GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama prezanton projektet për Pallatin e Kongreseve: Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama prezanton projektet për Pallatin e Kongreseve: Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e Konkursit Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, ku theksoi nevojën për një transformim të thellë, duke ruajtur njëkohësisht identitetin e tij. Gjatë prezantimit të projektit, Rama u shpreh se ndërtesa ka probleme serioze, të cilat kërkojnë ndërhyrje. Sipas tij, qëllimi është që ky pallat të përshtatet me standardet moderne të teknologjisë dhe të bëhen një tjetër destinacion turistik i Tiranës dhe i aktiviteteve të përditshme.

“Falënderoj studiot pjesëmarrëse. Ka qenë një pjesëmarrje e konsiderueshme, jo një vendim i lehtë për të zgjedhur 5 finalistët. Sot që flasim, bashkë me këtë konkurs, jemi në 15 konkurse të realizuara ndërkombëtare. Kemi 3 konkurse që janë duke u përgatitur. Të gjitha janë të standardeve më të larta ndërkombëtare. Janë aktualisht 12 kontrata të lidhura, 7 kontrata janë në proces, 3 master plane. Janë 20 objekte publike për zhvillim. Përfitueshmëria ekonomike e kontraktuar është mbi 1 miliardë euro.

Sipërfaqja e tokës e vënë në dispozicion për këto projekte është 46.700 metra katrorë dhe sipërfaqja e përfituar për nevojat e shtetit dhe institucioneve është 267 mijë metra katrorë. Janë 355 mijë metra katrorë të përfituara nga sipërmarrja. Është një partneritet me sipërmarrjen, ku shteti adreson nevojat duke vënë në dispozicion tokën, por jo më si në të kaluarën, jo duke e dhënë për zhvillim me kosto dhe përfitime simbolike, por duke u kthyer në zotërues të madh asetesh me vlerë që janë në dispozicion të shtetit. Përmes kësaj po ndodh edhe një transformim i rëndësishëm i strukturës urbane dhe cilësisë së ndërtimeve që ndodhin.

Pallati i Kongreseve është, siç u tha në dokumentar, por edhe pse me të drejtë profesori dhe një nga arkitektët e nënvizoi me habi sesi ky pallat ka rezistuar në 40 vjet nga pikëpamja e infrastrukturës, ndërtesa ka probleme serioze për t’u adresuar. Është koha për një transformim duke ruajtur identitetin e saj.

Thirrja në bashkëpunim e sipërmarrjes nënkupton edhe zhvillimin e një objekti pranë Pallatit të Kongreseve, ose të disave, varet nga projekti. Qëllimi është që ky pallat të vijë në kohë nga pikëpamja e teknologjisë, cilësisë së hapësirave, apo gjithë strukturës së riorganizuar dhe të riangazhuar cilësisht, por edhe që ky pallat dhe kjo zonë të bëhen një destinacion tjetër i Tiranës turistike dhe i aktiviteteve të përditshme”, tha Rama.

Idetë janë të ndryshme, ku themeli pritet të jetë ruajtja e identitetit të godinës aktuale, duke i rritur kapacitetet akomoduese, por edhe i dhënë një tjetër nivel sa i përket aspektit komercial.

Prezantimi i parë: ARCHI-TECTONICS” + “Edil AL-IT” sh.p.k + “Edil-AL” + “PNI- 2001” sh.p.k”

  

Prezantimi i dytë: “Herzog &de Meuron Basel Ltd” dhe Julian Beqiri + “Marsela Demaj” + “Michel Desvigne (MDP)” + “Gentian Shkurti” + “SUEB INDUSTRIES sh.p.k.” + “The Space Factory Ltd” + “KLAR” sh.p.k

   

Prezantimi i tretë: “MVRDV B.V” + “AEI Progetti Srl” + “IRI sh.p.k” + “Jason Bruges Studio Ltd ” + “Charcoalblue International Ltd” + “Arup Engineering Trading as Ove Arup & Partners Ireland Ltd”+ “Bami Holding”sh.p.k.

 

 

Etiketa: Pallati KongreseveRama

Lajme të lidhura

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas
Aktualitet

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas

11:01 - 02/06/26
“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec
Aktualitet

“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec

10:54 - 02/06/26
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Aktualitet

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

10:13 - 02/06/26
Para
“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec

“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas
Aktualitet

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas

11:01 - 02/06/26

Një aksident tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnjë i ka marrë jetën një 43-vjeçari. Viktima,...

Lexo më shumë
“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec

“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec

10:54 - 02/06/26
Rama prezanton projektet për Pallatin e Kongreseve: Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin

Rama prezanton projektet për Pallatin e Kongreseve: Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin

10:32 - 02/06/26
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

10:13 - 02/06/26
“Të gjithë po të urrejnë!’ Trump sulmon ashpër Netanyahun për sulmet mbi Libanin: Je i çmendur, çfarë dreqin po bën?

“Të gjithë po të urrejnë!’ Trump sulmon ashpër Netanyahun për sulmet mbi Libanin: Je i çmendur, çfarë dreqin po bën?

10:00 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobettipobet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş