GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pamjet nga arrestimi i dy ushtarëve të Martinajt, çfarë u gjet në banesën ku ishin fshehur (Video)

09:53 - 12/12/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pamjet nga arrestimi i dy ushtarëve të Martinajt, çfarë u gjet në banesën ku ishin fshehur (Video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga arrestimi i dy ushtarëve të Ervis Martinajt, Alket Xhixha, dhe Elvin Merlika të kapur mëngjesin e kësaj të premte në zonën e Bajratit në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

Ata janë gjetur në një banesë të braktisur buzë lumit, brenda së cilës janë gjetur dhe sekuestruar  2 armë zjarri tip pistoletë brenda në çanta marsup, si dhe 2 armë gjahu, bashkë me municion luftarak, pa leje. Po ashtu gjatë kontrollit u gjetën edhe 2 radio ndërlidhëse si ato të policisë dhe një jelek antiplumb.

Elvin Merlika dyshohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Indrit Dokles. Ndërsa i arrestuari i dytë, Fred Xhixha dyshohet si personi që bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt. Emrat e tyre kanë dalë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Po kush është Elvin Merlika? Lidhja me Indrit Doklen

Elvin Merlika dyshohet si pjesë e grupit kriminal që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles. Ai akuzohet për veprat penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, si dhe personave të lidhur me të.

Në janar të këtij viti SPAK bëri kërkesën për konfiskim të pasurive të Merlikës dhe tetë personave të lidhur me të. Sipas SPAK pasuritë e sekuestruara të tij janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta. Ndaj SPAK kërkoi konfiskimin e 20 pronave, nga hoteli, apartamente tek makinat luksoze.

Kush është Alket Xhixha?

Alket Xhixha është i njohur si një ndër ushtarët e Ervis Martinajt ndërsa është vëllai i Besian Xhixhës, i arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje e ndodhur në mars të 2020-ës.

Sipas dëshmisë së Dumanit, Alket Xhixha ka qenë ‘ura’ lidhëse mes tij dhe Ervis Martinajt. Xhixha ka komunikuar me Dumanin duke e njoftuar për ftesën që Martinaj i kishte bërë për ta takuar. Martinaj është nisur drejt Kosovës së bashku me Alket Xhixhën dhe Elvin Merlikën për të takuar Dumanin.

Dumani ka treguar se Martinaj i ka premtuar se do e ndihmonte për çështjen e gjyqeve që kishte me shtetin dhe operacionet e policisë që organizoheshin për kapjen e tij.

Pamjet nga arrestimi

Etiketa: ArrestimMartinajushtare

Lajme të lidhura

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit
Aktualitet

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit

13:37 - 11/03/26
Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që bllokohen për mjetet
Aktualitet

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që bllokohen për mjetet

12:10 - 11/03/26
Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia
Aktualitet

Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia

11:36 - 11/03/26
Para
33 mln lekë dëm me tenderat! Ish-kryetari i bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi paraqitet në SPAK

33 mln lekë dëm me tenderat! Ish-kryetari i bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi paraqitet në SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kuvendit/ Berisha: Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës!
Breaking Views

Protesta e PD-së para Kuvendit/ Berisha: Nesër, etapë vendimtare kundër Ramës!

14:24 - 11/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës që do të mbahet...

Lexo më shumë
Berisha: Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo?

Berisha: Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo?

14:10 - 11/03/26
“Task forcë” për çmimin e naftës/ Ministrja: Monitorim ditor, më vonë “bord transparence”

“Task forcë” për çmimin e naftës/ Ministrja: Monitorim ditor, më vonë “bord transparence”

13:56 - 11/03/26
I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit

13:37 - 11/03/26
SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu

SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu

13:12 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com