GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Paloka i kthehet Ramës: Po ku ke guxim ti more legen të matesh me votë!

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Paloka: Zgjedhjet u vodhën nga Edi Rama, është e faktuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës se kryeministrit Edi Rama se tashmë opozita duhet shkatërruar me votë.

“Kjo lojë balte e rradhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta.

Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush”, shkruante dje ndër të tjera Rama.

Sipas Palokës, kryeministri Rama është i vetmi person që ka tmerr pikërisht nga vota dhe se ai është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbajtur pushtetin

Reagimi:

Rama paska rikonfirmuar dje urdhërin per shkatrrimin e opozitës. I tërbuar nga pafuqia e tij ndaj mediave ndërkombëtare që nuk i kontrollon dot si sahanlëpirësit e vendit, është kthyer të kërcënojë opozitën!

Asgjë të re deri tek thirrja për të shkatërruar opozitën. Ka 12 vjet që vetëm atë tenton të bëjë.

Por stonon e stonon keq kur përmend votën ky legen që me votë nuk ka guxuar të matet kurrë se e di se sa i vlen lëkura …!

Në qoftese nuk do ta kishte marrë Fatos Nano, ashtu siç tha vetë :” Të palarë e me thonjtë pa prerë”, në katakombet e Parisit do ishte dhe sot. Po Fatosi e mori e beri ministër, pastaj bleu zgjedhjet për ta bërë kryetar bashkie e me tej ky ja futi dhe Fatosit me “mirënjohjen” që e karakterizon. Pastaj dështoi me votë të bëhej kryetar i PS por “e zgjidhi” prapë me rivotim , po këtë herë me “një pallat një votë”.

Kurrë nuk guxoi të hyjë në një garë të ndershme gjithë jetën e tij e jo vetëm në politike.

Edhe ne 2013 , nuk e thotë askush sepse është turp në një farë mënyre , po Rama erdhi në pushtet po nëpërmjet bandave dhe parave të pista megjithese në pushtet ishte PD! Ishte një “tolerancë” fatale e qeverisë dhe institucioneve të PD në atë kohë për të lejuar të famshmin rotacion pas 8 vitesh. Them tolerancë fatale sepse jo thjeshtë ju plotësua Ramës çdo kërkesë e tij në aspektin ligjor, po u mbyllën sytë e u lidhen duart edhe përpara bandave e parave të pista që u hodhën haptazi. Sigurisht bën të veten dhe largimi i LSI apo lufta e nisur çuditërisht që në janar të 2013 (zgjedhjet ishin në qershor) për zëvendësimin e Sali Berishës si kryetar i PD , pas zgjedhjeve…Ky fakt besoj se flet më shumë se çdo gjë për atë që e quajta “tolerancë fatale”.

Fatale edhe sepse i la pushtetin në dorë një monstre anti-shqiptare e anti-njeri që për të mbajtur pushtetin shet gjithëçka dhe këtë kemi 12 vjet që e provojmë.

 

Fakti është që ka bërë çdo gjë vetëm që zgjedhje e vote mos ketë më në këtë vend. Ka përdorur çdo mjet; bandat, paratë e krimit, dhunën e presionin nëpërmjet institucioneve shtetërore, ndryshimin e rregullave të lojës nëpërmjet ndryshimeve ligjore…

E prapë nuk i mjaftuan!

E përçau PD duke përdorur paburrërinë e L.B, i rrëmbeu simbolet, i hoqi komisionerët, i morri dhe financimin…

Po prapë nuk i mjaftoi frikacakut!

Pasi i hoqi me gjykatë emrin si kryetar i PD, po me gjykatë vuri dhe mban nën arrest Sali Berishën duke shkelur hapur çdo normë ligjore e jo vetëm!

E del tani burracaku e thotë : “Shkatrrojini me votë”

Po ku ke guxim ti more legen të matesh me votë. Ti as sot që ke bërë ç’të mundesh për ta shkatërruar PD, nuk ke guxim të përballesh ! Nuk ke as një fije burrëri e dinjitet dhe ky urdhër i yti nuk ju drejtohet shqiptarëve që të na “shkatrrojnë me votë” , po ju drejtohet atyre që komandon, që të bëjnë edhe më shumë për ta zhveshur opozitën nga çdo mundësi për të garuar edhe larg e larg në kushte luajaliteti. Kjo sepse je një frikacak e burracak që pret që kundërshtari të jetë në tokë e mundësisht pa ndjenja , qe ti të shkosh pastaj e të luash “fitimtarin” e të besh të fortin. Sepse ti e di mirë që po të matesh në një garë me kushte të barabarta do të dilje ashtu siç je e ke qenë gjithmonë, një ZERO, një HIÇ !

Etiketa: legenpalokaRama

Lajme të lidhura

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro
Aktualitet

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Gent Progni: Deputetët kanë frikë nga armatimi jonë i vezëve! S’do t’i lëmë të bëjnë pushime të qeta
Aktualitet

Gent Progni i drejtohet ndërkombëtarëve: Dëgjojeni zërin tonë, Shqipëria nuk është në shitje

21:35 - 24/08/26
Protestuesi i kthehet Ramës: Për çfarë bese e ke fjalën? Për Manjën si kamarier apo Belindën shërbëtore
Aktualitet

Protestuesi i kthehet Ramës: Për çfarë bese e ke fjalën? Për Manjën si kamarier apo Belindën shërbëtore

21:13 - 24/08/26
Para
Makina përplaset me furgonin në aksin Elbasan-Cërrik, plagoset një grua

Makina përplaset me furgonin në aksin Elbasan-Cërrik, plagoset një grua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!
Botë

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

23:11 - 24/08/26

Marine Le Pen është rikthyer si një pretendente serioze për presidencën franceze, pasi Gjykata e Apelit në Paris i hoqi...

Lexo më shumë
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com