GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pallati problematik në Gjirokastër, në vjeshtë nis ndërhyrja, 15 familje në rrezik nga rrëshqitja

12:25 - 14/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Pallati problematik në Gjirokastër, në vjeshtë nis ndërhyrja, 15 familje në rrezik nga rrëshqitja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Në vjeshtë pritet të fillojë ndërhyrja për ndërtimin e pritës mbrojtëse pranë pallatit 5-katësh në lagjen “ Punëtori” në Gjirokastër.Objekti i ndërtuar në fund të viteve 80 mbi një kodër shtufi në këtë lagje u kërcënua nga disa rrëshqitje masive përgjatë 20 viteve të fundit. Rrëshqitja më kritike ishte ajo e vitit 2018 që erdhi pas ndërhyrjes me ndërtime në fundin e kodrës ndërsa zona ishte e klasifikuar prej vitesh si e brishtë dhe e papërshtatshme për ndërtime.

Shtrati i rrëshqitjes që ka ardhur duke u zgjeruar me vitet dhe riaktivizohet në kohë me reshje ka nxitur shpesh diskutime për evakuimin e mundshëm të banorëve.

Fondi prej 64 milionë lekësh të reja financuar nga qeveria shqiptare do të zbatohet përgjatë katër muajve dhe do të stabilizojë kodrën ku është vendosur pallati me mure mbrojtëse dhe pilota betoni.

Janë 15 familje të pallatit 5-katësh dhe banorët e një vile 2-katëshe që rrezikohen nga rrëshqitja ndërsa një tjetër vatër aktive shumë kritike rrëshqitjeje në Gjirokastër në lagjen Kodra e Shfufit u stabilizua me të njëjtën metodë. Edhe banorët e një kompleksi banesash karakteristike në lagjen Cfakë të vendosura buzë një përroi që rrezikojnë prej vitesh rrëshqitjen presin ndërhyrjen prej projektit të by passit të Gjirokastrës që do të kalojë buzë përroit dhe parashikon stabilizimin edhe të rrëshqitjes./TOPCHANNEL

Etiketa: demtimfamiljeGjirokasterpallatrrezikTermet

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Para
Tabaku komenton ndryshimet në statutin e PD: Pati diskutime konstruktive, partia do jetë më fleksibël dhe e hapur

Tabaku komenton ndryshimet në statutin e PD: Pati diskutime konstruktive, partia do jetë më fleksibël dhe e hapur

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com