GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pallati në Durrës rrezikon shembjen, banorët: S’e ka vënë ujin në zjarr asnjëri

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Pallati në Durrës rrezikon shembjen, banorët: S’e ka vënë ujin në zjarr asnjëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një pallat me 43 hyrje që është dëmtuar nga tërmeti në Durrës, rrezikon të shembet nga punimet që po bëhen në hyrje. Banorët e këtij pallati kanë dalë sërish në protestë para Bashkisë për këtë problematikë shqetësuese, teksa kanë kërkuar ndërprerjen e këtyre punimeve.  

Ata shprehen  se pallati i tyre i klasifikuar më shkallë dëmtimi DS3 akoma nuk është riparuar, ndërsa me nisjen e punimeve të një pallati të ri situata është bërë më e rëndë. Sakaq, kanë ngritur disa herë zërin, tek organet kopetente për të parë që gjendja është serioze, edhe pse këta të fundit, sipas tyre “s’e kanë vënë ujin në zjarr”.

“Kemi prit, ka 20 vite që presim, vetëm gënjeshtra, ja prit sa të hidhet fondi, sa të gjendet pronari, kujt tia japin tenderin, kujt sia japin tenderin. Jemi një grup nga ky pallat, kemi të njëjtin problem. Asnjëri nuk është përgjigjur, a janë të çmendur këta njerëz, të vijnë të shohin aty ca po bëhet me ne”, është shprehur njëri nga banorët.

Një tjetër është shprehur se gjykata i dha të drejtë firmës për të vazhduar punimet, pa parë minimalisht situatën. Ata i kanë humbur shpresat për drejtësinë në këtë vend, duke u shprehur se ligjërisht është e drejta e tyre për këtë rast, ndërsa në vend të drejtësisë luhet leku.

“Kishim dje vendimin që do pezullonte dje vendimin e firmës  që do bënte rishikim të lejes e të gjithë, po zonja ka marrë lekët mesa duket domethënë nuk pijnë më ujë ato lekët që na kanë marrë me firma me ankesa me fotografi me video dhe pallati që po dëmtohet akoma më shumë, nga punimet që kanë bo zotërinjtë në fjalë edhe tha që rrëzohet kërkesa juaj, pa asnjë lloj arsyetimi logjik, po e heqim atë ligjor se tek ne nuk funksionojnë. Minimalja të vijë të shohin pallatin. Se ka vënë ujin në zjarr asnjëri, as bashkia asnjë, vijnë sa për sy e faqe, kush na mbron ne pallati është duke rënë. Ligjërisht është e drejta juaj tha avokati, po këtu vetëm leku bën punë jo drejtësia. Madje ajo kompani që ka ndërtuar këtë pallat vazhdon pa problem punimet. Ndërsa ne duhet të rrimë, urtë ne taksapaguesit”, është shprehur njëri.

Një tjetër ka përfunduar se themelet e pallatit nga punimet e kompanisë, janë dëmtuar ndërsa kanë hapur një gropë që rrezikon shembjen e ndërtesës.

“Skemi më besim tek askush, dje gjykata vendosi i dha të drejtë firmës, pa të drejtë që firma të vazhdoj punimet. Nuk është marrë asnjë masë për këtë pallat. Kërkojmë nga bashkia të vijë të shikojnë pallatin, ata vazhdojnë punimet. Minimalja që kërkojmë nga Bashkia, që duhet të kishte më marrë masë me kohë që mos kishte hapur atë gropë aty. Që mos kishte hapur gropën aty, se rrezikohen themelet dhe pallati do bierë. Firma duhet të kishte ngul pilot, gjë që nuk e bëri, drejtësi këtu te në nuk ka”, është shprehur një tjetër banor.

 Theksojmë sërish se sot banorët protestuan për te tretën here pasi vendimi i gjykatës nuk i pezulloi punimet dhe ata u detyruan të kërkojnë bashkisë ndërprerjen e punimeve dhe zgjidhje për pallatin e tyre. A.L / gijotina.com

Etiketa: banoreDurresKryesore1

Lajme të lidhura

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë
Aktualitet

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku
Aktualitet

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

19:04 - 13/05/26
I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit
Aktualitet

I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit

18:49 - 13/05/26
Para
VIDEO, momenti qesharak i pilotit të Formula 1 duke imituar majmunët

VIDEO, momenti qesharak i pilotit të Formula 1 duke imituar majmunët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Lexo më shumë
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com