GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Paloka: Task Forca u ngrit për të goditur opozitën në zgjedhje, duhet reagim ndërkombëtar

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ironizon Paloka: Votat i blen PD-ja, në pushtet prej 12 vitesh qëndron Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, e cilëson Task-Forcën e SPAK, të ngritur për hetimin e  krimit zgjedhor përgjatë parlamentareve të 11 majit, veçse një lojë të  Ramës dhe vetë organit procedues për të goditur opozitën, pavarësisht denoncimeve të kësaj të fundit të evidentuara edhe me fakte.

Paloka tha se Task Forca, ishte pjesë e shfaqjes së pushtetit, një paralajmërim i asaj që do të ndodhte pas zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas tij, rastet sporadike të goditjes së krimit zgjedhor, ishin një qëllim në vetvete i Ramës për të justifikuar vjedhjen e mandateve dhe votës së qytetarëve.

Paloka theksoi gjithashtu se ishte e pritshme një rezultat i tillë nga ajo çfarë ndodhi me votën e emigrantëve. Është jashtë çdo logjike u shpreh Paloka, që 1 milion shqiptarë të larguar nga Rama ta votojnë sërish atë.

Për këtë, tha Paloka, do të duhet që faktori ndërkombëtar të reagojë, pasi vjedhja e votës në Shqipëri është kthyer në normalitet nga ana e PS dhe Ramës.

“S’është habi, mbase jo sot, por një ditë tjetër ku të kem evidentuar disa gjëra, do flas për sajesa e skena që i bënë Belerit, por kur të kem informacione të sakta do flas. S’kam pasur ndonjëherë besim te SPAK, kur u ngrit Task Forca, është pjesë e showt, skenarit e shfaqjes së pushtetit, detaj i asaj që do ndodhte pas zgjedhjeve. Ata vepruan ndaj opozitës, nuk janë ata thelbi apo baza e manipulimit, është pushteti. S’u prek askush nga pushteti, pavarësisht denoncimeve të bëra, dhe u morën me një kandidat të Agron Dukës apo kryebashkiakun e Vaut të Dejës.

Gjatë gjithë fushatës, pjesa zyrtare, unë kam bërë disa denoncime evidente, skandaloze dhe me ironi i kam bërë thirrje Task Forcës duke i vënë përballë faktit që të reagonte. S’ishte ngritur për atë punë, por për të goditur opozitën në rastin më të parë, për ta demaskuar siç ishte rasti me Belerin.

Diasporën e ka kërkuar Taulant Balla pas zgjedhjeve të 2017, s’e miratuam në atë kohë se ishte frika, i bindur se ishte fusha e re që Rama po kërkonte për të manipuluar. Ketë ka bërë edhe tani. E dija që do të shfrytëzohej nga Rama për manipulim. Absurde që diaspora, 1 milion shqiptarë, të ikur prej Ramës, të votonin për Ramën. Duke pasur parasysh kush është Rama, e dija se çdo të ndodhte me diasporën. Ndodhi ajo që kisha paralajmëruar dhe për fat të keq nuk u pengua.

Task Forca e SPAK ishin pjesë e lojës për të arritur aty ku jemi sot. Qëllimi ishte që Rama t’i merrte zgjedhjet e pastaj të bëhej se u godit krimi zgjedhor me 2-3 raste. Vërtet thesi miellit ka qenë mjeti kryesor, për  fat të keq është edhe sot. EUROSTAT tregoi se Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë.

Patronazhimi është akt kriminal, nëse këtë informacion e përdor në mënyrë kriminale. Ia morën familjes votën, pasi pas 2 vjetësh i regjistruan djalin te kopshti i lagjes. Një shërbim s’ta japin dhe ta japin si favor ditën e zgjedhjeve. Ky është krim, një detyrë shtetërore ta përdorësh për t’i marrë votën. E forma të tjera legalizimi, për kulla në Tiranë para zgjedhjeve, 20 leje janë dhënë, në këmbim të votave. Nëse nuk reflektohet e s’ka reagim nga ndërkombëtarët, të paktën duhet të ketë një reagim, ndryshe këtu janë mësuar me të keqen. E keqja është normalitet”, u shpreh ai.

Etiketa: Kryesore1opozitepalokaSpak

Lajme të lidhura

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo
Aktualitet

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!
Aktualitet

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi
Aktualitet

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26
Para
I dënuar për trafikim të qënieve njerëzore, 34-vjeçarit i sekuestrohen pasuritë (Emri)

I dënuar për trafikim të qënieve njerëzore, 34-vjeçarit i sekuestrohen pasuritë (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

15:31 - 27/06/26

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka thyer rekorde historike të temperaturave në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë,...

Lexo më shumë
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

15:06 - 27/06/26
Operacion në 9 vende/ Arrestohen 288 persona, kapen 850 kg drogë

“Në Evropë veprojnë 731 grupe kriminale”, raporti i Europol: Mafia ka pushtuar bizneset

14:44 - 27/06/26
FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

14:12 - 27/06/26
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet