GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Paloka: Më 14 Maj do të ketë supriza që as Rama nuk i mendon

12:12 - 08/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paloka: Më 14 Maj do të ketë supriza që as Rama nuk i mendon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Paloka, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Ramës shprehet i bindur se më 14 maj do të ketë surpriza në qarqet e vendit që as vetë kryeministri Rama nuk i mendon që mund t’i fitojë PD-ja.

Unë në këtë fushatë jam ngarkuar si drejtues politik për zonën e Kamzës, Kavajës dhe Vorës. Tri bashki që mund të quhen bastione të demokratëve, por që u falën rilindësve të Ramës zgjedhjet e fundit.

Sidoqoftë, më 14 maj, këto bashki do t’u rikthehen demokratëve. Megjithë përpjekjet e hajdutëve të emëruar të Ramës, që nuk ndalen as ditët e fundit së vjedhuri. Banorët e Kamzës, Paskuqanit e Bathores, mund të mos jenë të pasur, po nuk e shesin dinjitetin te gomerët hajdutë të Ramës.

Kavaja po e tregon po ashtu çdo ditë se mbetet djep i demokracisë dhe i njerëzve të lirë e dinjitoz. Rama kërkon të tallet e u çon për kandidat në Kamzë një hajdut, që e prezanton vetë si gomar. Në Kavajë u vë prapë atë që falimentoi bashkinë. Në Vorë kriminelin e radhës. Po do ta marrë përgjigjen më 14 maj.

Po t’i marrësh të gjithë me radhë, janë shumë larg kandidatët tanë për mirë, me kandidatët e tyre. Rama vazhdon me historinë e të inkriminuarve. Këta dalin i mbrojnë publikisht. Kandidatët tanë janë si nata me ditën. Dëshira dhe besimi te fitorja mendoj që sot është në pikën kulminante.

Nëse në 6 mars morën një përqindje të caktuar në kohën kur njerëzit ishin në dyshime, sot të gjitha dilemat janë qartësuar. Demokratët e dinë tashmë se kush e përfaqëson opozitën dhe se kush mund të fitojë. Angazhimi i njerëzve në këtë nivel tregon se ka besim të plotë që kandidatët tanë do të fitojnë.

Meqë Tirana ka rëndësinë e vet politike, kemi parë që pakënaqësia e qytetarëve të Tiranës ndaj Veliajt ka arritur në urrejtje dhe jo thjesht pakënaqësi. Kanë dhjetëfishuar numrin e punonjësve dhe i paguajnë me taksat tona vetëm që t’i marrin votat. Kemi inceneratorin që nuk ekziston, por që vazhdon dhe paguhet. Fitorja e PD-së është e sigurt dhe kemi ecur me një strategji duke takuar çdo ditë qytetarët. Kjo është mënyra më e mirë për t’u njohur me problematikat e banorëve.

Rama ka emëruar nëpër bashki katër vite më parë vetëm hajdutë, i tillë është edhe Rakip Suli. Tendera abuzivë, miliona para që merren nga qytetarët dhe nuk shkojnë në shërbim të tyre. Detyrimi ynë është të ofrojmë zgjidhje dhe kandidati ynë Arjan Hoxha ka një program të qartë dhe në takimet me banorët shpjegon edhe si zgjidhen problemet. E gjithë fryma që shoh në takimet e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, duket se ka revoltë ndaj kësaj qeverie dhe në këto kushte të gjithë kandidatët tanë kanë hyrë me bindjen për të fituar. Në një garë ne hyjmë kudo për të fituar, përveç atyre të Alibashës. Ju garantoj që pas 14 majit do të ketë surpriza që Rama as nuk i mendon që mund t’i fitojë PD-ja. Edhe pse Rama po i përdor të gjitha mënyrat, do të ketë surpriza.

 

 

 

Etiketa: fiKryesore1palokaRama

Lajme të lidhura

Kryemadhi: Divorcin nuk e mendova kurrë, më e re mund të kisha vrarë veten për Metën
Aktualitet

Kryemadhi: E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur

14:28 - 06/02/26
Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”
Aktualitet

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

14:20 - 06/02/26
Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!
Aktualitet

Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!

13:51 - 06/02/26
Para
VIDEO/ Bardhi: Veliaj ka 7 vite me një premtim, korsi për autobusët

VIDEO/ Bardhi: Veliaj ka 7 vite me një premtim, korsi për autobusët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti, gjyqtarët, Garda dhe administrata/ Qeveria miraton indeksimin e pagave, ja kategoritë që përfitojnë
Breaking Views

Presidenti, gjyqtarët, Garda dhe administrata/ Qeveria miraton indeksimin e pagave, ja kategoritë që përfitojnë

17:03 - 06/02/26

Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë vendimesh për indeksimin me 2.5% të pagave dhe elementeve përbërëse të tyre në...

Lexo më shumë
Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët

Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët

16:20 - 06/02/26
Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar

15:24 - 06/02/26
Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

15:00 - 06/02/26
Kryemadhi: Divorcin nuk e mendova kurrë, më e re mund të kisha vrarë veten për Metën

Kryemadhi: E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur

14:28 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com