GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Paloka prezanton në Korçë Ivi Kason: Të gjithë së bashku do ja dalim

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paloka prezanton në Korçë Ivi Kason: Të gjithë së bashku do ja dalim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka prezantuar dje në Korçë drejtuesin politik të fushatës së PD për këtë qark Ivi Kaso.

Njoftimin për takimet e zhvilluara deputeti Paloka i ka bërë në një njoftim në facebook.

“Pritja mjaft e mirë që u bë nga strukturat drejtuese të degëve Korçe e Pogradec, jam i bindur që do të shpërblehet me punë dhe fitore”, shkruan Paloka.

Mesazhi:

Dje prezantova në Korçe dhe Pogradec drejtuesin e ri të qarkut z.Ivi Kaso, një nga figurat e reja drejtuese te PD. Një nga djemtë me personalitet e integritet që karrierën politike e ka ngritur hap pas hapi duke u angazhuar jo vetëm si përfaqësues juridik i PD. Si pjesëmarrës aktiv në gjithë aksionet dhe fushatat politike të PD, Ivi ka krijuar tashmë bagazhin e duhur të përvojës për të drejtuar një qark si ai i Korçës në një moment kaq të rëndësishëm politik për PD dhe shqiptarët! Pritja mjaft e mirë që u bë nga strukturat drejtuese të degëve Korçë e Pogradec, jam i bindur që do të “shpërblehet” me punë dhe fitore.

Paralelisht me urimet për z.Kaso, shkon dhe falënderimi për z.Spaho që ka drejtuar deri më sot qarkun me eficencë e përkushtim. Të gjithë bashkë do ja dalim!

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës Ivi Kaso, ka folur pas prezantimit me strukturat e partisë. Ai komenton përballjen me Niko Peleshin dhe gjendjen e strukturave në këtë qark, gjithashtu flet dhe për fatin e PD e cila rrezikon të mbetet me kryetarin e saj në arrest shtëpie gjatë fushatës zgjedhore.

“Sot u mbajtën dy mbledhje të rëndësishme kryesie, njëra me kryesinë e degës së Korçës dhe tjetra me kryesinë e degës së Pogradecit. Besoj se është mirëpritur jo vetëm kandidatura ime si kandidat për drejtues qarku, por mbi të gjitha angazhimi i ri i PD-së për t’i dhënë një imazh të ri procesit të riorganizimit të saj të brendshëm dhe procesit të përgatitjes për betejën e ardhshme zgjedhore për zgjedhjet e Kuvendit.

Pashë të gjitha strukturat të motivuara, të cilat, jo vetëm në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, kanë arritur një rezultat të mirë në këtë qark, por mbi të gjitha janë të përkushtuara për të bërë realitet premtimin e madh për të gjithë shqiptarët. Ky premtim vjen nga Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, me qëllim sigurimin e rotacionit politik në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.

Etiketa: Korçëpaloka

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit
Aktualitet

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Para
EMRI/ Plagosi me thikë bashkëshorten, arrestohet 48-vjeçari

Të shtëna me armë në Vrakë të Malësisë së Madhe, dy të plagosur (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26

SPAK i ka komunikuar Igli Tares akuzën për pastrim parash, në kuadër të dosjes “Balluku”. Sipas informacioneve të bëra të...

Lexo më shumë
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com