GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pandemia Covid-19 e ka stimuluar kreditimin e familjeve në tregun e zi

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Pandemia Covid-19 e ka stimuluar kreditimin e familjeve në tregun e zi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fenomeni pësoi një rritje të fortë në 6 mujorin e dytë të vitit 2020, për të tretin 6 mujor radhazi.65% e familjeve që kishin një hua për të paguar e kishin marrë atë në tregun e zi dhe vetëm 35 për qind e tyre e kishin marrë në banka dhe institucionet financiare jo banka, treguan rezultatet e një ankete me periodicitet 6-mujor që Banka e Shqipërisë bën në familjet huamarrese, për të testuar gjendjen e tyre financiare.

Tendenca e familjeve për tu financuar me borxh nga individë të tjerë është rritur. Në 6-mujorin e dytë të vitit 2020, nga familjet me borxhe, rezultoi se 48% e kishin marrë nga persona të tjerë fizikë, 32% e kishin siguruar nga bankat, ndërsa një kategori tjetër, rreth 15%, ishin huamarrës kundrejt dyqaneve, pasi kanë konsumuar artikuj me borxh, të cilat shlyhen në një periudhë të mëvonshme dhe 1 për qind pohuan se e kanë siguruar borxhin nga burime të tjera. Sipas grafikut bashkëngjitur, shihet financimi nga individët në tregun e zi është rritur me 1 pikë përqindje në krahasim me 6 mujorin e parë.

Individët që kanë plotësuar nevojat me financim nga tregu i zi arritën përqindjen më të lartë që nga viti 2011, kur ky tregues ishte 54%. Të dhënat tregojnë se financimi nga tregu i zi ka ardhur gjithnjë e në rritje vitet e fundit, duke arritur kulmin në gjatë vitit 2020, ku numri i familjeve që morën hua në tregun e zi u rrit me 6 pikë përqindje, në raport me vitin 2019.

Huaja në rritje jashtë bankave gjatë vitit të kaluar është favorizuar edhe nga pandemia Covid-19, e cila ka i vështirësuar mundësitë për të marrë kredi nga banka. Të dhënat nga Anketa e Forcës së Punës treguan se gjatë tremujorit të fundit të vitit 2020 humbën punën mbi 37 mijë persona, prej të cilëve 33 % ishin të rinj, shumë prej të cilëve kanë financuar konsumin me borxh nga tregu i zi.

Pavarësisht se numri i individëve që merr hua informale është më i lartë se numri i atyre që marrin hua në banka, shuma e marrë nga bankat është më e madhe se ajo në tregun e zi. Paralelisht me rritjen e numrit të familjeve që financojnë borxhin me fajde, ka pësuar rënie numri i individëve që financohen me kredi nga bankat. Të dhënat nga anketa e Bankës së Shqipërisë tregojnë se nga totali i familjeve me borxh, 32% e tyre e kishin ndaj bankave me ulje 3 pikë përqindje në raport me 6-mujorin e parë 2019.

Një numër i madh familjesh borxhlie detyrohen ndaj dyqaneve dhe pikave të shitjes me pakicë. Në 6-mujorin e parë 2020, këto përbënin 15% të totalit. Zakonisht borxhi i tyre është në ushqime dhe bukë, të papaguara nga njësitë e shitjes me pakicë të lagjeve.

Ky lloj borxhi, i cili njihet si listat në dyqane, nuk përfaqëson fajdet në tregun e zi. Zakonisht, dyqanet i japin ushqimet kundrejt pagesave të mëvonshme pa interes. Shumë nga njësitë e shitjes me pakicë e humbasin arkëtimin e këtyre borxheve ose i falin pasi disa nga familjet janë aq të varfra sa nuk ka shpresë për arkëtimin e tyre./Monitor

Etiketa: bankaBanka e Shqiperisecovid 19ekonomiinstitucionePandemiatreg i zi

Lajme të lidhura

Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve
Breaking Views

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
Para
Përfaqësuesi ligjor i LSI në KAS: Ka shkelje të rënda në Berat, zgjedhjet të ribëhen

Përfaqësuesi ligjor i LSI në KAS: Ka shkelje të rënda në Berat, zgjedhjet të ribëhen

TË FUNDIT

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori
Aktualitet

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori

16:46 - 11/09/26

Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç,...

Lexo më shumë
E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

E rëndë/ Sulmohet dhe kërcënohet kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani

16:35 - 11/09/26
Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

Tiranë/ Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohen dy vajza vietnameze, një braziliane dhe një shqiptar

16:22 - 11/09/26
Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

Rrogat e magjistratëve/ GJKKO e Apelit padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin

15:56 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

15:28 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com