GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Këlliçi: Rama bëri sikur largoi Ballukun, por ajo ka njerëzit e saj që kontrollojnë Palloshin e gjatë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Këlliçi: Rama po e lëshon Ballukun për të blerë pak kohë, por edhe fundi i tij është i ditur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri, ku mes të tjerëve u shkarkua edhe Belinda Balluku.

Sipas deputetit demokrat, këto lëvizje janë të diktuara nga Balluku, ndërsa thekson se “aty ku janë fondet dhe tenderat është emëruar i besuari i Belinda Ballukut”

Këlliçi thekson se “Rama u kujdes që të sistemonte dhe ndjesitë personale të Ballukut, duke ja hequr Elisën nga Ministria e Jashtme”.

Ndërsa thotë se askush nuk mashtrohet me lëvizje të tilla, Këlliçi fton shqiptarët që ti bashkohen protestës së opozitës ditën e nesërme në orën 18:00.

Postimi i Këlliçit:

Balluku ruan komandën, Rama nën hyqmin e saj!

Kaq i kapur është Edi Rama nga Belinda Balluku, sa edhe pse u detyrua formalisht ta largonte nga drejtimi për shkak të presionit të BE dhe protestave në rritje, e ka siguruar atë që biznesi t’i vijojë normalisht.

Kushdo e vëren se tek energjetika dhe infrastruktura ku janë fondet dhe interesat më të mëdha financiare, Balluku ka ruajtur komandën. Aty janë kontratat, konçesionet, tenderat dhe aty është caktuar i besuari i Belës.

Tek Mbrojtja sërish Balluku ruan komandën, aty ku ka shumë “dashuri” për pronat e ushtrisë, përmes emërimit atje të bashkëpunëtorit të ngushtë të Ballukut.

Influencën tjetër tek Financat e ka të paprekur.

Në “ikje” e sipër, Rama u kujdes që të sistemonte dhe ndjesitë personale të Ballukut, duke ja hequr Elisën nga Ministria e Jashtme.

Dhe që të jetë krejt e qetë e pa motiv që ta tërheqë këmbën zvarrë, Rama i la Belës dhe paradhomën e tij, duke vendosur Koçiun si zëvendëse. Pra Balluku do ketë një sy dhe aty tek Palloshi i gjatë.

Në historinë e këtyre 3 dekadave e gjysëm, asnjë kryeministër nuk ka bërë lëvizje të tilla të diktuara nga zëvendësi. Edhe më militantët e kuptojnë se nuk kemi të bëjmë me magjepsje të Ramës nga Balluku, në atë shkallë sa ai të jetë nën diktimin e saj edhe pse e larguar, edhe pse nën akuzë për korrupsion.

Eshtë e qartë, se aferat ku Edi Rama është i përfshirë janë arsyeja e këtij dorëzimi.

Askush nuk mashtrohet me lëvizje të tilla.

Etiketa: BallukuKellicipalloshi

Lajme të lidhura

Lisander Hoxha kundër tryezës me PS-në për Kodin Zgjedhor: Rama është i certifikuar si hajdut zgjedhjesh
Breaking Views

Lisander Hoxha kundër tryezës me PS-në për Kodin Zgjedhor: Rama është i certifikuar si hajdut zgjedhjesh

18:27 - 12/11/26
Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani
Aktualitet

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

15:09 - 12/11/26
Para
Rama e largoi nga kabineti, Mamica nuk harron t’i thurrë lavde ‘Skëndërbeut’ të saj

Rama e largoi nga kabineti, Mamica nuk harron t’i thurrë lavde ‘Skëndërbeut’ të saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lisander Hoxha kundër tryezës me PS-në për Kodin Zgjedhor: Rama është i certifikuar si hajdut zgjedhjesh
Breaking Views

Lisander Hoxha kundër tryezës me PS-në për Kodin Zgjedhor: Rama është i certifikuar si hajdut zgjedhjesh

18:27 - 12/11/26

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka kundërshtuar pjesëmarrjen e opozitës në tryezën me Partinë Socialiste për...

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ul sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

18:11 - 12/11/26
Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

15:09 - 12/11/26
Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

14:49 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com