GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Panairi i samiteve të kotësisë: korrik-gusht në Tiranë, Athinë e Bled

11:57 - 31/08/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Të vërtetat e hidhura shqiptare sot në Parlamentin Evropian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Genc Pollo

Para pak ditësh, të ftuar nga kryeministri slloven, u mblodhën në Bled liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel. Nga sa pamë në publik ky samit u dominua nga përsëritjet e pozicionieve të njohura e nga batutat herë të mprehta e herë të trasha. P.sh. kryeministri serb tha se ajo duhej të  përfaqësonte edhe Kosovën që nuk kishte pse të ftohej veçan. Kush priste nga një ofiqare femër e lesbike një qasje “progresiste” do të zhgënjehej me gjuhën e mendësinë e Milosheviçit, i cili në v.90 ishte shef i shefit aktual të saj.

Kryeministri kosovar arriti të bënte kontrastin me parafolësen duke theksuar dallimin mes dy vendeve në qasjen ndaj Bashkimit Europian dhe agresionit të Rusisë si dhe duke vënë në pah me humor deficitin psikologjik të saj. Kryeministri malazez (në ditët e fundit të mandatit) ju bëri thirrje të pranishmëve e sidomos BE që të mos e linin vetëm.

Kryeministri nga Tirana, me një shaka insensitive dhe gjysëm makabre e gjysëm idiote për kontekstin, sugjeroi që secili shtet kandidat në Ballkan të sajonte një agresion nga një shtet fqinjë që të avanconte drejt BE (siç ndodhi vjet me Ukrainën e sulmuar nga Rusia); p.sh. Bullgaria lipsej të mësynte me tanke drejt Shkupit e Serbia të sulmonte me ushtri Kosovën!

Por  Rama foli edhe për aksesin e pjesshëm në Tregun e Përbashkët, çështje që  kërkon trajtim më vete. Sa do të mbahen mend këto batuta e di mendja e gjithsecilit. Sugjerimi i z. Mishel për anëtarësim në BE në vitin 2030 mund të kujtohet pak më gjatë; arsyeja kryesore për t’a kujtuar është se premtimi u përgënjeshtrua të nesëmen nga Komisioni Europian: “nuk caktojmë data a priori sepse vetëm pëmbushja e kushteve, kurdo që të ndodhë, të çon në anëtarësim”.  Ah sa bukur po të jetë e vëtetë!

Para dhjetë ditësh pak a shumë të njëjtët u mblodhën në Athinë të ftuar nga kryeministri grek. Brukselin e përfaqësonte Presidentja e Komisionit von der Leyen dhe samiti, ku i pranishëm ishte edhe presidenti ukrainas, miratoi një deklaratë mbështetje për Kievin; siç kishin bërë edhe më parë. Se çfarë temash të tjera nuk arritën të trajtonin në Athinë dhe u desh të shkonin në Bled për t’a biseduar mbetet shumë e paqartë.

Në muajin korrik kryeministri shqiptar mblodhi në Tiranë shefat e qeverive të rajonit të cilët i kishte vizituar gjatë dy javëve të mëparshme. Qëllimi i mbledhjes ishte të përgatitej takimi i nivelit të lartë e Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor në Tiranë.

Kjo mbledhje ishte e veçantë dhe pak e çuditshme për disa arsye: së pari ajo përfundoi pa konkluzione, së dyti ajo do të pregatiste një mbledhje tjetër tre muaj më vonë kur normalisht pëgatitoret mbahen afro tre javë më herët. Mbledhja e korrikut ishte sui generis pasi samitet me shefa qeverish përgatiten më herët në mbledhje me ambasadorët ose ministrat e tyre. Në Tiranë ata që bujtën me valixhe në dore në vapën e korrikut për të mos prishur qefin Ramës ishin shefa qeverie të cilët  përgatitën mbledhjen e mëvonshme ku do të merrnin pjesë po ata dora vetë!?

Pse nevojiten samite kaq të shpeshta? Cila  është dobia konkrete apo vlera e shtuar e tyre (nëse ka një të tillë)? A i justifikojnë këto samite kohën e punës dhe taksaparatë e shpenzuara?  Të tëra këto pyetje mbeten pa përgjigje.

 

Etiketa: AthinesamitTirane

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Para
Vëllezërit ndërruan jetë në të njëjtën ditë, në të njëjtin shtrat spitali

Vëllezërit ndërruan jetë në të njëjtën ditë, në të njëjtin shtrat spitali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com