GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Paloka: Sot me Ramën jemi si në regjimin e diktaturës së Enver Hoxhës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vizita e Cameron/ Paloka: O të shpifur! Shqipëria është kthyer në “Tortugën” e krimit ndërkombëtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratikem, Edi Paloka ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Paloka tha se akuzat e SPAK ndaj Sali Berishës janë tërësisht politike me qëllim që Edi Rama të asgjësojë opozitën.

Gjithashtu ai e krahasoi qeverisjen e Edi Ramës njësoj me kohën e diktaturës së Enver Hoxhës.

“Personaliteti i Berishës, në këtë rast, thjesht është lartësuar në fakt. Sepse edhe ai më naivi, edhe ai me dyshuesi që mund të këtë qenë në këtë çështje, tashmë e ka të qartë që kemi të bëjmë me një farsë të madhe që vërteton në fakt, çfarë kemi thënë ne deri tashti.

Berisha mbahet në arrest sepse ka përballë një kundërshtar burracak, frikacak, që është mësuar që në gara të hyjë vetëm kur kundërshtari është i shtrirë pa ndjenja. Gjithë jetën e vet, Rama nuk ka hyrë në ndonjë garë. Nuk ka hyrë ndonjëherë në ring kur ka patur kundërshtarë në ring. Ai hyn në ring vetëm kur e sheh që kundërshtari është i shtrirë pa ndjenja dhe pastaj hyn aty që të ngrejë duart për fitore.

Berisha ka qenë tmerri i tij dhe këtë nuk e kam thjesht mendim personal, por e kam nga njerëz afër tij. Madje dikur e kam thënë e nuk po e përsëris tani se nuk dua, nga gazetarë afër tij, e kam që prej vitesh që Rama Berishën e ka pasur edhe tmerr, edhe ka dashur ta imitojë.

Kështu që ajo që ndodhi dje është ajo që pritej. Sa ishin ndezur motorët e fushatës. Vërtet fushata fillon sipas afatit kushtetues, por praktikisht filloi fushata për të dyja partitë me daljen e drejtuesve politike dhe me aktivitetet e para, praktikisht janë ndezur motorët e fushatës.

Afatet që kishte ne dispozicion SPAK-u i Ramës kishin mbaruar të gjitha, kështu që detyrimisht priten që të mbarojë edhe Asambleja e e PS dhe ndodhi ajo që ndodhi dje. Hapen më parë thashetheme sepse edhe ata vetë e dinë se sa absurde dhe qesharake është akuza që i kanë ngritur Berishës. Hapën fjalë se do ketë disa akuza, jo ju nuk i dini, jo po aty janë prova të tjera që nuk i di publiku. Në fakt doli ashtu siç pritej. Kemi një akuzë që ngrihet mbi një vendim kolegjial qeverie në ndihmë, shërbim të ish-pronarëve. Të pronarëve të vjetër, se ish-pronarëve nuk është term që duhet përdorur. Të pronarëve të vjetër, që regjimi komunist i kishte masakruar, u kishte marrë gjithçka. Pra, një vendim qeverie në favor të këtyre pronarëve të vjetër, një ndër të cilët, mijëra e mijëra familje që përfituan nga ky vendim, një ndër të cilët ishte edhe dhëndri i Sali Berishës. Për këtë arsye sot akuzohet edhe dhëndri edhe Sali Berisha se kanë korruptuar njëri- tjetrin.

Ky Dumani, kur është në vështirësi, e të detyrojnë të marrësh vendime, kështu qesharak do të bëhesh. Aty në parlament m’u përgjigj mua se janë ca krime intelektuale që janë të vështira t’i zbulosh. Ne sot jemi në regjimin e diktaturës së Enverit, madje ne ditët afër ngordhjes së Enverit…”, u shpreh Paloka.

Etiketa: palokaRama

Lajme të lidhura

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra
Aktualitet

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26
Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Para
Silvinjo dhe Hysaj: Jemi gati, tifozët do jenë një mbështetje e madhe nesër

Hysaj shqiptari më i paguar në Serie A, lë pas Gjimshitin dhe Asllanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra
Aktualitet

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26

Aktori amerikan Richard Gere, i angazhuar prej kohësh personalisht me çështjen e emigracionit, ka publikuar një video-apel në mbështetje të...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Tetor 2026

07:40 - 06/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 6 Tetor 2026

07:38 - 06/10/26
Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com