GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Ja VIDEO e sherrit masiv në Korçë

15:55 - 03/09/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
PAMJE TË RËNDA/ Ja VIDEO e sherrit masiv në Korçë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë publikuar pamjet e sherrit masiv të regjistruar mes dy grupimeve në një lokal, pranë parkut të qytetit në Korçë, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme të publikuara nga News 24, në pak minuta sherri verbal mes dy grupeve është kthyer në një konfrontim fizik që ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve të lokalit, shkopinje të bejsbollit, si edhe thikës.

Fillimisht shihen vetëm tre persona në konflikt, ku njëri prej tyre shtrihet në tokë dhe dhunohet me grushte. Edhe pse sherri duket se qetësohet për pak sekonda, më pas ai degradon edhe më keq, ku 54-vjeçari Dritan Pine plagos me thikë Sotiraq Shkurtën dhe Mihal Zhidron.

Në sherr përfshihen të gjithë personat e pranishëm, duke goditur edhe me karrige apo me shkopinj bejsbolli. Dyshohet se sherri ka nisur për motive banale.

Në lidhje me këtë konflikt, Policia e Korçës identifikoi dhe arrestoi 10 persona si të përfshirë në konflikt, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Më konkretisht janë vënë në pranga shtetasit:

Dritan Pino, 54 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;
Petrika Ropi, 28 vjeç, Ilir Shukulli, 51 vjeç, Rafail Kocaqi, 21 vjeç, Salvi Asllan, 21 vjeç, Mihal Zhidro, 31 vjeç, Serxhio Mema, 25 vjeç, Gersi Dervishi, 37 vjeç, Sotiraq Shkurti, 31 vjeç, dhe Kristi Lamçe 29 vjeç, të gjithë banues në Korçë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur shtetasi E. K., 38 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si i përfshirë në konflikt.

“Këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në lokal. Gjatë veprimeve procedurale, ata kanë dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë.” – thuhej në njoftim.

Po ashtu, blutë e Korçës bënë me dije se kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe pronarin e lokalit ku ndodhi sherri, shtetasin R. I., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Punësimi i paligjshëm”, pasi nga verifikimet rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente.

Etiketa: Korçësherr

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
“Burg për ata që vjedhin ujin”, Rama: Do ngrihet Task Forcë siç e bëmë për energjinë elektrike

"Burg për ata që vjedhin ujin”, Rama: Do ngrihet Task Forcë siç e bëmë për energjinë elektrike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com