GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë

21:20 - 03/07/24
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Imazhet e reja me satelit të Kubës tregojnë shenja se në këtë vend po instalohen kapacitete të përmirësuara të zbulimit në katër baza ushtarake me lidhje të dyshuara me Kinën, duke i siguruar Pekinit një rrjet objektesh që mund të përdoren për të përgjuar Shtetet e Bashkuara.

Imazhet, të paraqitura në një raport të martën nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) me seli në Uashington, janë marrë në muajt mars dhe prill. Në to tregohen ndërtime të reja ose të fundit në tre vendndodhje pranë kryeqytetit, Havana, si dhe punime në një vend të paraportuar më parë, jo shumë larg bazës detare amerikane në Gjirin e Guantanamos.

“Pa qasje tek materialet e klasifikuara, përcaktimi i objektivave specifike të këtyre objekteve është pothuajse i pamundur”, thuhet në raport. “Megjithatë, shtimi i pajisjeve të monitorimit të hapësirës në vende si Bejucali dhe Calabazari është i dukshëm, duke patur parasysh se Kuba nuk disponon satelitët e saj, apo programin e saj hapësinor”.

Në Bejucal ndodhet objekti më i madh nga të katër vendndodhjet, sipas analistëve të CSIS-së dhe u bë i njohur fillimisht gjatë krizës së raketave kubane të vitit 1962, kur baza u përdor për të mbajtur armët bërthamore për Bashkimin Sovjetik.

Kohët e fundit, Bejucali ka fituar rëndësi si një stacion kryesor i monitorimit të të dhënave të zbulimit, i dyshuar për gjurmimin e komunikimeve elektronike për Kinën.

Fotot e reja satelitore tregojnë prova se Bejucali ka patur përditësime të mëdha, përfshirë një strukturë të re për antenën elektronike.

Dy objekte të tjera pranë Havanës – Wajay dhe Calabazar – kanë patur gjithashtu zgjerim. Analistët e CSIS-së citojnë prova për një mision në zgjerim dhe në zhvillim, përfshirë instalimin e antenave, paisjeve të radarëve dhe të tjera, që mund të ndihmojnë për të monitoruar satelitët.

Nga raporti në internet i CSIS-së për aktivitetin e zbulimit të Kinës në Kubë (marrë nga csis.org)

Objekti i fundit, El Salao, duket se është ende në ndërtim e sipër. Por vendndodhja e tij, jo shumë larg bazës detare amerikane në Gjirin e Guantanamos pranë qytetit Santiago de Kuba, dhe vetë strukturat, mund të jenë shkak për shqetësim për Shtetet e Bashkuara.

Imazhet e mbledhura nga CSIS-ja tregojnë përparimin për atë që duket të jetë një grup antenash me një diametër prej 130 deri në 200 metra. Struktura të ngjashme, sipas analistëve, kanë treguar aftësinë për të gjurmuar sinjalet deri në 15,000 kilometra larg.

Zyra e Drejtorit Kombëtar të Zbulimit të Shteteve të Bashkuara nuk pranoi të komentonte raportin e CSIS-së. Por kjo pason një njoftim të vitit të kaluar nga gazeta “The Wall Street Journal” se Kina po i paguante Kubës disa miliarda dollarë për të ndërtuar një objekt përgjimi.

Zyrtarët amerikanë thanë më vonë se Kina kishte përmirësuar objektet e saj të zbulimit në Kubë në vitin 2019, por se reagimi amerikan e kishte penguar Pekinin të arrinte qëllimet e tij.

“Jemi të sigurt se mund të vazhdojmë të përmbushim angazhimet tona të sigurisë”, tha sekretari i shtypit i Pentagonit, gjeneral major Pat Ryder, ndërsa informonte gazetarët të martën.

Gjeneral major Pat Ryder

“E dimë se Republika Popullore e Kinës do të vazhdojë të përpiqet të rrisë praninë e saj në Kubë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për ta ndërprerë këtë”, tha ai në përgjigje të një pyetjeje nga Zëri i Amerikës. “Vazhdojmë ta monitorojmë këtë nga afër, duke ndërmarrë hapa për t’iu kundërvënë”.

Kina hodhi poshtë të martën gjetjet e raportit të CSIS-së. Zëdhënësi i ambasadës kineze në Uashington i quajti ato “asgjë tjetër veç shpifje”.

“Pala amerikane ka folur në mënyrë të përsëritur për krijimin e bazave të spiunazhit nga Kina ose kryerjen e aktiviteteve të vëzhgimit në Kubë”, tha Liu Pengyu për Zërin e Amerikës nëpërmjet një email-i.

“Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë menjëherë njollosjen keqdashëse të Kinës”, tha zoti Liu, duke shtuar se, “Shtetet e Bashkuara janë pa dyshim fuqia kryesore në aspektin e përgjimit dhe nuk kursejnë as aleatët e tyre”.

Kuba gjithashtu kundërshtoi raportin e CSIS-së, duke veçuar një shkrim në gazetën “The Wall Street Journal”.

“Pa cituar një burim të verifikueshëm, apo pa treguar prova, kërkon të trembë publikun me legjendat për bazat ushtarake kineze që nuk ekzistojnë dhe askush nuk i ka parë”, thuhet në një postim të zëvendësministrit të Jashtëm kuban Carlos Fernandez de Cossio në rrjetin social X.

Raporti i CSIS-së thotë se stacionet e monitorimit në Kubë mund ta ndihmojnë Kinën të fitojë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme, ndërsa përpiqet t’ia kalojë ushtarakisht Shteteve të Bashkuara.

“Mbledhja e të dhënave mbi aktivitete si stërvitjet ushtarake, testimet e raketave, lëshimet e raketave dhe manovrat me nëndetëse do t’i mundësonte Kinës të kishte një pamje më të sofistikuar të praktikave ushtarake të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në raport.

“Objektet kubane do të ofrojnë gjithashtu aftësinë për të monitoruar trafikun e radiove dhe për të përgjuar potencialisht të dhënat e dërguara nga satelitët amerikanë ndërsa kalojnë mbi objekte shumë sekrete ushtarake në jug të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në raport.

Stacione të tilla monitorimi mund ta ndihmojnë gjithashtu Kinën të fitojë qasje në atë që raporti e përshkruan si një “thesar të dhënash” nga komunikimet tregtare që kalojnë tranzit në juglindje të Shteteve të Bashkuara.

 

Etiketa: Kine

Lajme të lidhura

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale
Botë

Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale

08:44 - 22/12/25
Armët bërthamore, Putin ofron zgjatjen e traktatit me SHBA-në
Aktualitet

Putini zotohet: S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt

08:59 - 20/12/25
Para
Asllani optimist para sfidës me Italinë: Nuk kemi frikë, Broja do t’i ndëshkojë

Interi refuzon ofertët e majme për Asllanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit
Aktualitet

PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit

13:40 - 22/12/25

5 anëtarët e PD në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të marëtën, ora 11.00, të mblidhet Këshilli për Imunitetin...

Lexo më shumë
“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

13:22 - 22/12/25
Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

13:06 - 22/12/25
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca në GJKKO

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë

12:39 - 22/12/25
Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

12:27 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com