GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pamje shokuese/ Edukatorja vë maskën e frikshme, fëmijët shpërthejnë në lot të tmerruar (VIDEO)

08:12 - 08/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pamje shokuese/ Edukatorja vë maskën e frikshme, fëmijët shpërthejnë në lot të tmerruar (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një video me pamje të rënda ka dalë së fundmi në internet.

Protagoniste është një edukatore e cila vë një maskë të frikshme në fytyrë duke tmerruar fëmijët.

Ngjarja u shënua në një çerdhe në Mississipi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një punonjëse tjetër i thotë edukatores që të vërë maskën në mënyrë që të shmangte disa fëmijë.

Siç shihet edhe në video, shumë vogëlushë që përballen me maskën shpërthejnë në të qara.

Në një nga videot që është më shumë se dy minuta, gruaja me maskë përkulet mbi një fëmijë dhe e pyet nëse është i keq dhe nëse do t’i duhet ta nxjerrë jashtë. Një prej vogëlushëve përpiqet të fshehë fytyrën nga gruaja e maskuar, duke thënë jo dhe duke tundur kokën. Pavarësisht përgjigjes, gruaja i bërtet djalit në fytyrë.

Më pas, edukatorja shkon në një dhomë tjetër, duke paralajmëruar grupin e dytë të fëmijëve që të “bëhen gati”.

Tre fëmijë shihen duke u përpjekur të fshihen pas rafteve, ndërsa gruaja i bie derës. Kur hyn brenda, dëgjohen duke bërtitur nga frika. Ajo u afrohet fëmijëve dhe fillon të ndjekë një fëmijë të vogël që po qan.

Këto pamje janë bërë publike nga një edukatore në Facebook. Ajo thotë se nuk i shikon të arsyeshme këto veprime të kolegëve të saj. Siç shpjegon Jennifer Kayla Neëman, e pa të arsyeshme të dokumentonte taktikat e përdorura nga kolegët e saj, sepse në të kaluarën ajo i kishte raportuar këto gra për veprimet e tyre.

“Nuk i kam bërë këto video për qejf. Nuk më dukej qesharake. Nuk po e shijoja. Nuk jam unë ai që bërtas në fytyrat e fëmijëve. Nuk jam unë ai që qëndroj pranë vajzës që bërtet. Nuk jam unë ai që qesh në video ”, sqaroi Newman përmes Facebook-ut, duke iu përgjigjur atyre që menduan se ajo ishte në shaka mizore.

Etiketa: AmerikeCerdheFemije

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Vakti i mëngjesit- 8 shkaqet që po ju bëjnë të shtoni në peshë

Vakti i mëngjesit- 8 shkaqet që po ju bëjnë të shtoni në peshë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”
Aktualitet

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26

Një aksident ka ndodhur në zonë “Ura e Dajlanit” në Durrës, ku automjeti i 24-vjeçares ka humbur kontrollin dhe ka...

Lexo më shumë
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:14 - 02/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com