ Mbi 2 mijë raste dhe 14 të vdekur nga Covid

Rritet numri i viktimave me COVID-19 në Greqi, regjistrohen 3279 raste të reja në 24 orë

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com