GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Panairi i dytë i verës së “Open Balkan”, mungon Edi Rama

në Lajme, Rajoni, Shqiperi
Kohë leximi: 2 min
A A
Panairi i dytë i verës së “Open Balkan”, mungon Edi Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në panarin e dytë të verës në kuadër të “Open Balkan” është vënë re mungesa e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Duket se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka gjetur një partner të ri për Ballkanin e Hapur, pasi Rama njoftoi largimin nga nisma.

Por edhe pse nuk ishte i pranishëm fizikisht, kryeministri Rama kishte dërguar një video-mesazh në nisje të panairit.

Panairi i dytë i verës së “Open Balkan”/ Rama mungon,

Në panair mori pjesë presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Presidenti Vuçiç, në një bisedë me Milatoviç, para ceremonisë së hapjes së panairit, tha se në panair janë të pranishëm rreth 40 ekspozues nga Mali i Zi, që është një numër i madh për një vend të përmasave të tilla. Vuçiç theksoi se në Berlin nuk u pëlqen ajo që nuk mund ta menaxhojnë dhe se përkundër kësaj, atij i pëlqen shumë menaxhimi përmes “Open Ballkan”.

Çfarë ndodhi me nismën “Ballkani i Hapur”?

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi mbylljen e Ballkanit të Hapur, një nismë që hapi debate të forta në Shqipëri, por edhe përplasje në marrëdhëniet me Kosovën. Ai tha me 1 korrik se kjo nismë lindi për të çuar përpara Procesin e Berlinit, dhe sipas tij ky mision ishte kryer.

Nisma për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i hapur”, e cila përfshinte Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, u mor nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut asokohe, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në tetor të vitit 2019.

Nisma fillimisht është quajtur “Mini Schengen” dhe parashikonte lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve. Në korrik të vitit 2021, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri, “Ballkani i hapur”.

Kosova ka qenë kundër kësaj nisme që nga fillimi, ku kryeministri Albin Kurti ka thënë më herët se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.

Etiketa: Edi Ramapanairi i veresSerbi

Lajme të lidhura

Mori automjetin me qira dhe nuk e ktheu, vihet në pranga 24-vjeçari
Aktualitet

Dhunoi për vdekje bashkëshorten, arrestohet 38-vjeçari në Durrës pas deportimit nga Greqia (Emri)

09:26 - 31/10/26
BE-ja i kërkon Kosovës që të shpallë zgjedhjet në veri “sa më shpejt”
Botë

Alarm në Europë! Çmimi i gazit kap shifrën rekord prej 100 eurosh, shtrenjtohet edhe energjia

09:23 - 31/10/26
“Lista e zezë” e protestuesve, ekspertët kundër Ramës: Shkel Kushtetutën dhe synon të frenojë protestat
Aktualitet

“Lista e zezë” e protestuesve, ekspertët kundër Ramës: Shkel Kushtetutën dhe synon të frenojë protestat

08:52 - 31/10/26
Para
Lufta në Gaza/ Vritet ish-presidenti i parlamentit të Hamasit

Lufta në Gaza/ Vritet ish-presidenti i parlamentit të Hamasit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mori automjetin me qira dhe nuk e ktheu, vihet në pranga 24-vjeçari
Aktualitet

Dhunoi për vdekje bashkëshorten, arrestohet 38-vjeçari në Durrës pas deportimit nga Greqia (Emri)

09:26 - 31/10/26

Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje, e ndodhur në vitin 2022 në Manëz të Durrësit është deklaruar nga...

Lexo më shumë
BE-ja i kërkon Kosovës që të shpallë zgjedhjet në veri “sa më shpejt”

Alarm në Europë! Çmimi i gazit kap shifrën rekord prej 100 eurosh, shtrenjtohet edhe energjia

09:23 - 31/10/26
“Lista e zezë” e protestuesve, ekspertët kundër Ramës: Shkel Kushtetutën dhe synon të frenojë protestat

“Lista e zezë” e protestuesve, ekspertët kundër Ramës: Shkel Kushtetutën dhe synon të frenojë protestat

08:52 - 31/10/26
Zjarr i madh gjatë natës në disa magazina në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në disa magazina në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

08:24 - 31/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 31 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:16 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com