GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Paloka: Qeveria shkon nga skandali në skandal. Bashën e shoh nëpër meme

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paloka: Qeveria shkon nga skandali në skandal. Bashën e shoh nëpër meme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, deputeti Edi Paloka, në një lidhje Skype në News24 ka komentuar situatën aktuale politike në vend.

Paloka thekson se Lulzim Bashën nuk e ndjek më, por se e sheh vetëm nëpër meme. Sipas tij, të drejtat e opozitës në vend po shkelen. Më tej, Paloka nënvizoi se procesi ndaj kreut të PD-së Sali Berisha është kryekëput politik.

“Qytetarët duhet të ngrihen në protesta për të drejtat e tyre dhe për një vend më të mirë për fëmijët e tyre. Në Kuvend nuk ka normalitet, sepse të drejtat e opozitës po shkelen përditë. Lulzim Bashën e shoh vetëm nëpër meme. E them realisht, nuk e them për shaka. Njëherë në meme del mes dy golave që e shtypin. Kryetarin e PD ne e kemi, ai është Sali Berisha, që po goditet nga maxhoranca sepse është kundërshtari real i qeverisjes. Në këto kushte, ne e duam Berishën kryetar. Procesi ndaj Berishës është politik. Në të ardhmen nuk e di çfarë do të ndodhë, mund të jem unë kryetar, mund të jetë Bardhi, mund të mos jemi në politikë, nuk di të ta them këtë.”, tha Paloka.

Në lidhje me protestën përpara Bashkisë së Tiranës, Paloka vlerësoi se më shumë persona duhet të ishin të pranishëm, pasi të gjithë jemi të vjedhur nga zyrtarët e korruptuar. Paloka nënvizoi se qeveria shkon nga skandali në skandal dhe Rama e Veliaj nuk po thirren nga SPAK as për t’u marrë në pyetje.

“Është një drejtësi me regji e Edi Ramës. Vjedhja kaq hapur në mes të ditës është arroganca e njerëzve që nuk i tremben drejtësisë, sepse thonë na mbrojnë ata lart. Nuk e kanë menduar se mund t’i duhen një ditë Ramës. Është drejtësi me regji, që është në interes të atij që e luan këtë lojë. Për 700 mijë euro të Metës, që më vonë gjykata vendosi që as filmimet nuk ishin të vërteta, u bë gjithë ai 21 Janar. Në protestën para Bashkisë duhet të ishte gjysma e Tiranës, sepse të gjithë janë të vjedhur. Veliaj është një zar i Edi Ramës, lidhjet e tyre me Soros bëjnë që të kenë “çiftizim”, sepse nuk besoj se e duan shumë njëri-tjetrin. Unë kam thënë se SPAK është si Sigurimi i Shtetit. Rama po përdor SPAK siç përdorte Enver Hoxha Sigurimin. Kjo qeveri shkon nga skandali në skandal. SPAK-un do ta besoja, kur minimalisht të thirreshin për këto skandale Rama e Veliaj, por nuk i ka thirrur njëherë as si persona që kanë dijeni, as nuk guxon t’ju përmend emrin. Edhe Olsi Ramës është i zhytur, është deklaruar lidhja e tij me trafikantët. Olsi Rama dhe Edi Rama duhet të shkojnë të dy në burg. Ne kërkojmë qeveri teknike. Po përgatitemi për përballje”, deklaroi Paloka.

Lajme të lidhura

“Shqipëria po bën revolucion”, protestuesit vazhdojnë qëndresën te Kryeministria: Ju erdhi fundi
Breaking Views

“Shqipëria po bën revolucion”, protestuesit vazhdojnë qëndresën te Kryeministria: Ju erdhi fundi

20:56 - 12/10/26
Aktivisti i Lëvizjes studentore : Universiteti duhet të ketë vlera, nesër të gjithë bashkë…
Breaking Views

Aktivisti i Lëvizjes studentore : Universiteti duhet të ketë vlera, nesër të gjithë bashkë…

20:48 - 12/10/26
Protestuesit bllokojnë daljen kryesore të Kryeministrisë, aktivisti: Godina është e jona, jo e Ramës
Breaking Views

Protestuesit bllokojnë daljen kryesore të Kryeministrisë, aktivisti: Godina është e jona, jo e Ramës

20:37 - 12/10/26
Para
Rama mbron Olta Xhaçkën, PS refuzon ta dërgojë mandatin në Kushtetuese

Rama mbron Olta Xhaçkën, PS refuzon ta dërgojë mandatin në Kushtetuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”/ Britania po na sjell sirianë? Zbulohet letra e Home Office
Aktualitet

“Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”/ Britania po na sjell sirianë? Zbulohet letra e Home Office

21:06 - 12/10/26

Një familje siriane që prej vitesh përpiqet të ndërtojë jetën në Skoci është përballur me një ofertë të pazakontë nga...

Lexo më shumë
“Shqipëria po bën revolucion”, protestuesit vazhdojnë qëndresën te Kryeministria: Ju erdhi fundi

“Shqipëria po bën revolucion”, protestuesit vazhdojnë qëndresën te Kryeministria: Ju erdhi fundi

20:56 - 12/10/26
Aktivisti i Lëvizjes studentore : Universiteti duhet të ketë vlera, nesër të gjithë bashkë…

Aktivisti i Lëvizjes studentore : Universiteti duhet të ketë vlera, nesër të gjithë bashkë…

20:48 - 12/10/26
Protestuesit bllokojnë daljen kryesore të Kryeministrisë, aktivisti: Godina është e jona, jo e Ramës

Protestuesit bllokojnë daljen kryesore të Kryeministrisë, aktivisti: Godina është e jona, jo e Ramës

20:37 - 12/10/26
“Kryeministri mendon se është i përjetshëm”/ Aktivisti: Deputetët, robër të Edi Ramës

“Kryeministri mendon se është i përjetshëm”/ Aktivisti: Deputetët, robër të Edi Ramës

20:31 - 12/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com