GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pamjet e frikshme/ Uragani vijon shkatërrimin në SHBA, 200 mijë shtëpi pa drita (VIDEO)

13:39 - 01/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pamjet e frikshme/ Uragani vijon shkatërrimin në SHBA, 200 mijë shtëpi pa drita (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Uragani “Ian” ka goditur Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas shkatërrimit vdekjeprurës që bëri në Florida, mësohet se gati 200.000 shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa drita në Karolinën e Jugut.

Qendra Kombëtare e Uraganëve tha se epiqendra e Ianit mbërriti në breg të premten pasdite pranë qytetit Georgetoën, me një shpejtësi maksimale erërash prej 140 kilometrash në orë. Përmbytjet parashikohet të vazhdojnë në të gjithë rajonin, përfshirë Florida, për ditë të tëra.Zyrtarët e Karolinës së Jugut, Xhorxhias dhe Karolinës së Veriut u kanë bërë thirrje banorëve të përgatiten për kushte të rrezikshme. Të premten, makinat nuk u lejuan të qarkullonin në Qarkun Charleston, të Karolinës së Jugut dhe Aeroporti Ndërkombëtar në Charleston u mbyll për shkak të erërave të fuqishme.

Qarku ka rreth 400 mijë banorë dhe ka hapur pesë vendstrehime. Në Florida, grupet e shpëtimit po vijojnë me përpjekjet për të shpëtuar banorët e bllokuar nga përmbytjet. Guvernatori i Floridës Ron DeSantis tha se të enjten ishin shpëtuar të paktën 700 vetë, ndërsa kanë njoftuar se 21 persona kanë humbur jetën.

Uragani Ian goditi bregun e Gjirit të Floridës të mërkurën, si një stuhi e fuqishme e kategorisë 4, një nga stuhitë më të forta që ka goditur ndonjëherë SHBA-në me një shpejtësi mesatare të erës prej 241 kilometrash në orë. Ai përmbyti shtëpi në të dy brigjet e shtetit dhe la pa energji elektrike 2.6 milionë shtëpi e biznese, që përbëjnë një të katërtën e klientëve në këtë shtet.

Etiketa: ianSHBAURAGAN

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Shoqe e ngushtë me nusen, Lori Hoxha merr vëmendjen në dasmën e Arbër Hajdarit (FOTO)

Shoqe e ngushtë me nusen, Lori Hoxha merr vëmendjen në dasmën e Arbër Hajdarit (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26

Taksa e qarkullimit mbi karburantin u vendos në Shqipëri në vitin 2012. Fillimisht ishte vetëm 7 lekë për litër, por...

Lexo më shumë
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com